DASHI Sot, do të jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo do të rrisë besimin në vetvete. Në punë duhet të mësoheni të bashkëpunoni me kolegët tuaj. DEMI Vazhdon faza e favorshme për ju dhe një bonus ekonomik do t’ju gëzojë pa masë. Një dashuri ruani bilancet. BINJAKET Sot do të merrni informacione të vlefshme për biznesin tuaj. Në punë do të përballeni me një çështje të rëndësishme. GAFORRJA Shumë gjëra nuk ju falin kënaqësi dhe do të donit shumë më tepër. Në punë do të arrini një moment të rëndësishëm. LUANI Duhet të bashkëpunoni me të tjerët që ta…
Author: tirana
Këtë të martë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore zonat në mesditë. Temperaturat minimale do të luhaten 10-18 gradë në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë pa ndryshime 23-26°C në veri deri në 28-32°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 -4 ballë në det të hapur.
Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Arben Kraja, ka deklaruar se SPAK ka të hapura hetimet për ministra e deputetë, lidhur edhe me çështjet e inceneratorëve. “Kemi 20 skuadra me BE përfshirë edhe Francën e MB apo Holandë skeptikë me organet e drejtësisë në vendin tonë. Ka pasur arrestime dënime e sekuestrime nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja. 18 milion e gjysmë euro me Italinë apo pasuri të paluajtshme nga aktiviteti i paligjshëm jashtë. Krimi i organizuar është shumë i zhvilluar. Shqiptarët po përfshihen në krimin në vendin e origjinës dhe kjo e bën të nevojshme bashkëpunimin. Proceset në këtë…
Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan ka pezulluar nga detyra ditën e sotme dy oficerë policie të akuzuar për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për Ulian Shpatarakun dhe Sovjona Kapllanaj. Këta punonjës policie nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor. Njoftim policie Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, datë 11.09.2022, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të punonjësve të policisë: – Nënkomisar U.SH, 37 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit…
Në një takim të organizuar sot nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, mbi figurën dhe misionin e Azem Hajdarit, Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi se figura e Azem Hajdarit është e patjetërsueshme në historinë e Shqipërisë. “Episodi i fundit është i pakonsumueshëm. Pse jemi sot këtu dhe pse vijmë sot këtu? Të kthehesh aty ku është themeluar diçka, mendoj se aty mund të gjejmë vlerat themelore mbi të cilën është ngritur ajo ngrehinë. Për Partinë Demokratike dhe njerëzit që kanë sakrifikuar për këtë parti këtu është vendi i rikthimit te vlerat dhe kur shohim këtë vend historik dhe…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme në takimin në përkujtimin për Azem Hajdari organizuar në sheshin “Demokracia”, është shprehur se ai ishte një person guximtar dhe një lider i denjë. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Azem Hajdari luajti një rol të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës si dhe në parandalimin e gjakderdhjeve. Më tej ish-kryeministri ka rrëfyer dhe një pjesë nga demostrata e parë e mbajtur dhe se si fjala e Azem Hajdarit u dëgjua nga studentët e mbledhur. “Ky takim të zgjon mendime të ndryshme, por ndonëse kjo është dita e ekzekutimit, pushkatimit të…
Një makinë ka shpërthyer në flakë këtë pasdite në qytetin e Durrësit. Shpërthimi ka ndodhur në lagjen numër 1 në Durrës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje për të marrë në kontroll dhe për të hetuar shkakun e shpërthimit.
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, është shprehur se është i gatshëm për të lënë mandatin e deputetit për t’ia kthyer demokratëve Kamzën, nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë ndonjë konkurrent që të mund Rakip Sulin. Ndër të tjera ai theksoi se është i angazhuar që të japë kontributin e tij që PD të bashkohet. Pyetje: A mund t’i bashkonte Xhelal Mziut demokratët në Kamzë? Mziu: Jam i fokusuar te qarku i Dibrës, për të mos ia kthyer rilindjes. Pyetje: Do ishit i gatshëm të linit mandatin e deputetit Mziu: Po pra, qëllimi im kryesor është që të japë kontributin tim…
Shtimi në peshë ose jo është sigurisht një ndodhi që e përcakton ngushtë metabolizmi i çdo personi. Gjithsesi nëse keni vënë re se vetëm në periudha të caktuara të vitit keni tendencën të shtoni në peshë ka disa arsye. Flini më shumë Gjatë stinës së verës kur dielli shkëlqen dhe ajri është i ngrohtë, dëshira për të dalë nga shtëpia është më e madhe. Vera është edhe më e pasur me aktivitete, duke filluar që nga pushimet detare ose malore. Ndryshime në metabolizëm Sipas një studimi të Universitetit të Mastrit në Holandë, metabolizmi e djeg më shumë ushqimin gjatë vjeshtës…
Charlize Theron është një grua e bukur dhe një aktore e talentuar, por jeta e saj personale ka qenë gjithmonë një arsye për diskutim publik. Ajo tani është 47 vjeçe, por në planet e saj, martesa nuk ekziston. Aktorja thotë se “nuk ka nevojë për një bashkëshort” dhe se jeta e saj është e plotë kështu siç është. Theron ka qenë në disa lidhje me personazhe si Ryan Reynolds, Stephan Jenkins, Sean Penn dhe Stuart Toënsend. Pavarësisht se ka qenë në lidhje të gjata, ajo asnjëherë nuk ka qenë e fejuar dhe as nuk ka dashur të martohej. “Unë nuk…
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka marrë pjesë në konferencën “Formimi i Politikës së Jashtme Feministe” në Berlin në fokus të së cilës është promovimi i grave në politikën e jashtme. Gjatë fjalës së saj, ministrja deklaroi se përfaqësimi i grave mbetet prioritet kryesor i qeverisë shqiptare duke shtuar se sipas saj, Shqipëria ka aktualisht një nga përqindjet më të larta të ministreve gra në botë. Ndër të tjera, Xhaçka u shpreh se 60% e të gjitha posteve të nivelit të mesëm dhe të lartë në administratën publike janë gra, megjithatë deklaroi se ka ende punë për të bërë.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar këtë të hënë homazhe në selinë e ambasadës britanike në Tiranë. Ish-presidenti ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elisabeth II, ndërsa nga pamjet e publikuara shihet i shoqëruar nga Monika Kryemadhi dhe nënkryetari i PL, Agim Nesho. “Sot në emër të Partisë së Lirisë, në ambientet e Ambasadës Britanike në Tiranë, i shpreha ngushëllimet Ambasadorit Britanik, Shkëlqesisë së Tij z. Alastair King-Smith, për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II. Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Saj të jashtëzakonshme ndaj Shqipërisë…