Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në pikën kufitare të Kapshticës si pasojë e prishjes së sistemit. News 24 bën me dije sistemi është jashtë funksionit në doganën shqiptare në hyrje. Ende nuk dihet sa do të zgjasë zgjidhja e kësaj problematike ndërkohë që radha e automjeteve vijon të shtohet.
Author: tirana
Qindra milionë lekë dëm i janë shkaktuar shtetit nga abuzimet në Ujësjellësin e Gjirokastrës. Alarmin e ka ngritur Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka ushtruar një kontroll të imtësishëm duke gjetur shumë abuzime.Edhe pse KLSH në raportin e saj ka rekomanduar disa masa për disa punonjës, as nga administratori i UKGJ Gentian Llogo dhe as nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi nuk kanë marrë asnjë masë, ndonëse po bëhen disa muaj. KLSH ka rekomanduar masa deri në shkarkim për administratorin Gentian Llogu dhe është kryetari i Bashkisë Flamur Golemi si aksionari i vetëm i Asamblesë së…
Listat e fituesve që kanë aplikuar për kredi të butë do të kalojnë në këshillin bashkiak brenda muajit shtator. Kandidatë fitues janë 600 e pak qytetarë, të cilët do të marrin dhe lajmin e mirë që të shkojnë ne bankat e nivelit të dytë për të parë gjithë elementët dhe normat e interesit. Në fazën e parë kanë qenë 2419 aplikantë, ne fazën e dytë 1600, të cilët plotësuan dokumentacionin e saktë. Për shkak se aplikimet për të kërkuar kredi të butë kanë pasur interesim të madh, është vendosur që në fund të këtij viti të bëhet thirrja e re…
Mediat malazeze kanë njoftuar ditën e sotme se është ekzekutuar në Turqi bosi i bandës famëkeqe të drogës “Skaljari”, Jovan Vukotiç.Sipas mediave malazeze Vukotiç është qëlluar nga një motoçikletë, ndërsa ai ishte duke lëvizur me makinë, ku brenda mjetit ndodhej gruaja dhe vajza e tij.Ndërkohë që policia e Malit të Zi ende nuk ka konfirmuar vdekjen e bosit famëkeq.“Shërbimet malazeze po përpiqen të marrin informacion dhe konfirmim nga kolegët në Turqi. Megjithatë, procedura është e ngadaltë.” – tha Drejtoria e Policisë për radio Antena M.Vukotiç ishte në arrati pasi autoritetet gjyqësore malazeze në shtator të vitit të kaluar lëshuan një…
Sali Berisha ka mbajtur sot një takim në Prrenjas. Mes “intelektualëve” të shumtë të “Foltores”, ishte edhe Çeçua nga Qafë Thana që këndoi këngën “Jam Çeço nga Qafë Thana, zhduku Edi Kristaq Rama”. Ai deklaroi se është themeluesi i parë i Partisë Demokratike, ndërkohë që ndërsa fliste kërkuan t’i merrnin mikrofonin.Arsyeja? Nuk është e vështirë të kuptohet, nëse sheh videon, ku në mungesë të mbështetësve në takim i shkojnë karagjoze të tillë. View this post on Instagram A post shared by RTV ORA (@rtvora)
Aknet dhe lëkura e yndyrshme mund të jenë rezultat i prodhimit të tepërt të sebumit. Kjo nuk do të thotë që lëkura është e hidratuar mirë. Lëkura juaj nuk ka domosdoshmërisht shumë ujë vetëm sepse prodhon shumë yndyrë. Nga ana tjetër, heqja e këtyre vajrave nga lëkura juaj inkurajon humbjen e lagështisë, e cila nuk është ideale për shëndetin e lëkurës tuaj. Hidratuesit ndihmojnë në mbajtjen e lagështisë në shtresën e jashtme të lëkurës tuaj. Përbërësit në hidratues tërheqin ujin në lëkurën tuaj dhe krijojnë një pengesë që e mban ujin atje. Sigurohuni që të hidratoni lëkurën tuaj pa shtuar…
Një sherr mes italianëve dhe shqiptarëve në San Felice a Cancello në zonën e Casertës ka përfunduar me 4 të arrestuar. Sipas medieve italiane, një 36-vjeçar italian i kishte ngacmuar të dashurën 21-vjeçarit shqiptar. Kur mbërritën në vendngjarje, karabinierët e gjetën 36-vjeçarin duke debatuar me 21-vjeçarin, të dy të mbështetur nga burra të tjerë. Italianët dhe shqiptarët ishin përballë njëri-tjetrit duke u përleshur me gurë dhe shkopinj, shkruajnë mediet italiane.
Koreja e Veriut ka miratuar një ligj që e deklaron veten fuqi bërthamore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA. Ky ligj parashikon gjithashtu të drejtën e vendit për të përdorur një sulm bërthamor parandalues për të mbrojtur veten në rast kërcënimi. Udhëheqësi Kim Jong-un e quajti vendimin “të pakthyeshëm” dhe përjashtoi mundësinë e çdo bisedimi për denuklearizimin e vendit. Pavarësisht sanksioneve të vendosura kundrejt tyre, Pheniani ka kryer gjashtë teste bërthamore midis 2006 dhe 2017.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në takimin me demokratët në Përrenjas ka shpërthyer në akuza ndaj deputetit socialist, Taulant Balla, të cilin e përshkruan si një kriminel më të rrezikshëm se Gentian Sharra apo Suel Çela. “Edi Rama kontrollon sot të gjitha pushtetet. I kontrollon këto sepse ai dhunoi votën. Ai përdori sistemin e vjetër të diktaturës, atë të patronazhistëve të cilët në segmente të tëra u shndërruan në terroristë të kuq. Ai përdori bandat dhe ju jeni dëshmitarë se si u skuqën rrugët e Elbasani ditën e zgjedhjeve.Ju keni dëgjuar Sali Berishën që të akuzojë Suel Çelën, një bandit,…
Policia Rrugore ka njoftuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket kontrolleve në akset rrugore Tiranë – Durrës – Fier – Vlorë me makina inteligjente dhe radarë automatikë. Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se në 24 orët e fundit, janë pezulluar 52 leje drejtimi, nga të cilat: 10 për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit, 42 për shpejtësi deri në 40 deri në 60 km/h mbi normën e lejuar. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 1950 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje…
Fotot e fundit të Kim Kardashian për “American Dream” kanë shkaktuar polemika dhe kritika. Piers Morgan, një personalitet i njohur anglez, në një shkrim të gjatë për “The New York Post” shkruante se Kim nuk ka lidhje me “ëndrrën amerikane”, duke e quajtur atë madje “makth”. “Kim Kardashian, një grua pa asnjë talent të dallueshëm, e gjithë karriera e së cilës u bazua në pjesëmarrjen e saj në një kasetë të çuditshme seksi”, shkroi ai. Nuk vonoi përgjigjja e Kardashian pas kësaj deklarate: “Unë mund t’ju jap një milion talente. Mund të gatuaj mirë, mund t’ju tregoj gjërat më të çuditshme…
Dikur byrektoret gjendeshin në çdo cep të kryeqytetit, por me hapjen e furrave dhe dyqaneve të mëdha të prodhimeve të brumit, ato po rrallohen gjithnjë e më shumë. Pranë tyre aroma e pjekjes së brumit tundon paletën dhe ndjell oreksin. Byrektoret zakonisht ndodhen në dyqane të vogla që karakterizohen nga një banak prej druri në hyrje dhe një dhomë apo korridor i ngushtë në pjesën e prapme ku bëhet përgatitja e brumit dhe pjekja e tij. Pranë zonës së ish-stacionit të trenit në Tiranë, në anë të rrugës kryesore ndodhet një prej byrektoreve të hershme të kryeqytetit.“Kemi 13 vjet që…