Author: tirana

Katër persona, mes tyre dy fëmijë, janë plagosur në një aksident të ndodhur paraditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Sipas policisë, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rrugë, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 pasagjerët në bord. “Rreth orës 10:45, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë, shtetasi F.H., 32 vjeç, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 4 pasagjerë në mjet, konkretisht shtetaset B.T. dhe I.R., si…

Read More

Forumi Energjetik i vendeve të Europës Juglindore mblodhi në Selanik ministrat e Energjisë së vendeve të rajonit, si dhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan. Situata me të cilën sot po përballet e gjithë bota, sa i takon energjisë, e ka vendosur këtë sektor në qendër të diskutimeve. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë diskutimit të saj në Forumin Energjetik e vendosi theksin tek nevoja e bashkëpunimit mes vendeve si dhe mbështetja e partnerëve për të përballuar të gjithë së bashku këtë krizë. Diversifikimi i burimeve të energjisë është një ndër nismat kryesore…

Read More

Pas sulmeve të vazhdueshme gjatë muajve të fundit që kulmuan me ato të korrikut duke ndërprerë shërbimet qeveritare online, Irani duket se ka nisur një ofensivë tjetër ndaj Shqipërisë, në shenjë hakmarrje pas shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike. Objektivi i hakerave të Iranit ka qenë tashmë sistemi TIMS, i cili rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë dhe përbën thelbin e kontrollit kufitar të vendit. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë raportuar probleme me këtë sistem si edhe shtim të radhëve të qytetarëve nga brenda dhe jashtë kufirit të Shqipërisë për shkak të një problem në sistemin TIMS, i cili fillimisht nuk u…

Read More

Eshtë mbyllur me fyerje, kërcënime dhe përplasje fizike takimi i demokratëve të Klosit në rrethin e Matit.Mësohet se janë mbledhur disa prej antarëve të PD-së për të propozuar kandidatët e mundshëm për kryetar të bashkisë Klos.Disa nga demokratët e mbetur në këtë zonë kanë propozuar ish deputetin Bedri Hoxha, ndërsa të tjerë janë shprehur se kandidat duhet të jetë Basir Çupa, duke dhënë argumentat e tyre për kontributin e dhënë ndër vite, raporton tirananews.al.U duk se gjithçka shkoi mirë por në fund të mbledhjes ka nisur një lum sharjesh, fyerjesh e kërcënimesh mes dy rivalëve demokratë. Kur është tentuar goditja…

Read More

Shqipëria është goditur nga një tjetër sulm kibernetik nga Irani. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama. “Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkruan Rama.

Read More

Charles III është shpallur zyrtarisht Mbret i Britanisë së Madhe. Vendimi u mor nga Këshilli i Admirimit, gjatë momentit që Princi William dhe Mbretëresha bashkëshkorte Camilla kanë nënshkruar një deklaratë. Me zhvillimin e Këshillit të Aderimit, Princi i Uellsit ishte i pari që nënshkroi shpalljen, i ndjekur nga Queen Consort, Camilla. Këshilli, i cili po transmetohet në televizion për herë të parë në histori, shpalli zyrtarisht Karlin III Mbret. Ceremonia u hap me njoftimin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. “Zotërinjtë e mi, është detyra ime e trishtuar t’ju informoj se Madhëria e saj Më e Mëshirshme, Mbretëresha Elizabeth II,…

Read More

Katër shtetas shqiptarë kanë grabitur kryebashkiakun Nikiforos Lambrinos. Sipas burimeve nga mediat greke, grabitja e dhunshme është regjistruar në Malia, ku pre ra familja e Lambrinos, i cili ka qenë edhe biznesmen. Lambrinos, gruaja dhe vajza e tij ndodheshin në banesë kur katër persona, të cilët dyshohet se janë shqiptarë, u futën brenda dhe i kërcënuan duke i vënë armën në kokë. Sipas përshkrimeve të bëra nga vetë familjarët, dy nga autorët mbanin kapuça që mbulonin të gjithë fytyrën, ndërsa dy të tjerët mbanin kapuça nga xhupet që kishin veshur, si dhe maska mjekësore. Fillimisht ata hynë në dhomën e…

Read More

Shirat e denduar kanë shkaktuar probleme të shumta në Shkodër, ku mungesa e pastrimit të kanaleve në zonën e Bleranit të Bardhajve duket se ka sjellë dëme edhe në banesat e banorëve. Kafshë të ngordhura, banesa nën ujë dhe dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore, duken qartësisht në pamjet e mëposhtme, e ndërsa banorët hedhin akuza ndaj shtetit për mungesë ndërhyrje dhe ndihen të pasigurtë në banesat e tyre. Edhe Pedonalja e Shkodrës, mbrëmjen e djeshme i ka ngjarë një lumi të rrëmbyeshëm për shkak të mos funksionimit dhe mos përballimit të reshjeve nga kanalizimet.

Read More

Rozana Radi do të vazhdojë të qëndrojë në profesionin e saj të viteve të fundit që është moderimi. Pas përvojës në emisione investigative, këngëtarja njëkohësisht edhe moderatorja këtë sezon të ri televiziv do të drejtojë një format ndryshe. Bëhet fjalë për një emision pasditeje, sërisht nën logon e televizionit MCN. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë Rozana me anë të një fotoje në ambjentet e këtij televizioni. “Më uroni fat! Do jemi çdo pasdite bashkë në një pasdite të veçantë,”-shkruan Radi. Më herët kujtojmë që Rozana Radi së bashku me Fjori Dardhën ishin nën moderimin e “XHADAVE”. Ky…

Read More

Katër persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës, pas një operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjithashtu, janë sekuestruar 3 kg kanabis, rreth 120 doza po kanabis dhe doza të tjera kokainë. “Shërbimet e Policisë pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një biznes (sallë lojërash elektronike) në zonën e Selvisë, 2 shtetas, vëllezër, mbanin lëndë narkotike, menjëherë kanë ushtruar kontroll në këtë ambient. Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa si dhe një pjesë…

Read More

Një tren pasagjerësh dhe mallrash janë përplasur në afërsi të Novoskës. Raportohet deri tani për të paktën 3 viktima dhe 11 të plagosur. Në mesin e të lënduarave janë edhe disa shtetas të huaj nga Irani, raporton Index.hr. Ndërsa viktima mësohet se janë shtetas kroatë. Përplasja e trenit të pasagjerëve me trenin e mallrave ndodhi rreth orës 21:35 mbrëmjen e së premtes. Makinisti, i cili humbi jetën në aksident, raportohet se ishte me përvojë në punë dhe kishte mbetur pak kohë përpara se të dilte në pension. Në vendin e aksidentit mbërriti mbrëmë kryeministri Andrej Plenkoviç, i shoqëruar nga ministrat…

Read More

Fjalë të reja dalin çdo vit. Ato shpesh vijnë si rezultat i ndryshimeve në kulturën popullore apo atë komerciale, çështjeve socio-politike si dhe inovacioneve në teknologji. Lexoni më tej për të zbuluar 8 fjalët kryesore angleze që i janë shtuar fjalorit të Oxford-it, të cilat na mësojnë të kuptojmë më shumë rreth asaj që e ka shtyrë përpara ndërgjegjen kolektive këtë vit. 1 – Moda virtuale Përkufizimi: dizanjimi dhe shitja e veshjeve dhe aksesorëve të modës për platformat dhe avatarët virtualë. Markat e modës kanë nisur të hyjnë dhe operojnë në botën dixhitale me koleksione të tëra që ekzistojnë vetëm…

Read More