Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga policia në Mallakastër gjatë kontrollit të territorit nga toka dhe nga ajri. Në pranga ka rënë Hair Kalemaj 39 vjeç, i cili kishte kultivuar bimë kanabisi në tokën e tij. Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, pasi në banesë iu gjetën edhe 2 çifte të cilat i kishte pa leje. Policia thotë se bimët narkotike që u zbuluan në tokën e 39-vjeçarit u asgjësuan me anë të djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Author: tirana
Barcelona është duke u përgatitur për të hedhur në gjyq Atletico Madridin, për shkak të një mosmarrëveshjeje midis të dyja klubeve për kushtet e huazimit të Antonine Griezmann. Sulmuesi francez u bë pjesë e bardhkuqëve në vitin 2021, e vazhdon që të luajë për madrilenët edhe në këtë sezon. Marrëdhënia e tij me trajnerin Diego Simeone është shumë e mirë, ndërsa ka shënuar 133 gola në 257 takime në skuadrën spanjolle. Sipas gazetës sportive spanjolle “Marca”, Barça synon që t’i bëjë padi Atletikos, pasi pretendon se Griezmann e ka përmbushur klauzolën e blerjes me vlerë 35 milionë Paund, duke luajtur…
Gazetari i njohur, Arjan Çani, ka folur rreth vendimit të qeverisë për konfiskimet e ndërtimeve pa leje. Çani u shpreh gjatë fjalës së tij se sipas burimeve që ka pranë kryeministrisë, Rama po luan me një kartë shumë interesante. “Pyetja që shtrohet sot është: Pse tani Rama vendosi të bëjë këtë gjë? Një arsye, sipas burimeve pranë Kryeministrisë për këtë rikthim të ri politik, Rama po luan me një kartë shumë të interesante që thotë opozitë nuk ka, opozitën do ta bëj vetë. Në mendjen e Ramës, ndoshta ai dhe këshilltarët e tij, ka menduar t’u imponojë njerëzve se opozitën…
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në Shkodër. Rrugët e kryeqendrës së veriut janë mbuluar nga uji. Pedonalja thuajse është kthyer në një “lumë të rrëmbyeshëm”, duke sjellë kështu probleme me lëvizjen e qytetarëve. Ndërkohë, sinoptikanët kanë parashikuar përmirësim të ndjeshëm tëbkushteve të motit gjatë ditës së sotme.
Ndër matësit kryesorë të audiencave të ditëve të sotme konsiderohen klikimet, majde mund të themi se këto të fundit “flasin” për qasjet, shijet dhe preferencat e shumicës. Digital 2022 i publikuar së fundmi nga Kepios tregon pikërisht faqet dhe togfjalëshat më të kërkuar në platformën Google, numrin total të përdoruesve në internet, rrjete sociale në Shqipëri, referuar vitit që lamë pas. Praprakisht, mund të themi se i gjithë raporti është organizuar në formën e një renditje dhe indeximi që vlerëson secilën fjalë me pikë, maksimalisht deri në 100 të tilla për togfjalëshin më të klikuar, bazuar edhe mbi rankimet e…
Vranësirat e shpeshta do dominojnë në pjesën më të madhe të ditës në pothuajse gjithë vendin, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar në Shqipëri reshje të pakta shiu. Sipas MeteoAlb, pritet që më të fokusuara reshjet të jenë në zonat veriore. Por pas orëve të pasdites pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 31°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor kryesisht duke krijuar në brigjet…
Ukraina raporton se ka kapur një gjeneral rus, i cili mendohet të jetë oficeri më i lartë në radhët e ushtrisë ruse që kapet rob që prej Luftës së Dytë Botërore. Një video e shfaqur në disa media ukrainase tregon një grup ushtarakësh rusë të kapur nga forcat vendase gjatë kundërofensivë surprizë pranë qytetit të Kharkivit, mes të cilëve është dhe një person i veshur me uniformën e një oficeri të shkallës së mesme. Por pas shfaqjes së videos, shumë pretendojnë se ushtaraku është Andrei Sychevoi, i cili mban postin e leitnant-kolonelit dhe komandantit të Forcave Perëndimore të Rusisë. Sipas…
Dashi Diçka duhet diskutuar privatisht përpara se të nisni një projekt të ri. Gjetja e kohës është një problem. Jeni të vendosur për të arritur një qëllim. Edhe kur nuk ka më asnjë shtysë, ju vazhdoni përpara. Lavdërimet që do t`ju bëjnë, do t`ju rritin besimin. Demi Angazhimet që keni rënë dakord të ndërmerrni, ju kanë ngarkuar shumë. Mund të jeni të mërzitur me veten tuaj. Mëgjithatë do të gjeni një mënyrë për ta përmbushur këtë detyrim edhe nëse do të gjeni dikë që t’ju japë një dorë ndihmë. Binjakët Një takim pune do të zgjasë më shumë se…
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço tha se kryeministri Edi Rama është shantazhuar drejtpërdrejtë nga persona të paguar nga Irani, pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike. Ai tha se jo vetëm Rama por i gjithë populli shqiptar është kërcënuar se do të kemi fatkeqësi. “Ka persona shqiptarë të cilët paguhen nga Irani për të hapur panik. Jo më larg se dy orë më parë në media, është shantazhuar drejtpërdrejtë kryeministri i Shqipërisë. Unë nuk e di se kush janë këto media që u japin hapësirë këtyre personave. Ndërkohë që edhe grupi “Homeland Justice” ka kërcënuar popullin shqiptar duke thënë se do të…
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se Serbia do t’i bashkohet listës së gjatë të klientëve për dronët turq, Bayraktar. Njoftimi u bë pas takimit të tij me homologun turk, Recep Tajip Erdogan në Beograd për të diskutuar bashkëpunimin në projektet e mbrojtjes dhe ekonomike. Sipas Vuçiçit, Serbia është e gatshme të ndajë “disa qindra milionë euro” për të blerë dronët sulmues, që konflikti në Ukrainë i ka bërë të shumëkërkuar.
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, gjatë takimeve prezantuese tregoi edhe disiplinën e re që ai po vendos në radhët e policisë, ashtu siç e porositi kryeministri Rama “disiplinë ushtarake”. Rrumbullaku u ka kërkuar vartësve që të mos ketë asnjë punonjës policie me mjekër. Me sa duket mjekra në Policinë e Shtetit do të hiqet bashkë me ish-drejtorin e shkarkuar Gledis Nano, të cilin Rumbullaku e pasoi në detyrë. “Dua drejtorë që të mos komandojnë nga zyra, por të jenë në terren, për të kontrolluar, drejtuar dhe menaxhuar veprimtarinë e strukturave policore. Kërkoj analiza të qarta për…
Pushtimi rus shkaktoi mbi 97 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta në Ukrainë deri më 1 qershor, por shifra për ta rindërtuar mund te shkoje rreth 350 miliardë dollarë. Shifra është bërë publike nga një raport i publikuar të premten nga Banka Botërore, qeveria ukrainase dhe Komisioni Evropian, raporton Reuters. Raporti thotë se Ukraina kishte pësuar gjithashtu 252 miliardë dollarë humbje përmes ndërprerjeve në flukset e saj ekonomike dhe prodhimit, si dhe shpenzimet shtesë të lidhura me luftën, ndërsa zhvendosja e një të tretës së të gjithë ukrainasve pritej të rriste shkallën e varfërisë në 21%, nga vetëm 2% para luftës. Në…