Ndonëse është tërhequr nga politika aktive, ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi vijon që të jetë jo vetëm një mik, por edhe një bashkëpunëtor i ngushtë për socialistët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar këtë të dielë një foto me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të PS Gramoz Ruçi, me diçiturën: “Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz”, duke na lënë të kuptohet se takimi me Ruçin nuk eshte rastesor. Dy ditë më parë, kryesocialisti Rama e konfirmoi Veliajn si kandidatin e së majtës për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës për të vijuar punët e nisura.
Author: tirana
Xhani Topalli, një biznesmen shqiptar u vra në Rodos të Greqisë, ku babë e bir akuzohen për ekzekutimin e tij. Të akuzuarit kanë pranuar krimin dhe kanë rrëfyer krimin e rëndë. Ata deklaruan para togave të zeza se vrasja ishte aksidentale. 53-vjeçari pohoi se kishte punuar disa herë me shqiptarin, që merrej me ndërtim. Greku pohoi se në vitin 2019, Xhani Topalli kishte riparuar dhomat e hotelit të tij për të cilat duhej të merrte 100 mijë euro, ndërsa i kishte dhënë paradhënie vetëm 25 mijë euro. Për shkak të pandemisë që preku edhe industrinë e turizmit, në vitet 2020…
Ylli i popit, Rita Ora, pasi elektrizoi Tiranën me një koncert të jashtëzakonshëm pak ditë më parë, do të çelë ceremoninë e hapjes së Kupës së parë botërore e Rugbit për femra të Zelandës së Re të nisë në Eden Park më 8 tetor. Rita Ora do të çeli Kupën e Botës kur Black Ferns të fillojnë fushatën e tyre, si kampionë në fuqi, kundër Australisë në Auckland. Veç saj në këtë event të rëndësishëm sportivë do të jenë edhe artistët Shapeshifter dhe Benee, që do të performojnë gjithashtu në Eden Park për gjysmëfinalen dhe finalen e këtij evenimenti sportiv.
Nga: Ben Blushi Nëse do kisha më shumë guxim dhe sigurisht nëse do isha në moshën e duhur, do kisha marrë pjesë në festivalin Ilegal Techno, në Vilëbashtovë të Kavajës. Ilegal Techno është një grumbullim i përvitshëm, çdo shtator, i gati 5000 të rinjve që vijnë me makinat e tyre nga Franca, Austria, Italia, Suedia, Turqia, Portugalia, Anglia, Bullgaria, Sllovenia, pra pak a shumë nga gjithë Evropa në plazhin e mrekullueshëm të Vilëbashtovës, aty ku derdhet Shkumbini. Nga shumë njerëz kisha dëgjuar çdo gjë të mundshme, natyrisht shumë të keqe, për Ilegal Techno, për veset me të cilat bashkëjetojnë kaq…
Sipërmarrësi dhe filantropi amerikan, John Paul DeJoria, së bashku me bashkëshorten e tij, modelen, aktoren dhe producenten e njohur, Eloise Broady ndodhen në Tiranë. Ata u pritën edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili përmes një statusi në “Twitter”, ka vlerësuar historinë frymëzuese të DeJorias, përshkruar si një shembull i gjallë i ëndrrës amerikane. “Shumë i lumtur që prita John Paul Dejoria dhe bashkëshorten e tij të mrekullueshme, Eloise Broady! Ai është themelues i “Paul Mitchell Systems” dhe “Patrón Spirits”, i cili nga i pastrehë u bë një filantrop i madh, shembull motivues! Faleminderit për vizitën frymëzuese!”, shkruan…
“Agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash”,-shkruan kryeministri Edi Rama, teksa informon se sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Po ashtu Rama nënvizon se Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, por që politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm. Postimi i plotë Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin, fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë…
Një bilanc tragjik me 18 persona humbën jetën, është regjistuar nga një aksident i rëndë rrugor në Meksikë, ku u përfshinë një autobot me një autobus. Ngjarja ndodhi në shtetin verior të Tamaulipas, kur autobusi u përplas nga mjeti i rëndë i ngarkuar me lëndë djegëse, i cili kishte dalë nga kontrolli. Sipas autoriteteve bilanci i viktimave është ende provizor, pasi shumë nga të plagosurit në aksident janë në gjendje të rëndë.
Ministria e Brendshme ka bërë me dije se sistemi TIMS është rikthyer në Rinas, dhe puna po vijon. Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj thotë se sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS në aeroportin e Rinasit, ishte një sabotim. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Et’hemaj u shpreh se aviacioni civil kërkoi ngritjen e Komitetit të Koordinimit të Krizave për përballimin e situatës. “Në aviacionin civil, ajo çka ndodhi me sistemin TIMS, klasifikohet me përkufizimin, sabotim. Çdo veprim me qëllim dhe rezultati i rmarrë si pasojë e këtij veprimi të qëllimshëm, e klasifikon ngjarjen në sabotim, pra është ngjarje…
Presidenti shqiptar Bajram Begaj, thotë se për sulmet e 11 shtatorit, nderojmë të gjithë ata që humbën e dhanë jetën në sulmet terroriste. Teksa i referohet sulmeve kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, thotë se na kujtojnë se siguria kombëtare është përparësi. “Sot ne nderojmë të gjithë ata që humbën dhe dhanë jetën në sulmet terroriste vdekjeprurëse të 11 shtatorit kundër SHBA-së dhe demokracisë, të cilat ndryshuan përgjithmonë. Sulmet e fundit kibernetike në infrastrukturën tonë jetike na kujtojnë se siguria kombëtare është një përparësi kryesore. Ne duhet të ndërtojmë dhe zhvillojmë aftësitë tona kombëtare duke forcuar lidhjet me partnerët dhe aleatët…
Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeta II, lëvizi ngadalë nga Kështjella Balmoral ku ndërroi jetë të enjten në moshën 96-vjeçare pas 70 viteve në fron, nëpër qytete e qyteza drejt Edinburgut, në udhëtimin e saj të fundit.
Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi do të vizitojë Tiranën muajin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me sipërmarrës të huaj në Tiranë. Ai tha se ky është moment i shkëlqyer për të vizituar kryeqytetin shqiptar. “Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë. Është një moment i shkëlqyer për të ardhur në Tiranë. Kemi patur mbi 1 mijë aktivitete kulturore artisitke. Ne sapo organizuam Festivalin e Dua Lipës në Tiranë, Rita Ora kishte koncertin e saj po ashtu. Muajin e ardhshëm do vijë edhe Jim Belushi në…
Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeta II do të dërgohet të dielën nga malësitë skoceze në Edinburg, për t’i dhënë mundësi publikut që t’ia japë lamtumirën e fundit monarkes, e cila u nda nga jeta pas shtatë dekadash në fron. Vdekja e 96-vjeçares është përcjellë me lot, hidhërim dhe kujtime të mira, jo vetëm nga familja e ngushtë e mbretëreshës, por edhe shumë njerëz të tjerë në Britani dhe botë. Arkivoli i Elizabetës II, lëvizi ngadalë nga Kështjella Balmoral, nëpër qytete e qyteza drejt Edinburgut.