Author: tirana

Nga lagjja e re në Zall Herr, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat për kryebashkiakun Erion. Duke iu pergjigjur indirekt zerave te opozites, Rama tha Veliajt duhet t’i varim hudhër që të mos e marrin më sysh ata që nuk bëjnë asnjë punë. “Le t’i thonë Lalit çfarë të duan ata [opozita], Lali këtu është! Duke ardhur shumë vërdallë nëpër fshatrat e Tiranës e kanë kuptuar se si t’i kthejë ata në hudhra që mos ta marrin më sysh. Dhe prandaj është gjithmonë shumë më i buzëqeshur se unë, se unë s’e kam gjetur akoma këtë si bëhet”,…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërish çështjes së Ervis Martinajnt, i cili prej disa kohë rezulton i zhdukur, ndërsa policia nuk ka asnjë version për këtë ngjarje. Sipas Berishës, Vis Martinaj është biznesmeni në kërkim i lojërave të fatit, ndërsa Olsi Rama eshte biznesmeni ne hije. “Tre ditë më parë, pasi hoqi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë sepse ai ra në një aferë të madhe të vëllait të Ramës me ata call centerat, që po hetohet në botë. Që të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, kjo tregon se ti nuk respekton ligjin. Pastaj i mbyllte në fund…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë këtë të premte spotin e protestën që është planifikuar të mbahet më 13 shtator, me fokus aferën e inceneratorëve. Në spot përcillet mesazhi se ndërsa qytetarëve u kërkohet që të kursejnë, qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës. “NDIHESH I VJEDHUR? EJA EDHE TI!Afera e inceneratorëve është “kryevepra” e korrupsionit. Është vjedhja më e madhe që u është bërë qytetarëve shqiptarë.Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës.Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!”, shkruan Meta.

Read More

Kryebashkiaku Veliaj mban premtimin për 199 familje që u strehuan sot në lagjen më të re në Tiranë, atë të Zall Herrit. Veliaj më herët kishte thënë se në shtator lagjja e Zall Herrit do të jetë gati për të mirëpritur banorët e saj të rinj dhe ashtu ndodhi. Sot Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryeministrin Edi Rama përuruan hapësirën e re të urbanizuar e me të gjitha shërbimet e nevojshme për komunitetin në Zall Herr. Kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht fjalëve që thuhen, Bashkia Tiranë dhe Qeveria shqiptare do të vijojnë punët për ta…

Read More

Takimi i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha me disa demokratë në Përrenjas pasditen e kësaj të premteje u shoqërua me një incident. Në bashkëbisedimin që zhvilloi me qytetarët, ku nuk munguan as sulmet e vazhdueshme në drejtim te qeverisë, në një moment fjalimi u ndërpre për shkak të stakimit të energjisë elektrike. Më herët, Berisha komentoi vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtesave pa leje. Sipas tij, investitorët paguajnë ryshfet për të shtuar kate, ndërsa Rama bën sikur nuk është në dijeni. “Dje në parlament, tek dëgjoja socialistët unë u thashë atyre, urdhëroni, të shkojmë së bashku në çdo…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur para banorëve në Zall Herr për konfiskimet e ndërtimeve pa leje, duke thënë se nuk janë prishur pazaret, ashtu sic është pretenduar këto ditë, por thotë se s’mund të lënë pasanikët që t’i bien në qafë. “Kur përpiqesh të bësh dicka, duhet të përgatitesh të dëgjosh gjithçka. Nëse nuk do të të shajnë e mallkojnë mos dil nga shtëpia, rri brenda. Nëse do që të gjithë të thonë sa burrë i mirë, as mos fol, as mos lëviz vendi dhe as mos u duk. Atëherë je burrë i mirë, i ndershëm, je për t’u bërë…

Read More

Një 30-vjeçar plagosi me thikë dy persona në një qytet jugor të Gjermanisë. Në kundërpërgjigje, policia e qëlloi atë për vdekje. “Personi bërtiti ‘Allahu Akbar’ disa herë gjatë kryerjes së krimit”, tha policia, duke shtuar se ata po e hetonin ngjarjen në një “kontekst të mundshëm islamik ose terrorist”. Të plagosurit që u sulmuan pranë stacioni të trenit në Ansbach ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Sali Berisha në një takim me demokratët e Prrenjasit ka komentuar vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtesave pa leje. Berisha tha se investitorët paguajnë ryshfet për të shtuar katte, ndërsa Rama bën sikur nuk është në dijeni. “E dëgjuat dje, sikur nuk ka qenë në Shqipëri, fliste për mungesën e ligjit në ndërtime dhe urbanistike, që të gjitha mbi bazë ryshfeti, pasi dihet shumë mirë që jo çdo kat, por edhe çdo dhomë paguajnë ryshfetin për ta shtuar. Ky jo që e dinte, por ndryshoi ligjin dhe ngarkoi policinë për tu marrë me ndërtimet pa leje. Pra mendon se…

Read More

Bordit i Transparencës së produkteve të shportës ka vendosur çmimet e reja për ushqimet bazë të shportës. Çmimi i sheqerit është përcaktuar të rritet me 14 lekë, ku nga 104 lekë që tregohej me pakicë, tashme do të shitet me 118 lekë. Ndërkohë, është ulur me 7 lekë çmimi i millit, i cili nga 90 lekë për kg do të shitet me 83 lekë për kg. 2.Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si mëposhtë:a.Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin)…

Read More

Sociologu Gëzim Tushi ka shprehur shqetësimin për komunikimin brutal mes të rinjve, larg atij spiritual dhe të vërtetë. I ftuar në “Shije Shtëpie”, Tushi vë në dukje se si në shoqërinë e sotme po zbehet gjithnjë e më shumë gjuha e mirësjelljes dhe dashurisë. “Do të më vinte mirë në qoftë se në fjalorin, në tipologjinë e komunikimeve erotike në shoqërinë tonë do të kishim zbutje të tilla të mëdha ku njerëzit të flisnin me politesë, me dashuri etj sepse vë re që ka një lloj gjuhe uniseksuale, banale, të vrazhdë. Është tjetër gjë çfarë themi në media sepse ne…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, tha se vendimi i Shqipërisë për dëbimin e diplomatëve iranianë është një vendim i pritshëm pas kërcënimeve dhe aktiviteteve të paligjshme të ndërmarra nga Irani kundër interesave të Shqipërisë. Në një intervistë për shërbimin iranian të Radios Evropa e Lirë (Radio Farda), Milo u shpreh se strehimi i anëtarëve të opozitës iraniane, Muxhahedin-e Khalk (MEK), është arsyeja kryesore e përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, por nënvizoi se si anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria nuk është e vetme në përballjen me kërcënime të tilla. INTERVISTA Radio Evropa…

Read More

Noizy është një ndër reperët, fama dhe sukseset e të cilit janë gjithnjë shumë të komentuara. Së fundmi, atij i është zbuluar një “sekret”. Moderatori Eraldo Rexho ka publikuar një rubrikë në “Instagram”, ku pyet ndjekësit: “Po sikur të flasim  këtu, për ca të doni ju”. “Ka të dashur Noizy?”, e pyet dikush. “Ka derri, po s’tregon”, përgjigjet Rexho.

Read More