Presidenti shqiptar, Bajram Begaj do të niset për një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Begaj do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, në Lubjanë. Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Takimi i Liderëve zhvillohet në një moment kyç për paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Takimi do të fokusohet në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj takime dypalëshe me homologët e vendeve të tjera në Procesin e Brdo-Brijunit. Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të…
Author: tirana
Ministri i Brendëshëm, Bledi Çuçi teksa ka falënderuar partnerët amerikanë, ka informuar se sistemi TIMS është rikthyer në Rinas, edhe në disa dogana,pas sulmit sërish nga ana e Iranit. Po ashtu ministri thekson se vijon puna për rikthimin e sistemit në disa dogana. “Prej mesnatës sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas. Po kështu është rivënë në punë edhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë”. Postimi i plotë Përgëzime ekipit të IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për punën pa ndërprerje…
Me rastin e 80-vjetorit të Konferencës së Pezës, Bashkia e Tiranës do të organizojë më 16 shtator, një sërë aktivitetesh që, jo vetëm evokojnë atë ngjarje të rëndësishme për historinë e luftës antifashiste, por edhe që do të krijojnë momente argëtimi të paharrueshme për të gjitha grupmoshat. Ky jubile do të kremtohet në Pezë me plot surpriza dhe muzikën më të mirë të momentit duke e kthyer në një natë të paharrueshme. Bashkia e Tiranës ka menduar që festa të fillojë që në orët e mëngjesit. Nga ora 09-13.00 do të organizohen lojëra të ndryshme, shfaqje cirku etj. Më pas…
Edhe në portin e Durrësit nuk është kthyer ende sistemi TIMS pas sulmit kibernetik nga Irani. Mësohet se regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve po vijon në mënyrë manuale. Sistemi TIMS është rikthyer në pikën kufitare të Kapshticës, Kakavijës dhe në Aeroportin e Rinasit. Sulmi ndaj sistemit TIMS ka qenë ne disa faza, e cila kulmoi me atë të orës 23:13 minuta të datës 9 duke nxjerrë gjithçka jashtë kontrollit, ndërsa aksesi i iranianëve te kamerat e sigurisë së Rinasit është një cenim i sigurisë kombëtare. Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë. Këshilli i Sigurisë…
Aksioni i Policisë në një javë, 120 persona në pranga dhe sekuestrohen 5 armë zjarri Njoftimi i plotë Angazhim profesional dhe sakrificë e qindra punonjësve të Policisë në terren, për realizimin e një sërë kontrollesh “blic”, në çdo qark të vendit, me qëllim goditjen e paligjshmërive, në çfarëdo forme të shfaqjes së tyre. ✅Megaplani operacional i koduar “Fundjava” vuri në pranga 18 shtetas dhe u sekuestruan 5 armë zjarri, lëndë narkotike, 5 radio si të Policisë, mjete prerëse dhe 3 “Jet ski”. ✅Gjatë kësaj jave janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Kasalla”, “Tranzit 50”, “Fiction”, “Ndërhyrja”, “Chips”, “Risk”, “Baruti”,…
Ishte 11 shtatori i vitit 2001, kur u kryen sulmet terroruste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se sot nderohet kujtimi i paharruar i jetëve të pafajshme të humbura. Po ashtu në mesazhin e tij, Meta thekson se “Shqipëria dhe SHBA, gjithmonë bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës, aleancës strategjike dhe miqësisë së shkëlqyer mes kombeve tona”. Postimi i plotë Nderojmë sot kujtimin e paharruar të jetëve të pafajshme të humbura në sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe të gjithë popullin amerikan!…
Këtë të dielë, kategoria Superiore ul siparin e javës së katërt me dy ndeshje interesante. Në orën 15:00, në stadiumin e qytetit të Laçit, do të luhet dueli Laçi-Bylis. Kurbinasit e Dejan Vukiçeviç kërkojnë kthesën teksa në tre javë kanë koleksionuar një fitore dhe dy humbje radhazi, e njëjta gjë vlen edhe për ballshiotët e Arian Bellait, të cilëve u mungon fitorja që në javën e parë të kampionatit, pikërisht ndaj Kastriotit. Në orën 17:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të zhvillohet sfida Partizani-Erzeni. Të kuqtë e Xhovani Kolelës synojnë fitoren e katërt radhazi dhe kërkojnë të ruajnë këtë ecuri…
Një ditë para nisjes së vitit shkollor, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar videomesazhin e saj të urimit për nxënësit dhe mësuesit. “Me lajmin që ky vit i ri shkollor vjen me shumë risi për të gjithë nxënësit dhe mësuesit, ju uroj një vit të mbarë e të suksesshëm”, shkruan ministrja në facebook së bashku me videomesazhin e saj. Kushi nënvizon se ky vit shkollor vjen me shumë projekte dhe nisma për një arsim cilësor të barabartë dhe gjithpërfshirës. Në këtë video urimi janë përfshirë edhe disa nga risitë e këtij viti të ri shkollor siç janë…
Situata në mbarë Shqipërinë është e ngrirë sa i takon çështjes së sistemeve TIMS në mbarë doganat në vend. Në portin e Sarandës ka rënë edhe sistemi.
Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia në territorin e pushtuar nga Rusia në Ukrainë është mbyllur plotësisht. Operacionet në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, të kontrolluar nga Rusia, janë ndalur plotësisht. Agjencia tha se rivendosja e energjisë në termocentral e kishte lejuar atë të bënte gjënë më të sigurt dhe të fikte reaktorin e saj të gjashtë dhe të fundit në punë.
Gjatë natës, janë zhvilluar prova në Edinburg, me anëtarët e ushtrisë duke u përgatitur për momentin kur makina që mban arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II të mbërrijë në Pallatin e Holyroodhouse. Ushtria përdori orët e natës, kur nuk kishte turma njerëzish përreth, për t’u siguruar që cdo gjë të ishte e përsosur në në momentin kur të mbërrinte makina.
Pas rikthimit të sistemit TIMS në Rinas, situata është normalizuar edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës por jo në atë të Qafë Thanës. Sipas informacioneve nga Autoritetet Doganore bëhet e ditur se aktualisht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka sistem, por është i ngadaltë. Sa i përket situatës së automjeteve në këtë pikë është normale.