Një gjykatë turke ka lëshuar një tjetër fletarrestim zyrtar për kryetarin e burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, nën dyshimet për “spiunazh politik”, raportoi media shtetërore Anadolu më 27 tetor. Imamoglu, një rival kyç i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që gjendet në burg që nga marsi dhe po pret gjykimin për akuzat për korrupsion, në korrik u dënua për një tjetër vepër, atë të fyerjes dhe kërcënimit ndaj prokurorit kryesor të Stambollit. Ai mohon të gjitha akuzat ndaj tij. Imamoglu e mohoi akuzën e fundit ndaj tij gjatë paraqitjes në gjykatë të dielën dhe përmes një deklarate të lëshuar nga…
Author: tirana
Reshjet e shiut të mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar përmbytje mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës. E gjithë rruga tek ura që lidh dy lagjet e qytetit u mbush me ujë duke vështirësuar lëvizjen dhe duke u bërë burim aksidenti për automjetet që qarkullojnë në drejtim të Peshkopisë.
Reshjet e dendura të shiut kanë vijuar gjatë gjithë natës në territorin e qarkut Shkodër, duke shkaktuar probleme të kufizuara në disa zona malore, ndërsa strukturat e emergjencave civile ndodhen në gatishmëri të plotë. Sipas njoftimit të prefekturës së qarkut Shkodër dhe strukturave vendore të Mbrojtjes Civile në disa bashki të qarkut ka patur rrëshqitje dherash dhe bllokim rrugësh. Në bashkinë Fushë Arrëz raportohet situata më e rëndë pasi si pasojë e reshjeve janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale. Situata në qarkun Shkodër: Bashkia Shkodër * Gjatë gjithë natës kanë vazhduar reshje të shumta shiu në territorin e bashkisë.…
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka mbërritur këtë të hënë në SPAK. Ende nuk dihet arsyeja pse demokrati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë ai ka përshëndetur gazetarët dhe operatorët ndërsa shfaqet i buzëqeshur.
Një shembje masive gurësh ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor Pukë – Fushë Arrëz, pranë kroit të Zojës. Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, segmenti rrugor është plotësisht i bllokuar për qarkullimin e automjeteve. Në vendngjarje ndodhen ekipet të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit sa më shpejt të jetë e mundur. Deri në hapjen e plotë të segmentit, drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonë.
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës e pasdite. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë zonave malore hera herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke u lokalizuar…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të natës në qytetin e Lushnjës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë pas një sherri. Sipas burimeve nga policia, përplasja ka ndodhur ndërsa personat e përfshirë ndodheshin duke konsumuar pije alkoolike. Konflikti dyshohet se ka nisur pas një debati të çastit dhe më pas ka degjeneruar në dhunë fizike. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dashi Marrëdhënia juaj me atë qe keni ne krah do filloje te përmirësohet gjate kësaj dite. Do jepni shume nga vetja vetëm qe partneri te ndihet sa me mire. Beqaret do kenë takime te rëndësishme te cilat mund t’ia ndryshojnë edhe jetën. Ne planin financiar Urani do ju këshillojë te tregoheni sa me te matur me shpenzimet. Po ja dolët sot gjendja do përmirësohet. Demi Do jeni me shprehës se kurrë sot ne jetën tuaj ne çift dhe partneri do ndihet me mire ne krahët tuaj. Ai do ketë vërtet nevoje për fjale te ëmbla dhe për gjeste te ngrohta.…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se administrata e tij ka përfunduar tetë luftëra gjatë tetë muajve të fundit, ndërsa ndodhej në Malajzi për të marrë pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje mes Tajlandës dhe Kamboxhias. “Ky është një nga tetë konfliktet që administrata ime ka përfunduar në vetëm tetë muaj – mesatarisht një në muaj. Ka mbetur vetëm një,” tha Trump gjatë ceremonisë në Kuala Lumpur, ku u nënshkrua marrëveshja e zgjeruar e armëpushimit midis dy vendeve aziatike. Presidenti amerikan, i cili këtë verë ndihmoi në negociatat për ndalimin e luftimeve përgjatë kufirit Tajlandë–Kamboxhia, e…
Nga av. Gurali Brahimllari Gjatë ushtrimit të funksionit të avokatit jam ndeshur me problematika jo korrekte të zbatimit në praktikë “ftesës për paraqitje” të personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Përpos rasteve kur ftesa kryhet nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, me telefon, edhe kur akti përpilohet me shkrim, konstatohet se përmbajtja nuk është në përputhje me ligjin, të paktën në dy aspekte: -nuk respektohet, thuajse asnjeherë, detyrimi i nenit 308/3 i K.Pr.P se “Ftesa përmban edhe parashtrimin e përmbledhur të faktit që rezulton nga hetimet e bëra deri në atë çast”. –edhe pse në përmbajtjen e FTESËS, zakonisht, përcaktohet “lloji…
Atleti Andreas Almgren i Suedisë theu rekordin evropian në gjysmëmaratonën e Valencias të dielën (26 tetor), duke u bërë evropiani i parë që theu barrierën prej 59 minutash. Në një garë të fituar nga Yomif Kejelcha i Etiopisë me kohën 58:02, Almgren përfundoi i katërti me një rekord të madh evropian prej 58:41, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 59:13 të vendosur nga Julien Wanders i Zvicrës në vitin 2019. Ky ishte rekordi i tretë evropian që Almgren ka vendosur në vitin 2025. Ai e filloi sezonin e tij duke thyer rekordin evropian të 10 km në Valencia me 26:53…
Një operacion shpëtimi i Rojës Bregdetare Greke në ujërat pranë ishullit “Prasoudi” të Igumenicës përfundoi me sukses, duke shpëtuar jetën e një 50-vjeçari shqiptar, i cili po rrezikonte të mbytej pasi skafi i tij kishte filluar të fundosej. Megjithatë, pas shpëtimit, autoritetet bënë një zbulim surprizues: në mjetin gjysmë të fundosur u gjet një sasi e madhe droge, me peshë totale 135.88 kilogramë kanabis të papërpunuar. Sipas njoftimit zyrtar, me ndihmën e një zhytësi privat, nga brendësia e skafit u nxorën pesë pako plastike që përmbanin 79.75 kg kanabis, ndërsa gjatë hetimeve të mëvonshme, në zonën detare të “Votës” në…