Author: tirana

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, i pranishëm në Komisionin e Sigurisë, kërkoi nga qeveria shqiptare ekstradimin e kriminelëve shqiptarë që siç tha ai jetojnë të lirë në Dubai. Ai tha se gjithçka komandohet nga Dubai, ndërkohë që në Shqipëri shënohen krime. “Kjo është një marrëveshje që është kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe jo nga Shqipëria. Ndërkohë ministria e Brendshme dhe qeveria ka shqetësim për grupet kriminale apo për drejtues të grupeve kriminale që jetojnë të lirë në Dubai apo në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mediat kanë ngritur shqetësim, por ato janë edhe të dokumentuara pasi janë përballur me…

Read More

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Korçë, në afërsi të fshatit Zëmblak. Sipas burimeve bëhet me dije se një traktor është përplasur me një motor dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit. Gjithashtu bëhet me dije se policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Read More

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në ambientet e Inceneratorit të Tiranës në prag të nisjes së protestës së thirrur pasditen e sotme nga Partia e Lirisë. Deputeti i PL, Endrit Braimllari ka deklaruar për News 24 se protesta do të jetë paqësore ndërsa nënvizoi se do të ketë një pjesëmarrje masive të qytetarëve. “Protesta është paqësore. Nuk kemi ndërmend të bëjmë protestë të dhunshme. Shtimi i forcave të policisë tregon forcën e regjimit. Rama edhe vjedhjet e tij synon t’i mbrojë me FNSH. Besoj se pjesëmarrja do të jetë e jashtëzakonshme. Sot është thirrur në këtë ambient te…

Read More

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar dhe proceduar penalisht 29 drejtues mjetesh. Gjithashtu, uniformat blu goditën 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer, duke e çuar në 135 numrin e rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, të goditura që nga fillimi i këtij viti. Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, janë evidentuar dhe goditur 5 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar në 55 numrin e drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit…

Read More

Pak ditë më parë Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë. Moderatorja dhe Eduart Grishaj u bënë prindër tënjë vajzë që e quajtën Zoi. Së fundmi, Arbana ka publikuar dhe videon e parë me të bijën. Ajo shfaqet teksa mban Zoin në krah dhe shkruan: “Më në fund pak paqe.” Ndërkohë ditën e djeshme moderatorja publikoi gjithashtu disa foto të saj ku dukej në super-formë pas lindjes së fëmijës së saj të tretë. Arbana pozoi e veshur e tëra me të zeza, teksa kishte kombinuar një fustan me çizme dhe çantë të së njëjtës ngjyrë.

Read More

Qeveria e Kosovës ka dalë me një reagim lidhur me sulmet kibernetike mbi sistemet qeveritare javën e kaluar. Në njoftim theksohet se sulm i llojit DDoS ka shkaktuar pengesa dhe mungesë të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare. Në një postim në “Facebook” , qeveria njofton se sulmi kibernetike është tejkaluar tashmë dhe se janë parandaluar tentativat për vazhdimin e sulmit. “Gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulm kibernetik të llojit DDoS që ka shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të…

Read More

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për problemet e skuadrës së tij. Në fillim të sezonit, ai nuk kënaq tifozët me rezultate të mira. “Kjo është ajo që kemi diskutuar ne duhet të gjejmë një ekuilibër. Nëse nuk arrini të shënoni, atëherë të paktën nuk duhet të pranoni. Nuk është turp nëse pjesa e parë përfundon 0-0. Nuk mund të pësosh gola. Vetëm për shkak se nuk mund të shënosh nuk do të thotë që duhet të pranosh i pari. Duhet të mendoni për këtë, duhet të jeni të qetë dhe të përqendruar. Ndonjëherë humbasim durimin, ky është problemi.…

Read More

Kur edhe pak na ndan nga fillimi i “Dance With Me”, moderatorja Alketa Vejsiu ndodhet për pushime në Mykonos, nga ku postoi një foto duke pozuar me sufllaqe në dorë. “Po, vij deri këtu për të shijuar një sufllaqe greke”, ka shkruar Vejsiu krahas fotos. Mirëpo, ky postim ka irrituar një ndjekës, i cili nuk ka hezituar t’i lë një koment. “Nuk latë pa publikuar vetëm kur jeni në banjo për nevojat personale. Bjeri qemanesë… vipsat shqiptare”, i shkruan ndjekësi. Moderatorja nuk e ka injoruar këtë koment, por ka vendosur t’i kthejë një përgjigje direkte. “Unë s’jam vip. Jam një si…

Read More

Pas rreth 2 orësh ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Takimi është zhvilluar larg vëmendjes së mediave. Nga Kosova bëjnë me dije se Albin Kurti është nisur me urgjenca nga Prishtina, ku edhe ka anuluar duke lënë në gjysmë edhe një konferencë të cilët po mbante për mediat në Kosovë. Ende nuk ka detaje në lidhje me arsyet e takimit apo vizitës së kreut të qeverisë së Kosovës.

Read More

Thirrjes së Ilir Metës për të protestuar këtë të martë para inceneratorit të Tiranës i bashkohet edhe Partia Demokratike e Sali Berishës, por burimet i thanë A2 CNN se vetë kreu demokrat nuk do të marrë pjesë për shkak të angazhimeve të tjera. “Çdo deputet dhe anëtar i PD është i lirë t’i bashkohet protestës si një kauzë e përbashkët që ndajnë të dyja partitë kryesore të opozitës”, sqaruan më tej burimet nga selia blu. Duke evidentuar serish faktin se çarja mes Berishes dhe Metes eshte thelluar akoma me shume, per shkak te krizes se lidershipit te opozites, nga e…

Read More

Regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj ka reaguar ashpër pas propozimit të deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj, për ndalimin e filmave të prodhuar para viteve 90-të. Ndërsa e cilëson një kërkesë absurde, Shanaj tha se këtë ide nuk e mbështet as 3% e popullatës. “Më thanë që Alibeaj paska propozuar në Kuvend ndalimin e filmave të para 90 ! Nëse është kështu, (siç edhe po më kërkon media të prononcohem)…. si themelues i PD, ndiej trishtim të konstatoj këtë kërkesë absurde nga PD. Ju them këtyre PD- isteve, se këtë ide, mes shqiptarëve nuk e përkrahin as 3 % e popullatës… Duket…

Read More

Uji luan një rol thelbësor për shëndetin. Roli i tij shkon përtej shuarjes së etjes. Rreth 60 përqind e peshës trupore të njeriut përbëhet nga uji. Ai ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit, lubrifikon gjymtyrët dhe përmirëson tretjen. Uji mbush stomakun dhe rrjedhimisht frenon oreksin duke ju ndihmuar të mbani nën fre konsumin e kalorive. Një studim Australian konfirmoi se njerëzit që pijnë të paktën dy gota ujë përpara vaktit, humbasin më shumë në peshë se të tjerët. Uji duhet pirë gjatë gjithë ditës dhe jo vetëm për rënien në peshë. Por nëse vëreni që keni neps për të…

Read More