Dashi: Kanë vetëm një yll, duhet ta mbajnë fort sepse Mërkuri në Peshore përballë shenjës së dashëve, tregon kompleksitete në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve, të cilat mund t’i komplikojnë jetën dashëve. Demi: Kanë tre yje, Afërdita në Virgjëreshë i jep avantazhe të mira demave, por Mërkuri i kundërt, ua ul yjet. Demët që kanë komplikacione me punën dhe shëndetin duhet ta shikojnë mirë këtë periudhë. Binjakët: Kanë tre yje, janë në një moment me vrull, Jupiteri i ndihmon nga Dashi, por në çështjet erotike do rregullojnë marrëdhënie që kanë qenë të destabilizuara. Mërkuri i kundërt do i ndihmojë…
Author: tirana
Një kangur si kafshë shtëpiake, por një 77-vjeçar nga Australia ka humbur jetën. Ai u sulmua nga kanguri. Një i afërm e gjeti të moshuarin me lëndime të rënda këtë të hënë në shtëpinë e tij në Redmond, rreth 400 km në jug të Perthit. Kur ndihmësmjekët mbërritën në pronën rurale, kanguri i pengoi ata të trajtonin të lënduarin. Australia është shtëpia e rreth 50 milionë kangurëve, të cilët mund të peshojnë deri në 90 kg dhe të rriten deri në 2 metra të gjatë.
Edhe me vdekjen po bëhet pazar. Vdekja e Mbretëreshës së Anglisë, Elizabeth II është kthyer në biznes për shqiptarët. Mediat britanike shkruajnë se bandat shqiptare po përdorin funeralin e Mbretëreshës si një justifikim për të promovuar oferta me zbritje për të kaluar kanalin Anglez. Ata po përdorin media sociale si TikTok për të bërë marrëveshje me çmim 1,600 paund për person për çdo emigrant që “dëshiron të marrë pjesë në funeralin e monarkes”, duke i nxitur ata ta bëjnë këtë përpara funeralit shtetëror e cila do të zhvillohet të hënën e ardhshme. Sipas ofertave, shqiptarët mund të marrin familjet dhe…
Sulmet kibernetike nga Irani në Shqipëri kanë shqetësuar edhe SHBA-në. Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken për këtë situatë. “Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”,-tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price. Sistemi TIMS ra në duart e Iranit, dhe ende në…
Jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, si monarkja më jetëgjatë në fron është në qendër të mediave botërore. Së fundmi po diskutohet edhe shija që mbretëresha kishte për makinat e shtrenjta. Në vitin 2002, asaj iu dhurua një limuzinë “Bentley State” prej 10 milionë paundësh për të shënuar Jubileun e saj të Artë dhe në atë kohë, ajo ishte makina e dytë më e shtrenjtë në botë. Një Land Rover Ceremonial i vitit 1958, i cili është pjesë e Koleksionit Historik Kombëtar në Muzeun Kombëtar të Australisë, është një nga gjashtë makinat identike të ndërtuara në Sydney, posaçërisht për shërbimet mbretërore.…
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur mbrëmjen e djeshme në një intervistë për emisionin “Now”, se ka një marrëdhënie shumë të mirë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Balluku tha se do e mbështesë edhe personalisht Veliajn në Tiranë, për mandatin e tretë në krye të Bashkisë. Pjesë nga deklarata e zv/Kryeministres Balluku Erioni ka shkëlqyer në drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe fakti dhe popullariteti i tij tregon se e ka bërë punën shumë mirë. Ka mundësi që ta bëjë akoma më mirë në 4-vjeçarin tjetër. Ai ka tërë mbështetjen tonë, të…
As zia nuk po ul tensionet në familjen mbretërore. Kur u njoftua se gjendja shëndetësore e mbretëreshës ishte shqetësuese, princ Harry u nis menjëherë për në kalanë ku gjendej Elizabeth II, por pa prezencën e Meghan. Të gjithë u çuditën me mungesën e dukeshës, por Meghan nuk shkoi për një arsye madhore: Charles (mbreti aktual), i kërkoi Harry-t të mos e merrte me vete për të parë nga afër gjendjen e mbretëreshës. “Tensioni ishte shumë i lartë dhe nuk kishte asnjë mundësi që Meghan të shkonte në Balmoral. Fakti që fillimisht u tha u tha se Harry dhe Meghan do…
Përgjatë fushatës zgjedhore, presidenti iranian, Ebrahim Raisi, është zotuar se nuk do të kufizohet më shumë qasja në internet. Në këtë shtet, autoritetet veçse kanë bllokuar dhjetëra mijëra faqe dhe vazhdimisht ndërpresin lidhjet e internetit. Mirëpo, prej kur presidenti i linjës së ashpër ka ardhur në pushtet, në gusht të vitit 2021, ekspertët kanë thënë se administrata e tij ka nisur të zbatojë fshehurazi edhe një projektligj shumë të diskutueshëm për të kufizuar qasjen në internet. Projektligji për mbrojtje të hapësirës kibernetike parasheh që forcat e armatosura të marrin kontrollin mbi internetin dhe të bëjnë vepër penale përdorimin e rrjeteve…
Ceremonia për ndarjen e çmimeve “Emmy Awards 2022”, u zhvillua vetëm katër ditë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Eventi “la në hije” vdekjen e monarkes që mbretëroi për 70 vite, duke bërë zero komente dhe nuk mbajtën homazhe për ndarjen nga jeta. Gjithësesi, disa aktorë gjetën një moment për të folur mbi Mbretëreshën dhe për të treguar se çfarë do të thotë për ta fundi i mbretërimit të saj historik mbretëror.
A po luftohet Shqipëria me sulme të njëpasnjëshme nga Irani? Sulmet kibernitike nuk po ndalet dhe duket se është forma me të cilën Irani do të vijojë të shkaktojë probleme në Shqipëri. Ndaj për këto ngjarje kaq të rënda për Sigurinë Kombëtare, ministri i Brendshëm, kreu i shërbimit informativ dhe drejtoresha e AKSHIT do të thirren në një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë të Kuvendit për të dhënë informacion mbi sulmin kibernetik nga Irani. Krerët e institucioneve përgjegjëse për sigurinë në vend do të thirren në seancë dëgjimore për të dhënë shpjegime mbi sulmin kibernetik nga Irani. Opozita paraqiti…
Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me fotot e garës “BMW International GS TROPHY 2022”. Përmes një postimi në facebook, Rama thotë se pilotë nga e gjithë bota zgjodhën Shqipërinë, duke zbuluar e promovuar shtigje të pashkelura natyrore të vendit tonë. “MIRËMËNGJES dhe me entuziazmin e pilotëve nga e gjithë bota, të cilët zgjodhën Shqipërinë për të marrë pjesë në BMW International GS TROPHY 2022, duke zbuluar e promovuar shtigje të pashkelura natyrore të vendit tonë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. GS Trophy 2022 zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Gara ndërkombëtare…
Debati i Kosovës për mbajtjen e shamisë nga vajzat myslimane në shkolla, ka përfshirë edhe Shqipërinë. Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, i është përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili është shprehur kundër mbajtjes së shamisë në shkolla. Myftiu ka hedhur poshtë pretendimet se shamia islame i shërben interesave serbe, si dhe i ka bërë thirrje të gjithë politikanëve dhe akademikëve të tjerë ateistë që të heshtin, pasi ai dhe të tjerë nuk janë thirrur për të futur hundët aty ku nuk duhet. “Përgjigja më e mirë për të gjithë islamofobët dhe osmanofobët e trojeve shqiptare që nuk…