Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis viti shkollor, Floriana Garo: Mësuesit dhe nxënësit të ngrihen në protesta kundër regjimit

12:24 / September 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
292095739 595175451979958 4766024052580448940 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor, Partia Demokratike bën thirrje për protesta kundër regjimit. Zëdhënësja Floriana Garo tha se viti i ri shkollor 2022-2023 nis me kushte më të këqija se më parë. “PD fton nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit të ngrihen në protesta të fuqishme kundër regjimit që po shkatërron sistemin arsimor”,-tha Garo.

Deklarata e plotë

Sot nis viti i ri shkollor! Së pari, një urim të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit në këtë ditë të rëndësishme për ta dhe për shoqërinë. Një urim të veçantë vogëlushëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës. Një vit të suksesshëm për të gjithë.

Por të dashur miq, viti i ri shkollor 2022 – 2023 nis me kushte më të këqija se më parë. Ky vit nis me 226 mijë nxënës më pak në 15 vjet. Ky vit nis pasi mbi 700 shkolla, të të gjitha niveleve janë mbyllur në të gjithë vendin kurse 90% e shkollave të vendit janë pa ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm ndërkohë që fondet vidhen dhe ndërtohen shkolla me 4-5 milionë euro, d.m.th 7-8 herë më të larta se në Europë.

Viti shkollor nis në kushte ku 150.000 nxënës do të mësojnë me turne, dhe mbi 50.000 nxënës do të mësojnë në klasa kolektive. Ky vit nis në kohë kur mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit dhe më të keq-trajtuarit e rajonit.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe gjendjen e rëndë në të cilën fillon punën këtë vit sistemi arsimor në Shqipëri, Partia Demokratike fton nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit të ngrihen në protesta të fuqishme kundër regjimit që po shkatërron sistemin arsimor.

Arsimi PD SHKOLLA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.