Author: tirana

Që nga momenti kur Meghan Markle erdhi në familjen mbretërore, konfrontimet në kurorën e Mbretërisë së Bashkuar, kritikat e publikut dhe veprimet e racizmit të shfaqura ndaj Markle nuk janë ndalur. Në lidhje me këtë situatë të krijuar, princ Harry vendosi të qëndronte pranë gruas së saj dhe të mbante një distancë të caktuar nga familja mbreterore. Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Princi Harry dhe Princi William morën pjesë në funeralin e gjyshes së tyre. Tensionet mes vëllezërve rriten, Peter Phillips mund të veprojë si ndërmjetës për të rregulluar marrëdhëniet midis Princit William dhe Princit Harry. Kush është në…

Read More

Autoritetet shqiptare penguan një sulm të dytë kibernetik gjatë fundjavës pasi Tirana, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara me premtime për mbështetje dhe sanksione të reja ndaj Iranit, ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, të cilin e fajëson për “sabotazhin”. Ndërkohë, shpresat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të 2015 vazhdojnë të zbehen pasi vendet kryesore evropiane shprehën “dyshime serioze” për qëllimet e Iranit. Sulmi i fundit në Shqipëri vjen vetëm disa ditë pasi kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se qëndron pas një sulmi kibernetik të 15 korrikut që solli jashtë linje të gjitha faqet e internetit të qeverisë dhe…

Read More

Miqësoren me Italinë, ekipi kuqezi do të luajë më 16 nëntor, në Tiranë. Kjo është data e miqësores së luksit për ekipin tonë përfaqësues dhe për të gjithë mbështetësit kuq e zi. Data u konfirmua vetëm pak javë pas njoftimit të dhënë nga Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, për zhvillimin e ndeshjes në Arenën Kombëtare. Ky test do të luhet vetëm katër ditë përpara startit të Botërorit 2022, në Katar.

Read More

Para 24 viteve, në Tiranë u vra Azem Hajdari. Sot, ,e rastin e përvjetorit të vdekjes së Azem Hajdarit dhe Besim Çerja u zhvillua një ceremoni përkujtimore pranë memorialit “Heroit të Demokracisë”, aty ku u vranë. I pranishëm në homazhe, kryetari i PD-së Sali Berisha tha se figura e Hajdarit në këtë moment është frymëzuese, pasi sipas tij, nën qeverisjen e Ramës, vendi është sërish në diktaturë dhe monizëm. “Jemi këtu për t’u përulur me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme, ndaj veprës së tribunit legjendar të shqiptarëve, Azem Hajdari. Azem Hajdari hyri në historinë e kombit tonë,…

Read More

Partia Demokratike ka dalë kundër vendimit të qeverisë për Policinë e Shtetit, ku policët mund të ofrojnë shërbime shtesë kundrejt pagesës për persona juridikë e fizikë, publik ose privat si edhe eventeve të ndryshme. Në një deklaratë për mediat, Lisandër Hoxha tha se ky vendim është marrë pasi kryeministri Edi Rama ka për qëllim t’i kthejë policët në shoqërues të “klientëve” të tij. Për të ky vendim shkel integritetin e punonjësve të policisë. “Pasi shpiku investitorë strategjikë të oborrit të tij, pasi u dha badihava pasuritë pubilke të shqiptarëve, Edi Rama do t’u vendosë në dispozicion edhe Policinë e shtetit.…

Read More

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka kërkuar 1 vit burg për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftija. Ky dënim do të konvertohet në shërbim prove me 2 vite dhe Çiftija nuk do të bëjë asnjë ditë burg, nëse kërkesa e SPAK pranohet nga GJKKO. Ndaj Etleda Çiftjas rëndojnë akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi. Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sipas SPAK, Çiftja ka blerë fiktivisht 2 sipërfaqe toke në Kavajë, që…

Read More

Në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor, Partia Demokratike bën thirrje për protesta kundër regjimit. Zëdhënësja Floriana Garo tha se viti i ri shkollor 2022-2023 nis me kushte më të këqija se më parë. “PD fton nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit të ngrihen në protesta të fuqishme kundër regjimit që po shkatërron sistemin arsimor”,-tha Garo. Deklarata e plotë Sot nis viti i ri shkollor! Së pari, një urim të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit në këtë ditë të rëndësishme për ta dhe për shoqërinë. Një urim të veçantë vogëlushëve që ulen sot për…

Read More

Në Bërdo të Sllovenisë, këtë të hënë po mbahet samiti i Procesit Brdo-Brijunit, ku do të diskutohet për situatën në Ballkanin Perëndimor. Të pranishëm janë presidenti slloven Borut Pahor, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i Kroacisë, Zoran Millanoviq, si dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviç, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiç. Presidenti shqiptar Bajram Begaj, i pranishëm për herë të parë në një samit, është shprehur se zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor është…

Read More

Dy ditë më parë, hakerat e sponsorizuar nga Irani goditën sistemin TIMS që shërben për regjistrimin e hyrje daljeve në pikat kufitare. Doganat në mbarë vendin ranë pre e një sulmi të egër që bllokoi sistemin TIMS dhe la mijëra udhëtarë në pritje, si në Rinas, por edhe në doganat tokësore. Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë Kombëtarë, u diskutua kjo situatë. Deputeti demokrat Ervin Salianji kërkoi nga kryetari i Komsionit të Sigurisë Nasip Naço, një seancë ku të gjitha institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e TIMS, si AKSHI apo Ministria e Brendshme të sqarojnë atë çfarë ndodhi. “Ne…

Read More

Pas çeljes së 14 shkollave një vit më parë, dita e sotme shënoi edhe hapjen e 12 shkollave të reja në Tiranë, mes të cilave edhe gjimnazin historik “Sami Frashëri”. Por, nxënësit e shkollave të Tiranës morën sot, në ditën e parë të shkollës, edhe një letër nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, përmes së cilës ai u uron suksese për vitin e ri shkollor. Ai thekson se ky vit mësimor përkon jo vetëm me Tiranën, Kryeqytetin Evropian i Rinisë, por edhe me hapjen e shumë shkollave të reja. “Nuk e vë në dyshim, do ta mbani mend si kohën…

Read More

E pranishme në Kongresin e Arsimit, ambasadorja e SHBA0së në Tiranë, Yuri Kim tha se arsimi do të jetë pikë kyçe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “31 vite më parë askush nuk e kishte menduar që sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe sot uleni në Këshillin e Sigurimit të OKB. Ju hapët zyrtarisht negociatat për tu bërë anëtar i BE. Arsimi do të jetë kyç se sa shpejt do të lëvizni dhe sa shumë përparim do të bëni. Mbështetja jonë është e rëndësishme sepse politika jonë është që duam t’ju shohim të integruar në Europë. Në…

Read More