Emisioni “Tlive” ka publikuar një video ekskluzive, në të cilën janë regjistruar minutat e fundit të biznesmenit shqiptar në Greqi, para se të futej në hotelin ku u vra. Nga kamerat e sigurisë duket edhe momenti kur 46-vjeçari ndalon makinën, për të shkuar në një kioskë për të blerë një pije freskuese, teksa flet në telefon. Më tej ai futet sërish në makinë për të shkuar te hoteli, te vendi ku dhe dha frymën e fundit. Videon mund ta shihni duke klikuar KETU
Author: tirana
Ish-partnerja e shefit të Tesla-s, Elon Musk ka vendosur të nxjerrë në ankand 18 foto, kujtime nga lidhja e tyre. Fotografitë do të nxirren nga një shtëpi ankandi në Boston. Jennifer Gwynne filloi të takohej me miliarderin në vitin 1994, kur të dy punonin si konsulentë në një konvikt kolegji. Pas diplomimit në Universitetin e Pensilvanisë, Musk filloi doktoraturën në Stanford, por më pas vendosi të braktisë studimet për të nisur startup-in e tij të parë, Zip2.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po merr pjesë në Samitin e 21-të Botëror kundër Terrorizmit: “Terrorizmi në sytë e stuhisë”, organizuar nga Instituti Kombëtar Kundër Terrorizmit në Izrael, në datat 11-15 shtator. Në samit marrin pjesë parlamentarë, personalitete të larta shtetërore, akademikë dhe ekspertë nga mjaft vende të botës, njoftoi sot zyra për shtyp e Kuvendit. Ditën e parë të punimeve, më 11 shtator, samitin e përshëndeti Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Alejandro Mayorkas. Si folëse kryesore në samit, kryetarja e Kuvendit, Nikolla, do të prezantojë nesër qëndrimet e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, dhunës e luftërave…
Gjykata në Itali e ka dënuar me 4 vite burg të riun shqiptar që tentoi të përdhunojë një grua shkurtin e vitit të kaluar në “Forte dei Marmi”, teksa kjo e fundit po bënte shëtitje. Policia nisi punën për arrestimin e 21-vjeçarit, i cili për t’i shpëtuar drejtësisë, u arratis në Shqipëri dhe më pas udhëtoi drejt Greqisë. Më 14 mars ai u kap nga policia greke në bashkëpunim me agjencinë Frontex.
OMONIA ka sulmuar në mënyrë të paprecedentë mediat shqiptare, me pretendimin se këto të fundit po mbajnë anën e Turqisë, pas tensioneve të reja mes Athinës dhe Ankarasë. Reagimi i OMONIA-s Në mënyrë acaruese Mjetet Informimit Masiv në Shqipëri, në veçanti atyre të orientuara pro qeverisë, elektronike, print dhe internetike, jo vetëm adoptojnë informimin që ofron makineria propagandistike e Presidencës së Turqisë përsa i përket përshkallëzimit nga ana e tyre e sjelljes agresive ndaj Helenizmit, por manifestojnë zell të padobishëm në këtë drejtim. Le të bëjnë kujdes gjatë dhënies së informacionit dhe më tej trajtimit të opinionit publik në Shqipëri…
Moderatorja Ori Nebiaj iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në “Instastory”. Njëri prej tyre është interesuar se cila ka qenë rroga më e ulët që Ori ka marrë. “Sa ka qenë pagesa më e vogël që ke marrë?”, e ka pyetur një ndjekës moderatoren, ndërsa kjo e fundit zbulon se më e ulëta ka qenë rroga e saj e parë në moshën 19-vjeçare. “Rroga ime e parë. Përafërsisht 40.000 lekë. Kur isha 19 vjeç.”
Mediat kanë publikuar lajmin se hakerat që kanë sulmuar institucionet shqiptare së fundmi edhe sistemin TIMS në dogana të cilët identifikohen me faqen “Homeland Justice”, kanë nxjerrë në shitje të dhënat e serverëve që ata disponojnë. Sipas tyre, përmes një postimi në rrjetet sociale ata ofrojnë 800 GB të dhëna për 900 dollarë. Por burime për tirananews e mohojnë një fakt të tillë duke theksuar se nuk është e vërtetë si lajm. Kujtojmë që gjatë muajit korrik hakerat sulmuan administratën dhe ministritë duke bërë publike komunikimet përmes e-maileve.
Një qytetare nga Tirana ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar 17 persona, nga 176 testime të kryera. Sipas të dhënave të ministrisë, janë 1,357 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë. Ndërkaq, janë shëruar 172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,964 që nga fillimi i epidemisë.
Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, pasi në garazhin e banesës së tij iu gjetën 100 kg lëndë narkotike e llojeve të ndryshme. Në momentin që qeni antidrogë i është afruar derës së garazhit ka nuhatur erën e fortë të drogës së fshehur brenda tij. Sipas autoriteteve, shqiptari dyshohet të jetë një nga krerët kryesore të një rrjeti shpërndarësish droge. Ai u dërgua në burgun Don Bosco në Pizë, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për hetimin e mëtejshëm të çështjes.
Në këtë numër të dytë, në dispozicion të lexuesit do të jenë përgjimet e bëra nga Sigurimi i Shtetit ndaj “elementëve armiqësore” në periudhën korrik-shtator 1983 në zonën e Matit dhe në burgjet e tij, sidomos në repartin 321 apo ndryshe, burgun e Burrelit. Sipas hartuesit të këtij materiali sekret, që i është dërguar sërish Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Parë, sh. Zylyftar Ramizi, por edhe Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë të Burrelit, sh. Zylyftar Dyrmishi, “elementi armik ka intensifikuar veprimtarinë armiqësore në fushën e agjitacionit e propagandës”. VIJON NGA NUMRI I KALUAR Dhe më tej:…
INSTAT ka publikuar sot të dhënat mbi nivelin e pagave në Shqipëri ku vërehet një rritje e ndjeshme e rrogës mesatare në vend gjatë tremujorit të dytë të këtij viti krahasuar me tremujorin e parë. Sipas INSTAT, paga mesatare në Shqipëri tani është 60 666 lekë, ndërsa në fillim të vitit 2021 ishte rreth 56 mijë lekë. Sipas INSTAT, pagat më të mira në Shqipëri i parrin punonjësit që janë të punësuar në sektorin bankar dhe atë të sigurimeve, ndërkohë që më pas renditen sektori i informacionit dhe komunikacionit; punonjësit e agjencive imobiliare dhe administrata publike.
Zyrtarët japonezë mund të lehtësojnë kontrollet kufitare për udhëtarët e huaj, si një mënyrë për të nxitur ekonominë e saj. Zëvendës Shefi i Sekretarit të Kabinetit, Seiji Kihara i tha TV lokale se jeni i dobët ishte “më efektivi në tërheqjen e turizmit përbrenda”. Jeni ra në pikën më të ulët ndaj dollarit amerikan në 24 vjet javën e kaluar, duke rënë deri në 1.7 për qind. Seiji Kihara tha se një kufi në hyrjet ditore mund të hiqet në “të ardhmen jo aq të largët”. Japonia ka ndaluar shumicën e vizitorëve të huaj për dy vitet e fundit, mes…