Author: tirana

Valon Ethemi vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit turk, me lojtarin shqiptar që realizoi një tjetër gol për Istanbulsporin.Ish-kapiteni i Kukësit, kësaj radhe i shënoi Sivasporit në transfertë, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e 64’. Ky është goli i dytë për futbollistin shqiptar në Superligën turke.Kujtojmë që ai kishte deklaruar që donte të luante për Shqipërinë, por Edi Reja nuk e grumbulloi dhe për këtë arsye zgjodhi Maqedoninë e Veriut.

Read More

Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë prezantimit të “Abetares Unike” e cila do të përdoret për herë të parë në shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës, tha se ky është një rast i mirë për të mbrojtur gjuhën shqipe. Ai tha se sot është detyrë e Shqipërisë por dhe e vendeve shqipfolëse që të mbrojnë gjuhën amtare e cila sot më shumë se kurrë kërcënohet nga globalizmi, rrjete sociale, por edhe lënia pas dore e librit. “Dua ta them që në fillim që është moment shumë i veçantë. Kjo Abetare e unifikuar një punë e përbashkët Shqipëri-Kosovë, ishte një sfidë me…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, gjatë përurimit të Abetares së përbashkët unike me Kosovën, ndër të tjera tha se edhe ministri i Maqedonisë së Veriut ka shprehur dëshirën për t’u përfshirë në këtë nismë, që sipas saj është kaq patriotike. Ajo u shpreh se Abetarja e përbashkët, është edhe fillimi i një faze të re për të forcuar gjuhën shqipe. “Që nga koha e Abetares së parë, Abetarja është libri që lë gjurmë te çdo njeri. Ky moment është edhe fillimi i një faze të re për të forcuar gjuhën shqipe, falë marrëveshjeve të përbashkëta kemi realizuar shumë…

Read More

Viti 2022 shënon 500 vjetorin e udhëtimit rreth botës të Magelanit dhe Elcanos – një momenti të rëndësishëm në histori, sepse tregoi se bota është e rrumbullakët. Dy vjet e njëmbëdhjetë muaj dhe dy javë udhëtoi anija “Victoria” e ngarkuar nga mbretëria spanjolle. Anija ishte një nga pesë anijet me të cilën kapiteni Fernão de Magalhães, i njohur sot si Ferdinand Magelan, filloi në shtator të 1519 udhëtimin duke u nisur nga Sanlucar de Barrameda e Spanjës. Misioni i Magelanit ishte të gjente rrugët që kalonin nga brigjet perëndimore drejt ishujve indoneziane Molukken, për të marrë karafilë, arrëmyshqe dhe piper,…

Read More

Bora dhe Donaldi vendosën të mos e fshihnin më lidhjen e tyre. Çifti nisi të publikonte foto bashkë dhe të ndiqnin sërish njëri-tjetrin në “Instagram” që pas ribashkimit pak muaj më parë. Ishte Semi Jaupaj, ajo e cila ndau foton në rrjetet sociale një foto nga ‘Sunny Hill Festival’ me çiftin. “Shokë përgjithmonë”, shkruante këngëtarja krahas fotos. Po ashtu, Bora dhe Donaldi janë fotografuar në momente intime gjatë ‘Sunny Hill’, ku janë shfaqur të përqafuar. Duket se tashmë ata e kanë kapërcyer krizën në çift dhe nuk i fshihen më syrit kureshtar të fansave. Disa ditë më parë u zhvillua…

Read More

Një familje në Greqi është përballur me një ngjarje të rëndë, ku babë e bir kanë ndërruar jetë me pak orë diferencë nga njëri-tjetri. Ngjarja ka ndodhur në Patra, ku sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, një 87-vjeçar ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa vetëm disa orë më pas ehe djali i tij 40-vjeçar ka ndërruar jetë. Ky i fundit është transportuar në spital nga familjarët, por pa mundur ta shpëtojnë.

Read More

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan është bërë Tereza e cila tregon se ish-burrin e saj e ka njohur në moshën 18 vjeç dhe një vit pasi u njohën vendosën të fejoheshin. Ajo ka treguar se gjatë gjithë kohës kanë folur në telefon dhe nuk janë takuar të pinin kafe sepse në fshatin ku jetonin ata, kjo gjë nuk ishte normale. Tereza tregon se e folura vetëm në telefon nuk mjafton për të njohur një person. Familja e Terezës nuk ishin dakort për martesën e tyre, por pavarësisht kësaj ata u…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u…

Read More

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare Suela e cila nuk i njihte prindërit e saj biologjikë, ka arritur të flasë me nënën e saj pas 43 vitesh. Për shkak të shëndetit të saj jo të mirë, nëna nuk ishte prezent në emision, por ato kanë folur në telefon ku shkaktuan emocione të forta dhe lot në publik. Nëna: Faleminderit shumë, nëna ka 43 vite që që e mbaj në shpirt (qan). Falemindeit, Ardit nuk kam mundësi se do kisha ardhur. Jam e sëmurë, jam me aritmi, jam me zemër. Suela ka një vëlla, ka dy motra…

Read More

Qytetarët me të ardhura të ulëta, pensionistë dhe ata që janë me ndihmë ekonomike do të mund të blejnë dru për ngrohje me gjysmën e çmimit. Nisma është ndërmarrë nga Bashkia e Elbasanit e cila këtë vit ka vendosur t’i menaxhojë vetë duke u ardhur në ndihmë qytetarëve më në nevojë.Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut bashkë me Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja ishin në Fushën e Druve të qytetit ku janë marrë të gjitha masat për të përballuar dimrin. Gjiknuri vlerësoi këtë politikë të ndjekur nga Bashkia e Elbasanit që…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, ka uruar nisjen e vitit të ri shkollor. Meta tha se sot arsimi është në një situatë mjaft të vështirë, për shkak të keqqeverisjes. Ai tha se sot me qindra fëmijë dhe të rinj rrezikojnë të arsimohen për shkak të shtrenjtimit të arsimimit. “Javën e kaluar dëgjuam një deklaratë shokuese nga Ministri i brendshëm ku shprehej se pa krim nuk ka zhvillim, një deklaratë e papranueshme nga përfaqësuesi i qeverisë, i cili ka detyrën kryesore për të luftuar krimin. Nga përfaqësues i qeverisë është kthyer në promovues të…

Read More

Anijet e rojes bregdetare greke kanë hapur zjarr ndaj një anijeje mallrash turke që lundronte në ujërat e detit Egje , duke përshkallëzuar tensionet me Turqinë që janë rritur javët e fundit. Nga të shtënat 20 km në jugperëndim të ishullit turk Bozcaada nuk pati viktima, tha një deklaratë e rojes bregdetare turke. Pas zjarrit nga anijet greke, dy anije të rojes bregdetare turke shkuan në zonë dhe varkat greke u larguan, shtoi ai.Roja bregdetare greke konfirmoi se ishin “të shtëna paralajmëruese” drejt një anije që “lëvizte në mënyrë të dyshimtë” në ujërat greke pranë ishullit Lesbos. Kapiteni i anijes së mallrave…

Read More