Author: tirana

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e pranishme në seacën plenare, kërkoi më shumë thellim në pyetjen që ajo i drejtoi kryeprokurorit Olsjan Çela sa i takon ndërtimeve në Tiranë. Ajo tha se ka kompani që marrin leje për kulla, por bilancin e kanë zero. ”Në Tiranë janë dhënë 1.9 milionë metra katrorë leje ndërtimi, shifër e papërballueshme për sistemin bankar dhe për kompanitë. Në raportin e SPAK-ut thuhej se grupet kriminale po përdorin ndërtinet për pastrim parash. Sot ka kompani që marrin leje ndërtimi për kulla 200 mln euro, me zero bilanc. Të ngremë duart dhe të themi se ka…

Read More

Pas shkarkimit të Igor Tudor, Juventusin në ndeshjen me Udinesen që do të luhet të mërkurën, do ta drejtojë Massimo Brambilla. Bardhezinjtë preferuan për një zgjidhje brenda për brenda klubit në pritje të ardhjes së pasuesit të kroatit. Kush është Massimo Brambilla? Trajner i Juventus Next Gen që nga nëntori i vitit të kaluar Brambilla kishte drejtuar më parë skuadrën e dytë të Juventusit në 2022-2024. Në mes është një periudhë te Foggia, një aventurë kjo që zgjati pak më shumë se 2 muaj. Në sezonin debutes në pankinën e bardhezinjve, Brambilla i drejtoi ata në finalen e Coppa Italia…

Read More

Kryeprokurori Olsian Çela është pyetur për sigurinë në institucionet e drejtësisë, pas vrasjes në sallën e Gjykatës së Apelit të gjyqtarit Astrit Kalaja. Nga fjala në seancën plenare në Kuvend, Çela tha se ngjarja e rëndë është një nxitje për të vepruar sa më urgjentisht, duke theksuar se sa i përket sigurisë ka shumë vend për të përmirësuar. ”Nisur nga çështja që është diskutuar dhe ka të bëjë me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një magjistrat. Kjo lidhet edhe me gjendjen e godinave, stafet e trajnuara apo jo, sa i përket sigurisë, ka shumë vend për të përmirësuar. Ngjarja…

Read More

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çelaj, tha se periudha e verifikimit të çështjes së gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, nuk ka afat. “Gjykata e Posaçme rezulton e dënuar në Greqi. Po, përbën vepër penale deklarimi i të dhënave të rreme në formularin e dekriminalizimit. Ne rezultatin e verifikimit ia dërgojmë atij që e ka kërkuar. Procesi i verifikimit nuk ka afat, zgjatet sa herë që është e nevojshme. Ligji na ngarkon të bëjmë verifikim të plotë. Në rastin në fjalë çështja lidhet me kthimin e përgjigjeve ndaj letërporosive, që nuk janë në dorën tonë”, tha Çelaj gjatë raportimit në Parlament.

Read More

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës dhe i mbështetur nga opozita, Florjan Binaj ka ndarë një nga shqetësimet më të mëdha të përditshme të banorëve të kryeqytetit, trafikun. Për të bllokimet e përditshme në rrugët e Tiranës i bëjnë qytetarët të humbasin mesatarisht 15 ditë në vit, kohë që mund të shpenzohej ndryshe, pranë familjes apo miqve. ”Çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik. Në 1 muaj humb 1 ditë e 6 orë. Në një vit humb 15 ditë. Nëse rregullojmë trafikun në Tiranë ato 15 ditë mund ti kalojmë pranë prindërve tanë, fëmijëve…

Read More

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i pranishëm në seancën plenare, iu përgjigj pyetjes së deputetit të PD, Agron Gjekmarkaj në lidhje për krimet zgjedhore. Çela bëri me dije se aktualisht janë në hetim disa çështje penale të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, që lidhen me përdorimin e administratës publike dhe të fondeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore. Sipas tij, hetimet për këto çështje janë ende në proces dhe rezultatet pritet të bëhen të ditura brenda këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Pyetje: Administrata u përdor dhe u bë presion, pse nuk u ushtrua ndjekje penale. Ca…

Read More

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i pranishëm në seancën plenare të kësaj të hëne në Kuvend, ka raportuar bilancin e punës për vitin 2024. Fillimisht raporti është prezantuar në Komisionin e Posaçëm të Ligjeve, ndërsa sot Çela do t’i përgjigjet dhe pyetjeve të ligjvënësve. Raportimi nis me mungesën e theksuar të prokurorëve si dhe me volumin e lartë të çështjeve që institucioni po përballet. Çela e ka cilësuar vitin 2024 kompleks, pikërisht për këto arsye, të cilat ia faturon procesit të Vetting-ut. “Viti 2024, ashtu si dhe paraardhësi, vijoi të ishte mjaft kompleks për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për…

Read More

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Xhuljano Hoxha pritet që të ekstradohet në Shqipëri, pasi ndaj tij GJKKO ka caktuar më 22 prill të këtij viti masën e sigurisë arrest në burg për kultivim droge dhe grup të strukturuar kriminal. Nga hetimet dyshohet se i riu është pjesëtar i grupit kriminal që ka kutivuar bimë narkotike në sera, në fshatin Drenovicë të Beratit në vitin 2022. Interpol Tirana po vijon procedurat në bashkëpunim me Interpolin e Mançesterit për të bërë të mundur ekstradimin e të…

Read More

Një 30-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia, me akuzën për “mashtrim”. Sipas burimeve, në muajin shtator 30-vjeçari ka mashtruar një shtetas, ku mori një makinë me qira. Autori nuk e pagoi tarifën e përdorimit të mjetit. Autoritetet po hetojnë këtë ngjarje deri në një vendim final ndaj të arrestuarit Njoftimi i plotë i Policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e…

Read More

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në vendin tonë ka vijuar edhe sot. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto në rrjete sociale nga një tjetër aksion. “Hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa ndalim dhe pa përjashtim”, shkroi Rama në rrjetet sociale. Lirimi i hapësirave publike ka nisur si një aksion kombëtar që prej muajit korrik. Të gjithë bizneset apo lokalet që padrejtësisht kanë zaptuar hapësirat publike me rrethimet metalike, struktura prej xhami apo me karrige e tavolina, do të prishen.

Read More

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros mbi pasuritë e tyre. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila ka lënë në fuqi masën e “ngrirjes” së një sërë pasurive të vajzës dhe dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

Read More

Ndryshimi i orës, një orë përpara në pranverë dhe një orë pas në vjeshtë, lidhet me një sërë problemash shëndetësore, nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru deri te çrregullimet e humorit dhe aksidentet rrugore. Ndryshimi i orës përpara në pranverë, që privon njerëzit nga një orë gjumi, ka lidhje të forta me rritje të sulmeve në zemër dhe aksidenteve fatale. Studime të ndryshme në SHBA, Suedi, Gjermani, Kroaci, Brazil, Finlandë dhe Meksikë tregojnë se numri i këtyre ngjarjeve rritet pas ndryshimit të orës. Një meta-analizë vlerëson se rritja mesatare e sulmeve në zemër është rreth 4%. Efektet negative…

Read More