Author: tirana

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për të diskutuar mbi ndihmat e fundit ushtarake për Ukrainën dhe se si vendet evropiane do ta kalojnë dimrin me shumë më pak gaz dhe naftë ruse. Siç raporton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, zoti Blinken tha se presidenti rus Vladimir Putin po përdor energjinë si armë. Ndërsa agresioni rus në Ukrainë është në muajin e shtatë, banorët e Ukrainës, kryesisht gratë dhe fëmijë, po mbajnë pjesën më të madhe të kostove, thotë Sekretari Amerikan i Shtetit. Deklaratat zoti Blinken i bëri…

Read More

Deputeti socialist, Erion Braçe shprehet se çmimi i energjisë elektrike për shumicën dërrmuese të shqiptarëve nuk do të rritet. Teksa ka treguar faturat e tij të konsumit të energjisë, Braçe iu përgjigjet kritikëve duke theksuar se qeveria po mbron familjarët, biznesin e vogël dhe të mesëm, pa asnjë regjim kufizimi. “CMIMI I ENERGJISE ELEKTRIKE PER SHUMICEN DERRMUESE TE SHQIPTAREVE, NUK DO TE RRITET! DUA TU TREGOJ KONSUMIN TIM DHE FATURAT E MIA! Qeveria po mbron familjaret, biznesin e vogel e te mesem, me cmime te pandryshuara e cmime me te ulta se cmimi real ne treg; PA ASNJE RREGJIM KUFIZIMI…

Read More

Eksperti i sigurisë, Fabian Zhilla gjatë një interviste televizive u shpreh se sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS në Shqipëri është një sulm i koordinuar nga më shumë se një shtet. Sipas tij, serveri që mban informacionin gjendet në Rusi, ndërsa shtoi se situata është kritika dhe kërkon një përgjigje emergjente dhe të koordinuar. “Nuk është vetëm Shqipëria në fokusin e sulmeve, është edhe Kosova. Ekspertë shqiptarë kanë vërtetuar se serveri që mban informacionin gjendet në Rusi. Pra, kemi një sulm të koordinuar me shërbimet sekrete ruse”, tha eksperti ne “Euronews”.

Read More

Dy aksidente në harkun kohor të 30 minutave janë shënuar pasditen e kësaj të shtune në Lezhë. Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Kallmet, pranë fshatit Grykë Zezë. Një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur rëndë burrë e grua. Sakaq, në bulevardin Gjergj Fishta u shënua një tjetër aksident. Një çift gjerman të cilët po udhëtonin me motor kanë humbur kontrollin dhe për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit.

Read More

Ceremonia e funeralit të Mbretëreshës Elizabeta II do të zhvillohet më 19 shtator në orën 11:00 në Londër, ka njoftuar Pallati Buckingham. Kjo ditë është shpallur ditë pushimi në gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga mbreti Charles III, i cili e ka marrë zyrtarisht detyrën në mëngjesin e 10 shtatorit. Trupi i pajetë i mbretëreshës do të dërgohet nga Kështjella Balmoral në Edinburg ditën e diel, para se të dërgohet të martën në Londër. Nga dita e mërkurë, trupi i saj do të jetë në ndërtesën e Parlamentit britanik, deri në ditën e varrimit. “Ne do të kryejmë detyrën tonë në…

Read More

Erisa Xhixho ka denoncuar skandalin për tekstet shkollore që janë dhënë falas. Në një reagim në “Facebook”, deputetja e Partisë së Lirisë shprehet se mijëra prindër po detyrohen t’i blejnë librat e ciklit 9-vjeçar, pasi tekstet që ofron shkolla janë të papërdorshme. Postimi: Libra falas SKANDAL/ Lexoni mesazhet e mësueseve të shkollës « Fan Noli » në Tiranë, drejtuar prindërve.Tekstet falas, që në fakt nuk kanë qenë kurrë të tilla, por thjesht tekste në përdorim, nuk i hyjnë në punë askujt. Vetë mësueset, po i orientojnë ata t’u drejtohen librarive, pasi tekste falas nuk ka, ose në rastin më të…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka shprehet se krimi i organizuar ka arritur në një stad shumë të lartë. Në emisioni “Kjo javë”, Noka shtoi se kryeministri Edi Rama është i dorëzuar totalisht nga krimi. “Ka një tendencë si në të gjitha sferat e tjera, jo vetëm siguria, kudo Edi Rama kurrë nuk pranon faj. Deri dje fajin e kishte Saliu sot doli që fajin e ka Gledisi. U përdor dhe më pas u hodh.” Noka foli dhe për situatën politike në vend, ku përsëriti se vjeshta do të jetë një stinë e zjarrtë e një aksioni të fortë…

Read More

Policia e Fierit arrestoi një 36-vjeçar, pasi shiste kanabis dhe lëvizte me armë zjarri pa leje, të cilin e kishte pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Edison Ksstratit, unifomrta blu gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje, një pistoletë dhe municione, të cilat i i sekuestroi si prova materiale për shkeljet. Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Read More

Moska braktisi të shtunën bastionin e saj kryesor në vijën e frontit në verilindje të Ukrainës pasi zyrtarët ukrainas thanë se trupat ukrainase kishin bërë përparime të konsiderueshme në kundërofensivën ndaj forcave ruse dhe se u kishin ndërprerë atyre furnizime jetike. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass citoi ministrinë ruse të mbrojtjes të thoshte se kishte urdhëruar trupat të largoheshin nga zona përreth qytetit Izium të rajonit të Kharkivit, për të përforcuar operacionet ushtarake në Donetskun fqinj. Njoftimet e zytarëve ukrainas pasojnë disa ditë përparime të dukshme nga Ukraina në jug të Kharkivit, qyteti i dytë më i madh i…

Read More

Dy autorët e vrasjes së biznesmenit shqiptar Xhani Topalli në Rodos u paraqitën këtë të shtunë në ambientet e gjykatës. Familjarët e 46-vjeçarit shqiptar ishin gjithashtu jashtë dyerve të gjykatës, të cilët janë revoltuar kur kanë parë dy autorët. Forcat policore u mblodhën jashtë godinës për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. “Të kalben në burg”, kanë qenë thirrjet e tyre. Biznesmeni shqiptar, 46-vjeç, babai i tre fëmijëve u gjet i vrarë në ishullin grek më 6 shtator, i cili ishte zhdukur që prej datës 28 gusht. Të arrestuar si autorë të vrasjes së tij janë hotelieri 53-vjeçar dhe djali i tij një 20-vjeçar.

Read More

Ministria e Brendshme ka bërë me dije se pas sulmit kibernetik, dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Ndërkohë që shton se shumë shpejt do të ketë rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.  “Në vijim të punës së pandërprerë nga ekspertët tanë dhe ata të vendeve aleate, aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e…

Read More