Mbretëria e Britanisë së Madhe është në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, por një tjetër oborr mbretëror në Europë është në festë. Bëhet fjalë për Mbretërinë e Belgjikës, ku princesha Maria Laura lidhi kurorë me bashkëshortin e saj britanik, në një ceremoni fetare që u mbajt në katedralen e Brukselit, dhe që nuk u ndal as nga shiu. Më herët, princesha 33 vjeçare dhe bashkëshorti i saj bankier William Isvy kishin zhvilluar ceremoninë civile, për të vajtur me pas në Katedralen e Shën Mishelit. Mbesa e Mbretit Filip dhe Mbretëreshës Maathilde u shoqërua në altar nga babai i…
Author: tirana
Mëngjesin e kësaj të diele, mësohet se pas sulmit kibernetik, në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit është rikthyer sistemi TIMS. Në pikat kufitare tokësore dhe detare vijon regjistrimi me shkrim i hyrjeve dhe daljeve.
Dashi Emocionet në dashuri do të jenë më të menaxhueshme. Në punë ka gjasa të ketë e përfshiheni nga një dëshirë të madhe për të ndryshuar. Demi Ketë të diel venusi shfaqet i favorshëm, ata që janë aktualisht ende të freskët nga një ndarje mund të gjejnë menjëherë një emocion të ri. Periudhë rikuperimi gjërash në punë. Binjakët Shmangni konfliktet në dashuri këtë të diel, problemet nuk janë kapërcyer. Në punë, bëni vetëm gjërat thelbësore, merreni gjithçka me qetësi. Gaforrja Mos mendoni për të kaluarën në dashuri, shijoni ditën dhe të rejat e saj. Në punë dominon nervozizmi. Jepini vetes…
Ishte 11 shtatori i vitit 2001, kur u kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania. Ndaj dhe sot në 21-vjetorin e ngjarjes tragjike, presidenti amerikan Joseph Biden do t’i drejtohet rastit dhe do të vendosë një kurorë në Pentagon. Zonja e Parë, Jill Biden do të flasë në Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Shanksville, Pensilvani.
Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur me rilindjen e një shkolle. Fjala është për shkollën “Iliria” në Fushë-Krujë, për të cilën kreu i qeverisë shkruan se ka zënë vend edhe risia e vetëprodhimit të energjisë me panele diellore. “MIRËMËNGJES dhe me shkollën “Iliria” në Fushë-Krujë, një tjetër destinacion arsimor i Rilindjes pas Shkatërrimit prej tërmetit, ku ka zënë vend edhe risia e vetëprodhimit të energjisë me panele diellore, ju uroj një të diel të mbarë”,-shkruan Rama.
Këtë të dielë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu në zonat malore dhe zonën e ulët pasdite. Kurse temperaturat minimale do të luhaten 13-20 gradë në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë me rënie 24-27°C në veri deri në 30-33°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë thotë se po mbështesin vendin tonë në përpjekjet për të rikthyer në normalitet sistemin. “Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të rikthyer sistemin”, shkruhet në postim. Sistemi TIMS ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit që prej të premtes në…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë këtë të shtunë në një ceremoni martesore të një prej anëtarëve të PL-së. Meta i zhveshur nga kostumi zyrtar, ia ka marrë valles nën ritmet e muzikës popullore. Një moment relaksi për kreun e Partisë së Lirisë përpara një jave intensive siç është ajo e ardhshme.
Njësitë e shërbimeve në disa zona turistike në Shqipëri po përballen me vështirësi për të gjetur punëtorë sezonalë si rezultat i nivelit të lartë të emigrimit të të rinjve. Qarku i Gjirokastrës mbetet nga zonat më të prekura nga mungesa e fuqise punëtore ndërsa turizmi është gjithnjë e në rritje. Operatorët vendas thonë se veçanërisht profesionistët që kualifikohen largohen gjithnjë e më shumë jashtë vendit duke sjellë sfida të reja për sektorin turistik.Vikjana Nakaj është udhërrëfyese për një grup turistësh që vizitojnë tunelin e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër. Studente në ekonomi, Vikjana thotë se e nisi vullnetarisht këtë angazhim…
Sfida mes Cadiz dhe Barcelona u ndërpre pas minutës së 80-të, për shkak se një tifoz që gjendej në shkallët e stadiumit kishte probleme shëndetësore. Mjekët shkuan menjëherë t’i jepnin ndihmë mjekësore, ndërkohë që lojtarët prisnin vendimin e arbitrit për të rifilluar ndeshjen. Que momento se está viviendo en el juego de Cádiz Vs Barcelona. Un aficionado al parecer en muy malas condiciones de salud. El arquero del equipo local corrió por el desfibrilador para reanimar al aficionado 🙏🙏🙏🙏🙏🙏 #Fuerza pic.twitter.com/kFRq2zcR9n— Leonardo Riaño (@TotalmenteLeo) September 10, 2022 Katalanasit po fitojnë me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar nga De Jong…
Hormonet ndikojnë në procesin e gjumit. Nivelet tona të serotoninës, të cilat janë thelbësore për prodhimin e hormonit të gjumit melatonin, mund të rriten nga ushqime të caktuara, përfshirë çokollatën. “Çokollata është një burim thelbësor për trupin, a nuk mendoni dhe ju kështu?”, thotë Marsden. “Në të gjitha ditët e mia, në gjithçka që kam mësuar për ushqimin, gjithmonë kam konsumuar çokollatë sepse ajo rrit serotoninën; serotonina ju ndihmon të flini gjumë gjatë natës”. Por është e rëndësishme të dini që kemi dhe hormone që na bëjnë të zgjohemi në mëngjes. Kortizoli ju bën të zgjoheni në mëngjesi të vazhdoni…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta fton qytetarët që t’i bashkohen protestës së 13 shtatori. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se miliona euro të taksapaguesve shqiptarë grabiten çdo ditë nga mafia e inceneratorëve, ndaj “koha nuk pret më”. “Miliona euro të taksapaguesve shqiptarë grabiten çdo ditë nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej vitesh, me firma pensionistësh që jetojnë në azile dhe me firma çobanësh që mbajnë dhen në Greqi. Si mund të vazhdojë kjo aferë kur inceneratorë nuk ka por Qeveria vazhdon paguan…