Author: tirana

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar vit të mbarë shkollor për nxënësit dhe arsimtarët. Mesazhi i tij është për të shndërruar bankat e shkollës në instrumentin që i formëson fëmijët në qytetarët e së nesërmes europiane. “Iu uroj nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë Shqipërinë një vit të mbarë shkollor. T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane. Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes”.

Read More

Pas pushimeve të gjata verore, sot nis viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar. Rreth 29 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Që në orët e para të mëngjesit, ka trafik të rënduar në rrugët e Tiranës pasi të gjithë prindërit nxitojnë që të çojnë fëmijët në orar në shkollë. Risi e këtij viti është abetarja e përbashkët për nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë. Sfida e madhe është ruajtja dhe përforcimi i Gjuhës Shqipe, ndaj dy qeveritë kanë vendosur të sjellin abetare unifikuar për të gjitha trevat shqiptare që i kalon…

Read More

Të ftuar tek “Shihemi në gjyq” kanë qenë Shkëlqimi së bashku me nënën e tij Sheje e cila i kërkon të birit të kthejë nusen në shtëpi. Nusja i është larguar pas një zënke mes tyre. Ajo filloi punë në një lokal e mesa duket kjo gjë u bë dhe shkaku i grindjeve në shtëpi. Shkëlqimi tregon se ka ardhur i vjehrri tek shtëpia dhe ka tentuar ta therë me thikë. Eni Çobani: Pse kjo punë ka sjellë këtë problematikë. Shkëlqim për çfarë ishte kjo punë problematika që solli më pas deri në urdhër mbrojte dhe tani në divorc? Ti do…

Read More

Enkelied Dobi është trajneri i ri i Kukësit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi verilindor, me anë të një postimi në rrjetet sociale. 47 vjeçari i lindur në Durrës ka provuar të drejtojë më parë skuadra si Gornik Polkwice dhe Widze Lodz. Dobi do pasojë Skënder Gegën, me këtë të fundit që dha dorëheqjen dje nga pankina.Kukësi do tentojë që menjëherë të bëjë kthesën në kampionat, pasi nisja e Superiores nuk ka qenë e duhura. Postimi; ËELCOME ENKELEID DOBI ✍🏻FK Kukësi njofton se Enkeleid Dobi është zyrtarisht trajner i skuadrës sonë!Tekniku 47 vjeçar do të marrë drejtimin e skuadrës dhe…

Read More

Një letër sekrete e shkruar nga Mbretëresha Elizabeth është e mbyllur brenda një kasafortë në një ndërtesë historike të Sidneit dhe nuk mund të hapet për 63 vjet të tjera. Shënimi i shkruar me dorë u përfundua në nëntor 1986, pasi ndërtesa e Mbretëreshës Victoria në CBD të Sidneit u restaurua dhe u drejtohet njerëzve të Sidneit. Ajo ndodhet brenda një kutie xhami dhe askush nuk e di se çfarë shkruhet në të, madje as stafi personal i Mbretëreshës. Drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Sidneit, udhëzimi thotë: “Në një ditë të përshtatshme, e zgjedhur nga ju në vitin 2085 pas…

Read More

Ka mbërritur në pallatin e Holyroodhouse trupi i Mbretëreshës Elizabeth II, ku do të qëndrojnë për një natë, përpara se të dërgohet në Wesminster Abbey në Londër, ku edhe do të zhvillohen homazhet zyrtare, në katër ditët e planifikuara për to. Me një trupë nderi të veshur me kiltet tradicionale skoceze, arkivoli i Mbretëreshës është pritur me ceremoni zyrtare në kështjellën më të rëndësishme të Skocisë, për kurorën britanike. Mijëra qytetarë janë dergjur në rrugët e Edinburgh-ut për ta duartrokitur kalimin e autokolonës përcjellëse për madhërinë e saj. Të gjithë, ashtu si duket edhe në pamjet e para të ardhura…

Read More

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Sipas policisë në vendin e quajtur “Kthesa e Kabashit” janë përfshirë në aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volkswagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. Njoftimi i policisë: Rreth orës 19:40, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volksëagen” dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë prezantimit të “Abetares Unike” që do të përdoret nga nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë, është ndalur tek kundërshtitë që kanë disa prindër në Shqipëri se fëmijët e tyre po marrin libra të përdorur. Ai tha se qeveria shqiptare nuk po shpërndan librat të rinj çdo vit, jo se nuk i ka mundësitë, por sepse kërkon të edukojë brezat, një politikë që është marrë nga vende shumë herë më të zhvilluara se vendi ynë. Më tej Rama theksoi se do të ketë sanksione për ata fëmijë apo prindër që keqpërdorin dhe…

Read More

Vajza e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Bora, ditën e sotme ka mbyllur një kapitull të jetës së saj. Ajo është diplomuar dhe mami Monika, krenare sigurisht nuk mund të qëndronte pa e ndarë këtë moment të bukur me ndjekësit. “Suksese Bora ime, tani je gati për shkollën e vërtetë, e cila është jeta!”, shkruan Kryemadhi krah videos.

Read More

Një fëmijë dhe i ati i tij po shëtisnin në një mal. Papritur, djali i vogël u pengua, ra përtokë dhe lëndoi gjunjtë. Nga dhimbja që ndjeu, bërtiti me të madhe: “Ah! U vrava”. Për habinë e tij, djali dëgjoi një zë të ngjashëm me të tijin nga malet, i cili përsëriti fjalët: “Ah! U vrava”. Kurioz nga çfarë dëgjoi, ai pyeti: “Kush je ti?”, por përgjigja ishte e njëjta. Në atë moment, djali u acarua nga nervat dhe tha: “Unë të dëgjoj, kush je?”. Mirëpo zëri që i kthehej mbrapsht, thoshte të njëjtat fjalë. I acaruar nga përgjigjet që…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku një 2-vjeçar është mbytur në pishinë. Ngjarja ndodhi në fshatin Zallq të Istogut. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi njoftoi se viktima është gjetur në një pishinë të vogël në shtëpinë e saj. Ndërsa, vdekjen thotë se e ka konstatuar mjeku në QKMF-në në Istog. “Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja është gjetur në një si bazen të vogël vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen. Policia ka dalë në vendin e…

Read More