Author: tirana

Në Shqipëri autoritetet njoftuan sot se Irani ka goditur sërish një prej sisteme të rëndësishme informatike, atë të regjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS. “Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS”, bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter. Burime zyrtare nga policia shqiptare i thanë Zërit të Amerikës se “bëhet fjalë për një sulm masiv, i ngjashëm me atë të 15 korrikut”, që goditi të gjithë strukturën e sistemeve qeveritare të informacionit. Të…

Read More

SPAK ka hartuar disa pyetje të kthyera tashmë në një letër porosi nga Ministria e Drejtësisë. Burime nga kjo ministri pohuan se dokumenti është përkthyer dhe nisur përmes postës diplomatike në SHBA. Përmes kësaj letër porosie SPAK synon të marrë informacion për pagesat e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim për lobim në SHBA. SPAK ka vënë nën hetim ish presidentin Meta pas kallzimit të ish deputetit Halit Valteri i cili pretendon se për llogari të LSI janë shpenzuar 700.000 dollarë por të padeklaruara për qëllime lobimi. Dërgimi letër porosisë në USA vjen pas disa veprimeve hetimore në Shqipëri si…

Read More

Këngëtarja Soni Malaj është një ndër personazhet më të pëlqyer të showbizz-it shqiptar ndër vite, si dhe po ashtu ndër më të komentuarat në medien rozë. Së fundmi këngëtarja ka ndarë me fansat dy foto me bikini, ku nxjerr në pah linjat trupore. Në këto foto nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta të ndjekësve dhe miqve. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al (@tirananews)

Read More

Një tjetër ligjvënës grek ka shkuar në Gjykatën e Lartë dhe ka paraqitur një ankesë pasi telefoni i tij është hakuar me programin e përgjimit Predator, incidenti i fundit në një skandal përgjimi telefonik që ka tronditur Greqinë. Duke dalë nga zyra e prokurorit , Christos Spirtzis, deputet i partisë më të madhe opozitare të Greqisë, Syriza ,u ka treguar gazetarëve dy linket e dërguara me mesazh në telefonin e tij, i pari nga e njëjta adresë që është përdorur për të infektuar celularin e eurodeputetit dhe kreut të socialistëve grekë Nikos Androulakis , dhe i dyti i njëjtë me…

Read More

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit,në bazë edhe të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Xara”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: -A. B., 43 vjeç dhe F. K., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare,…

Read More

Arilena Ara e konsideron Miriam Canin si binjaken e saj. Këngëtaret prej shumë kohësh janë mike, ku shpeshherë pozojnë krah njëra-tjetrës në rrjetet sociale. Krahas një video së fundmi në Instastorin e saj duke qeshur e kënduar me Miriamin, Arilena shkruan: “Binjakja ime”.

Read More

Sistemi TIMS në Shqipëri ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga Irani. Për pasojë, sistemi nuk ka punuar në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit tonë, duke shkaktuar radhë të gjata. Qindra pasagjerë presin në radhë në aeroportin e Rinasit.Si rezultat i sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS është pezulluar puna në Portin e Vlorës.

Read More

Ukrainasit duket se po rimarrin territore të gjëra në lindje të vendit pasi u pushtuan nga rusët gjashtë muaj më parë. Me blu, territori i cliruar deri mbrëmë nga ukrainasit Kundërofensiva e nisur disa ditë më parë po vijon dhe tashmë sipas raportimeve të para ushtria ukrainase është futur në qytetin e Izyumit, një kryqëzim i rendësishëm për rrjetin hekurudhor të zonës. Hekurudhat kanë rendësi për ushtrinë ruse pasi përmes tyre ata lëvizin armët, pajisjet e tjera si edhe municionet. Ndërprerja e rrjetit hekurudhor konsiderohet si një goditje e rëndë për vijimin e ofensivës ruse në Ukrains. Izyumi është qyteti…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Kolonjë, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët. Berisha dëgjoi shqetësimet dhe sugjerimet e tyre. Por, një i moshuar nuk hezitoi t’i thotë, dy gabimet që ish-kryeministri ka bërë dhe kërkoi që t’i korrigjonte. Sipas tij, gabimet që janë bërë qëndrojnë në ndarjen territoriale dhe sistemin gjyqësor. “Jemi moshatar. Unë kam qenë student, nuk jam anëtar i PD. Ju doktor në Kavajë, kemi ngrënë në një kazan ushtrie bashkë. Hera e parë që takohemi bashkë. Unë nuk kam qenë me politikën sepse kjo politikë është kaotike dhe nuk më ka pëlqyer. Kam qenë anëtar…

Read More

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) paralajmëron se lloje të veçanta të kancerit lidhen operacionet e protezave apo implanteve të gjoksit. Në një raport të publikuar të enjten Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, raportoi se janë gjetur disa lloje kanceri si karcinoma e qelizave skuamoze (SCC) si dhe limfoma të ndryshme të cilat formohen përreth protezës së silikonit në gjoks. Edhe pse këto lloje të reja të kancerit përreth protezës së silikonit në gjoks janë të rralla, mjekët i këshillojnë të gjithë personat që duan ta kryejnë një ndërhyrje të tillë ta marrin parasysh rrezikun si dhe të…

Read More

Me banorët e Ersekës, Berisha foli për gjendjen ekonomike të fermerëve dhe qytetarëve shqiptarë teksa hodhi akuza për kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se Rama i shumëzon qytetarët me zero dhe se kombi është në rrezik. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama ndjehet më i afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç se sa me kryeministrinë Kosovës Albin Kurti, dhe kjo e gjithë vetëm sepse Kurti nuk pranon Ballkanin e Hapur, një projekt sipas tij anti-shqiptar. ‘U desh lufta në Ukrainë që Kosova të kuptojë që Kosova është në kufirin e tij në Ballkan. Kurse ky vazhdon mbron Serbinë nëpër samite.…

Read More

Faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Maqedoninë e Veriut është hakeruar. Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shfaqet mesazhi, në të cilin thuhet se faqja është hakeruar nga hakerat grekë “HACKED BY GREEK HACKINGTEAM NETËATCHERS”. Për shkak të sulmit, nuk hapet asnjë nënfaqe e kësaj ueb faqeje, ndërsa të gjitha lidhjet e publikuara çuan në një video në YouTube të titulluar “Maqedonia e famshme”, shkruan Alsat. Për momentin, faqja është plotësisht jashtë linje.

Read More