Pesë mina me telekomandë janë sekuestruar në Durrës nga forcat e policisë së qytetit bregdetar. Operacioni ka nisur nga mbrëmja e kaluar dhe ka vijuar deri ditën e sotme. Policia njofton se ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili do t’i shiste 5 kallëpet e C4 dhe 5 kapsollat detonatore. Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.Transportonte 5 kallëpë lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatore, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari. Gjenden dhe sekuestrohen lëndët plasëse.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas transportonte lëndë eksplozive me qëllim tregtimin e tyre, organizuan dhe…
Author: tirana
Shpërthimi i konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shkaktuar shqetësim global. Franca pritet të diskutojë çështjen midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, njoftoi zyra e presidentit Emmanuel Macron, duke shtuar se presidenti francez vazhdoi t’u bëjë thirrje të dyja palëve që të respektojnë armëpushimin. Armenia njoftoi sot se të paktën 49 ushtarë të saj u vranë në luftimet përgjatë kufirit me Azerbajxhanin pas një përshkallëzimi të armiqësive që detyruan Rusinë dhe SHBA-në të bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje. Së bashku me SHBA-në dhe Rusinë, Franca kryeson Grupin Minsk të OSBE-së, i cili ka shërbyer si ndërmjetës midis…
Oficeri i arrestuar, Jeton Lami i identifikuar si shofer i Ervis Martinaj, ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Çështja është planifikuar të gjykohet më datë 20 shtator, në orën 09:50. Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Policisë së Shtetit që ti jap fund kësaj historie. Nëse është vrarë apo zhdukja është inskenim, kryepolici Muhamet Rrumbullaku duhet të japë përgjigje sa më parë.
Kanali anglez ka parë gjithnjë e më shumë njerëz që rrezikojnë jetën për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar, shpesh në bordin e gomave të padepërtueshme. Të paktën 601 njerëz bënë udhëtimin e rrezikshëm për në Britani të hënën, duke e çuar në 28,561 numrin e personave krahasuar me 28,526 që kaluan në vitin 2021. Në një përpjekje për të penguar të tjerët nga kalimi, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar së fundmi kërcënoi se do të largonte azilkërkuesit në Ruanda. Por skema është zhytur në sfida ligjore dhe më shumë se 22,000 njerëz kanë kaluar ngushticën e Doverit me varka…
Pas 5 viteve si President, sot si kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të mbajë protestën e parë kundër qeverisë “Rama 3”. Meta doli në një konferencë për shtyp ku tha se sot në protestë duhet të bëhemi të gjithë bashkë, në atë që e quajti protestë paqësore, qytetare dhe model. “Do të jetë një protestë e parë, në një skenë krimi si inceneratori i Tiranës. Mafia duhet ndalur sot, përpara sesa t’i bëjë dëme të tjera më të rënda vendit tonë. Sot, duhet të ekzekutojmë frikën që mafia po mbjell kudo. Nuk mund të jemi një vend…
Më 12 tetor, kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Europës me një fjalim, ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Shqipëria miratoi në Kuvend Rezolutën kundër raportit të Dick Marty, pasi akuzat e bëra prej tij janë totalisht të pabaza dhe nuk janë vërtetuar në të gjithë këto vite dhe njollosin një luftë të drejtë të popullit të Kosovës. Rezoluta u është dërguar: Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;Sekretares së Përgjithshme të…
“Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, tha presidenti Aleksandar Vuçiç, në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë, ku në rend dite është procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Po ashtu Vuçiç tha se politika reale nuk mund të mbështetet në mite dhe fantazi. Për të duhet bërë dallimi mes “realitetit dhe mundësisë” për të luftuar si shtet dhe si komb “për atë që themi se është më e rëndësishme për ne”. Ai tha se detyrë është që…
Policia e Shtetit ka reaguar 24 orë pas atentatit të regjistruar në Durrës, duke sqaruar rrethanat e ngjarjes. Policia thekson se u qëllua njëherë me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Në momentin e të shtënës me armë, nuk ka pasur asnjë person brenda. “Më datë 12.09.2022, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e…
Britney njihet si Princesha e Pop-it, por ajo dikur ishte gati të bëhej Mbretëresha e Anglisë.Mesa duket Princi William paska pasur një romancë me këngëtaren amerikane, kur ata kanë qenë adoleshentë. Lidhja e tyre ka përfunduar përpara se ata ta zyrtarizonin atë. Në vitin 2002, Britney i tha prezantuesit të njohur, Frank Skinner, se ajo kishte biseduar me Dukën e Cambridge përmes e-mailit. Madje këngëtarja e njohur e kishte ftuar Princ William për një darkë, kur ajo ishte në Mbretërinë e Bashkuar për turneun e saj. Po ashtu Spears tha se kishin shkëmbyer pak e-mail dhe se ai duhej të…
Këtë mbrëmje rikthehet “Champions League”, me ndeshjet e dyta të fazës së grupeve. Emocionet nisin në orën 18:45, teksa Interi do të luajë në transfertën ndaj Viktoria Plzen. Skuadra zikaltër do të kërkojë 3 pikët e para në këë edicion. Në të njëjtën orë nuk pritet ta ketë të thjeshtë as Tottenhami që do të luajë në transfertën ndaj Sporting Lisbonë. Në orën 21:00, vjen dhe ndeshja më e bukur ndoshta e kësaj faze, mes Bayernit dhe Barcelonës. Një super duel, që aktin e parë do ta zhvillojë në “Allianz Arena”. Skuadra gjermane nuk është në formën e saj më…
Deputetja e Partisë Demokratie, Dhurata Çupi i është përgjigjur qëndrimit të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se mbështet hartën aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe. Çupi thotë se kryeministri Edi Rama ka frikë nga vota, ndaj dhe PD-ja do të kërkojnë referendum për ndryshimin e hartës territoriale. “Është tallje me partnerët që u angazhuan në proces. Është tallje me parlamentin. Është shpërdorim i taksave të qytetarëve, për një proces të paracaktuar nga vullneti i Edi Ramës. Edi Rama ka frikë të përballet në një betejë të vërtetë elektorale dhe kërkon rezultat ne tavoline.…
Ish-shefi ushtarak serb, Ratko Mlladiç, është shtruar në spital. Ai po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për krime lufte në Hagë. Ish-gjenerali ishte shtruar në spital për një javë, fillimisht në një spital civil në Hagë dhe që nga e enjtja në objektin e burgut të “International Residual Mechanism for Criminal Tribunals” (MICT) në qytetin holandez. Gjykata në Hagë tha se nuk mund të komentonte mbi gjendjen shëndetësore të të burgosurve, pasi një informacion i tillë është konfidencial. Ratko Mlladić humbi apelin në qershorin 2021 kundër dënimit me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte…