Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet edhe për sulmin kiberntik ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë. Rasti është përfshirë në dosjen e hetimit të nisur për sulmin kibernetik ndaj portalit e-Albania në korrik të këtij viti, ndërsa është regjistruar rocedimin penal për veprat penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”; “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”; “Ndërhyrja në Sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”. Njoftimi i Prokurorisë: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka përfshirë në dosjen e hetimit të nisur për sulmin kibernetik ndaj portalit e-Albania në korrik të këtij viti edhe sulmin e fundit kibernetik ndaj sistemit…
Author: tirana
Zv.presidentja e asamblesë parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli tha se Shqipëria u sulmua nga Irani sepse është një vend anëtar i NATO-s. “Shqipëria nuk është sulmuar për shkakun e të qenit ky vend që jemi, por sepse është një vend anëtar i NATO-s dhe është një vend që bashkëpunon dhe ka shkëmbime informacione me partnerë të tjerë”, tha Kodheli. E ndalur tej vendimi për dëbimin e diplomatëve të Iranit, Kodheli tha se rrezikshmëria ishte e lartë dhe se ishte një vendim që duhej marrë. “Nuk është hera e parë që Shqipëria shpall persona non-grata pjesë e trupës diplomatike të republikës…
Një sherr ka ndodhur në ditën e parë të mësimit në shkollën “Kongresi i Lushnjës”. Sipas burimeve, policia e shtetit ka ndërhyrë për të shuar një konflikt në shkollën “Kongresi i Lushnjës” midis disa prindërve dhe drejtoreshës së shkollës si shkak i ngarkesës dhe ndërrimit të orareve të mësimdhënies. Mësohet se ka nisur si një debat çështja e orarit, më pas ka kaluar në përplasje të fortë mes palëve. Policia ka ndërhyrë duke shuar zërin dhe larguar prindërit.
Boksieri i njohur Robin Krasniqi dhe modelja Marigona Krasniqi, janë bërë prindër për herë të parë. Boksieri dhe Marigona kanë mirëpritur në jetë një djalë. Kujtojmë që muaj më parë, çifti kurorëzoi dashurinë me një dasmë madhështore në Kosovë, duke zbuluar më pas edhe gjininë e fëmijës së tyre. Kujtojmë që gjatë një interviste që dhanë pak muaj më parë, ata zbuluan dhe se si janë njohur. Marigona tregoi njiheshin prej vitesh por nuk kishte asgjë më shumë sesa miqësi. Më pas, me këmbënguljen e vazhdueshme, boksieri ka arritur që ta bëjë për vete modelen bukuroshe.= “Jemi njohur prej 6…
Diego Costa më në fund është zyrtarisht futbollisti më i ri i Wolves. Sulmuesi është rikthyer për të qenë edhe njëherë protagonist në Premier League, teksa tashmë do të mbajë veshur fanellën e Wolves, duke nisur kështu një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike. Kujtojmë se Costa ka disa muaj lojtarë i lirë, ndërsa vetëm pak ditë më parë gjeti akordin me skuadrën angleze, e cila do t’i besojë repartin e sulmit. He’s back. And part of the pack.🐺✍️— Wolves (@Wolves) September 12, 2022
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka në Komisionin parlamentar për edukimin dhe median me anë të një deklarate ka folur për nisjen e vitit të ri shkollor dhe problematikat që hasin nxënësit dhe mësuesit. Ndër problematikat e shfaqura, Açka ka përmendur buxhetin e ulët për shkollat, braktisjen e tyre nga nxënësit dhe sigurinë ndër të tjera. DEKLARATË E KRYETARES SË KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR EDUKIMIN DHE MEDIAN, FLUTURA AÇKA Në emër të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, por edhe në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demoktratike, së pari donim të uronim çdo nxënës që sot ulet…
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot homazhe për Azem Hajdarin në 24-vjetorin e vrasjes. “Është një detyrim për të qenë sot këtu dhe për të kujtuar liderin e lëvizjes studentore të dhjetorit ‘90, frymëzuesin dhe guximtarin e jashtëzakonshëm Azem Hajdarin për atë lidership aq frymëzues që tregoi në kohët më të errëta duke frymëzuar shpresë dhe besim në atë përmbysje që ndodhi falë qëndresës së studentëve dhe qytetarëve të tjerë që rrëzuan edhe murin e Tiranës ashtu si ishte rrëzuar më parë muri i Berlinit.Ndaj sot nderimi për Azem Hajdarin ka rëndësi të madhe sepse si…
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit H.O., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Prokuroria njofton se, më 10 shtator 2022, në Rahovec, i pandehuri H.O., me dashje ka tentuar të privojë nga jeta dy persona, të dëmtuarit N.O. dhe Z.O. “Derisa i dëmtuari N.O., ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij, i pandehuri fillimisht e sulmon atë duke e gjuajtur me gurë, më pas merr sëpatën shkon në oborrin…
Princi Harry i bën homazh gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabeth, duke e kujtuar atë në një mesazh për “këshillat e çmuara” dhe “buzëqeshjen ngjitëse”. Por edhe për “angazhimin e saj” dhe për “të mbetur gjithmonë e vërtetë”. Nipi “rebel” thotë gjithashtu “përgjithmonë mirënjohës” për atë që sovrania ka bërë gjatë jetës së saj. “Gjyshe, megjithëse kjo ndarje përfundimtare na sjell pikëllim të madh, do të jem gjithmonë mirënjohëse për të gjitha takimet tona të para, që nga kujtimet e mia të fëmijërisë me ty, deri në takimin me ty për herë të parë, në momentin e parë që u takuat…
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, ndërsa në pranga ka rënë një 35-vjeçar. Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Frequently”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. J., 35 vjeç, banues në Gramsh. Arrestimi i…
Në 24-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, sot në Tiranë u zhvilluan homazhe në një ceremoni përkujtimore pranë memorialit “Heroi i Demokracisë”. Vajza e tij, ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari bën thirrje për protesta. “Shqipëria sot ka ndryshuar fizikisht, por politikisht jemi në kushte shumë të ngjashme. Shqipëria po kontrollohet nga një grup njerëzish me në krye Edi Ramën, që po uzurpojnë gjithë pushtetet, teksa shqiptaret kanë humbur gjithë shpresat se ndryshimi do vijë. Mendoj që Azemi është figura që ne mund të bazohemi, frymëzohemi dhe motivohemi dhe të mendojnë që ai është personi që në 90, si student u çua…
Sot nisi viti i ri shkollor 2022-2023. Enesti e kishte ëndërruar klasën e parë së bashku me shokë dhe shoqe, por ai sot është nxënësi i vetëm i klasës së parë. Thotë se do të vijnë edhe shokë të tjerë më vonë, për t’u bërë më pas vetëm dy nxënës në klasë të parë. Në shkollën e Griqanit në Bashkinë e Elbasanit, edhe pse me klasa të bashkuara nga e para deri në të pestën dhe nga e gjashta deri në të nëntën, sërish ato janë bosh. Ndërsa nxënësit do donin më shumë shokë e shoqe me ta. “Jemi 3,…