Author: tirana

Viti i ri shkollor, për opozitën nis me probleme. Deputetja demokrate, Ina Zhupa thotë se në 15 vjet, janë 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollave. Akuzat sigurisht që i drejtohen qeverisë Rama, për të cilën Zhupa nënvizon përmes një postimi në facebook se ka mungesa të bazës mësimore në kabinete, laboratore në shkollat e Shqipërisë, mungesë të ujit të rrjedhshëm në shkolla, por edhe në zonat rurale ka mungesë të ngrohjes dhe ftohtjes së klasave. “Nga premtimet me klasa dixhitale edhe me 4 milion euro të harxhuara kemi kaluar te librat e përdorur dhe kërcënimet për fëmijët.…

Read More

Lajmi i fundit që vjen nga Saranda, është kallëzimi për ish-kreun e Bashkisë dhe për ish-shefin e urbanistikës. Janë dy italianë që kanë kallëzuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për legalizimin e një prone. Dhjetëra kallëzime janë depozituar në Komisariatin e Sarandës në vitin 2021 ndaj zyrtarëve të administratës publike lidhur me problemet e pronave në qytet. Po ashtu në 10 raste janë kallëzuar zyrtarë të Bashkisë Sarandë lidhur me favorizim ndërtimesh të paligjshme, prishje të padrejta ndërtimesh dhe mosveprime për goditjen e ndërtimeve të paligjshme apo lirimin e hapësirave të zaptuara.

Read More

Rinia shqiptare prej vitesh ka ikur dhe ikën nga vendi, kështu po ndodh edhe me këtë brez të maturantëve. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi sot se të rinjtë po largohen nga Shqipëria sepse në vendet perëndimore, ku kërkojnë punë, janë hapur dyert sepse “po u plaket popullsia”. “Një tendencë me të cilën po përballet i gjithë rajoni ballkanik, një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime apo punësim drejt vendeve perëndimore si është Gjermania por jo vetëm. Vende që duke qenë drejt plakjes së popullsisë, e duke pasur nevoja në rritje në tregun e punës kanë hapur…

Read More

Prej vitesh po luftojnë për një jetë të sigurtë, por rruga e tyre që kalon nëpër dete, është edhe një vend “vdekje” për ta. E kemi fjalën për sirianët, dhe ngjarjet tragjike që kanë jetët e tyre. Një vajzë 4-vjeçare siriane, humbi jetën nga etja në një varkë të bllokuar prej ditësh në mes të Mesdheut. Vajza e vogël ishte larguar nga Libani për në Evropë me prindërit dhe motrën e saj një vjeç e gjysmë. Lajmi raportohet nga mediat italiane të cilat citojnë aktivistin Naëal Soufi, i cili ishte i pranishëm në operacionin e shpëtimit. “E qara e saj…

Read More

Këtë të hënë, në Bërdo të Sllovenisë do të mbahet samiti i Procesit Brdo-Brijunit, ku diskutimet do të jenë për situatën në Ballkanin Perëndimor. Pjesë e samitit do të jetë krerët e lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor e jo vetëm. Presidenti slloven Borut Pahor, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i Kroacisë, Zoran Millanoviq, si dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviç, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiç. Samiti i Procesit Brdo-Brijunit do të ketë në fokus situatën…

Read More

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi dhe atë të Rinisë dhe Sporteve, Bora Muzhaqi, për ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishin në shkollën “Jeronim de Rada” për t’i uruar nxënësve të klasës së parë suksese. Rama tha se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe aftësimit të të rinjve me programet e kodimit, për ti përgatitur ata për një treg të ri pune. Një nga mesazhet që dha për vogëlushët ishte që të bënin “qejf dhe punë”. “Do shtrijmë më tutje gjithë programin e kodimit, në mënyrë që të krijojmë një…

Read More

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në kuadër të nisjes së viti të ri shkollor, u pa në shkollën “Ibrahim Basha” në Kamëz, ku dyert për nxënësit nuk janë të hapura. Në fjalën e saj, Xhixho kërkoi një përgjigje se cili është projekti për këtë shkollë, dhe kur do të përfundojnë ndërtimet, pasi godina është prishur që në mars. Po ashtu deputetja tha se është e patolerueshme që qytetarët të mos dëgjohen, ndërsa reagoi edhe për librat e përdorur falas. “Janë 900 nxënës që meritojnë të kenë një shkollë të re sa më parë, ndaj kërkojmë që të dimë…

Read More

Pasi u bë Mbret, Charles III do ta fillojë ditën me një vizitë në Westminster Hall, e cila është edhe vizita e tij e parë në Parlament si monark. I shoqëruar nga Camilla, Queen Consort, ai do të dëgjojë fjalimet nga Lordi i Kryetarit, Lordi McFall dhe Kryetari i Dhomës së Komunave, Sir Lindsay Hoyle, të cilët do të shprehin ngushëllimet. Salla është pjesa më e vjetër ekzistuese e Pallatit të Westminsterit, që daton në vitin 1097.

Read More

Në vitet e para të tranzicionit deri në 1994-1995 regjistroheshin në klasë të parë rreth 77 mijë nxënës në vit. Por nga viti në vit ky numër ka rënë me shpejtësi prej emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë. Këtë vit shkollor pritet të nisin klasën e parë vetëm 29 mijë fëmijë. Ekspertët e arsimit pohuan se ky numër do të ishte edhe më i ulët nëse Ministria e Arsimit nuk do të kishte ulur kriteret e moshës së pranimit në klasën e parë. Rënia shihet të jetë më e fortë për shkollat e mesme. Sipas të dhënave të Ministrisë…

Read More

Procesi mësimor ka nisur normalisht në gjithë Bashkinë Mat. Falë masave të marra në kohë nga ana e Bashkisë, nxënësit janë rikthyer në mjedise komode për një vit të ri shkollor. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë Agron Malaj u uron suksese për vitin e ri shkollor. “Sot nis rruga e dijës për disa fëmijë. Për të tjerë është një ditë rikthimi në bangat e shkollës, ritakim me shokë dhe shoqe pas pushimeve. Për ne është një ditë tjetër që na bën të reflektojmë sesa shumë përgjegjësi kemi ndaj fëmijëve. Me bindjen se kemi bërë sa mundëm…

Read More

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur me nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada”, ku bëri me dije se viti arsimor nis me gjeneratën e re të laboratorëve për mësimin e teknologjisë digjitale, të cilët fillimisht do të jenë 100 për t’u shtrirë hap pas hapi në të gjitha shkollat e vendit. “MIRËMËNGJES dhe nga “Jeronim De Rada”, ku viti arsimor nis me gjeneratën e re të laboratorëve për mësimin e teknologjisë digjitale, të cilët fillimisht do të jenë 100 për t’u shtrirë hap pas hapi në të gjitha shkollat e vendit, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan…

Read More

Dashi Hëna është në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, do ta keni më të lehtë të bëni plane me njeriun e duhur. Në aspektin pune, këtë të hënë priten takime të rëndësishme. Demi Marrëdhënie dashurore në kahe të kundërta me Peshoren dhe Shigjetarin. Rimëkëmbje graduale në punë. Binjakët Kjo e hënë është e favorshme, që të keni takime interesante në dashuri. Kini kujdes në raport me kolegët tuaj. Gaforrja Dita e hënë do nis me disa dyshime në raportin tuaj, dilema që keni për gjysmën tjetër. Ende një hënë disonante në punë, bëni kujdes. Luani Që të keni dhe…

Read More