Një vajzë është arrestuar në Angli, pasi ka protestuar gjatë Deklaratës së Aderimit në Edinburg, teksa bëheshin nderimet ndaj Mbretëreshës Elizabeth II.“Një grua 22-vjeçare u arrestua jashtë Katedrales së Shën Giles, Edinburgh, të dielën më 11 shtator 2022 në lidhje me një shkelje të paqes”, ka bërë me dije policia skoceze.Fotot e mëparshme treguan një grua që mbante një pankartë ku shkruhej “Ndal imperializmin. Shfuqizoni monarkinë.”Një tjetër protestues u fotografua në ngjarje duke mbajtur një tabelë ku shkruhej “Republikë tani”.
Author: tirana
Është arrestuar në Itali 40-vjeçari Besnik Lamçja, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, pas vrasjes së kryer në vitin 2000, në kryeqytet. Policia bën me dije se pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, për vendodhjen e një personi shumë të kërkuar, si dhe falë shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bë e mundur kapja në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Besnik Lamçja, 40 vjeç. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë…
Pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II kanë filluar përgatitjet për ceremoninë e funeralit të saj që do të zhvillohet në Londër. Forcat speciale SAS dhe mbi 10.000 efektivë policie do të sigurojnë perimetrin në 19 shtator.Snajperët e policisë janë rreshtuar në çatitë në Edinburg ,ndërsa oficerët përgatiten për operacionin më të madh të sigurisë në historinë britanike në prag të funeralit të Mbretëreshës.Mijëra dashamirës janë në pritje të mbërritjes së arkivolit të monarkes së ndjerë e cila sot la kështjellën e saj të dashur Balmoral, duke filluar një udhëtim gjashtë-orësh nëpër qytetet skoceze.Arkivoli i Mbretëreshës do të bëjë një udhëtim…
Java që presim përpara parashikohet një javë “e qetë” dhe “tipike” Shtatori. Megjithatë fundi i javës dhe kryesisht fundjava rezervon “luhatje” të motit me temperatura të larta por edhe reshje shiu me intensitet deri të lartë. Në këtë mënyrë moti për ditën e Hënë dhe atë të Martë parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht në relievet kodrinore – malore. Nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte moti parashikohet me diell por edhe me mbulesë vranësirash të cilat do të jenë të larta dhe transparente. Sipas SHMU ditën e Premte përjashtim bën zona e…
Sulmi kibernetik ndaj sistemeve qeveritare dhe ai ndaj sistemit TIMS, dy ditë më parë po hetohet në një dosje të vetme, pasi ka dyshime të forta se janë kryer nga i njëjti grup hakerash, prapa të cilëve dyshohet të jetë Republika Islamike e Iranit. Grupi hetimor i kryesuar nga Bledar Valikaj, i cili po asistohet edhe nga partnerët ndërkombëtarë, ka kërkuar ndihmën e disa shteteve të huaja. Burime pranë ministrisë së Drejtësisë bënë me dije se nëpërmjet 18 letërporosive, të cilat janë dërguar në shtete të ndryshme, kërkohet identifikimi i IP, të cilat rezultojnë të jenë të lëvizshme dhe përmes…
Sot mbushen 21 vjet që nga sulmi terrorist në Neë York që tronditi të gjithë botën. Në përkujtim të kësaj data tragjike, ka reaguar edhe ish-kryeministri SAli Berisha. Kreu i PD-së, shprehet se me sulmin e tyre barbar të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden dhe lejntnantet e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si “Kështjellë e Lirisë” së botës, por ata morën nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjesues. Reagimi i Berishës: Sot, 21 vjetori i sulmit terrorist që tronditi SHBA-në dhe botën! Të dashur miq, më 11 shtator të vitit 2001, grupi terrorist i al-Qaeda,…
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në rrugën e Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit. Në vendin e quajtur “Ura e Spates” një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në humnerë. Mësohet se mjeti po vinte nga Klosi dhe është përplasur me hekurat e urës, duke rënë më pas në humnerë. Dyshohet se nga aksidenti ka të plagosur, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia.
Drejtuesit e Kukësit janë vënë menjëherë në punë për të gjetur Skënder Gegën nga pankina. Emri është Enkeleid Dobi dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Prej vitesh, Dobi jeton në Poloni ku ka drejtuar disa skuadra. Tani është gati aventurën e tij të parë si trajner në Superligë. Detyra e tij për ta ringjitur Kukësin në tabelë do të jetë e vështirë pasi në 4 javë kampionat, verilindorët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po bën më të mirën në La Liga. Ai sapo shënoi golin e katërt këtë sezon me Mallorca-n. Shtatlarti ka kaluar në avantazh skuadrën e tij pas 35 minutave lojë ndaj Real Madrid. Sulmuesi dardan ka realizuar një super gol me kokë, pas një krosimi në zonë nga Lee. Kështu Muriqi nuk e fali në këtë rast skuadrën e Reali-t, pasi më herët i mjaftuan vetëm 30 sekonda lojë që të trembë skuadrën e Realit dhe të tronditë portierin Courtois.
Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, brenda 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë katër shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike. Ka shkuar në 55 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan. Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt,…
Nesër (e hënë) nis viti i ri shkollor, dhe pritet të ketë fluks trafiku, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku mesditën e sotme, zhvilloi një takim me strukturat e Departamentit për Sigurinë Publike dhe ato të DVP Tiranë. Rrumbullaku kërkoi që ndryshe nga çdo vit tjetër, pranë shkollave, të jenë të planëzuar patrulla të përgjithshme, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ndihmës/specialistë të Policimit në Komunitet, të cilët do të monitorojnë qarkullimin e automjeteve në afërsi të shkollave dhe do të ndihmojnë…
Pas thirrjes së një kryetari partie në Australi që vendi të shpallet Republikë, shteti i Antiguas dhe Barbuda thotë se do të organizojë një referendum për t’u shpallur ose jo republikës, pas vdekjes së Mbretëreshës, Elizabeth II. Kryeministri Gaston Brown informon ndër të tjera se referendumi mund të organizohet brenda 2-3 vjetësh, ndërkohë që nuk e konsideroi vendimin si një akt armiqësor nga monarkisë. Ai i bëri këto komente pasi Charles III u shpall mbret i Mbretërisë së Bashkuar. Përveç Mbretërisë së Bashkuar, Charles III njihet si në 14 shtetet tjera që kanë qenë koloni të Britanisë së Madhe në…