Teksa duket se është rindezur sërish konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, duket se Turqia do të vijojë të mbajë krahun e aleatit tradicional, Azerbajxhanit. “Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Azerbajxhanit dhe nuk do ta lërë kurrë vetëm”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, pas përleshjeve që rifilluan midis trupave të Azerbajxhanit dhe Armenisë. Duke folur në një konferencë, Çavusoglu shtoi se marrëdhëniet e Ankarasë me Armeninë nuk janë të pavarura nga marrëdhëniet Jerevan-Baku. Si Armenia ashtu edhe Azerbajxhani fajësojnë njëri-tjetrin për përleshjet gjatë natës përgjatë kufirit, në një përsëritje të dekadave të armiqësive të lidhura me territorin…
Author: tirana
Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka akuzuar mazhorancën se ka planifikuar një skenar për marrjen e zgjedhjeve lokale të viti 2023 në tavolinë duke anashkaluar nevojat e qytetarëve. Alibeaj e ka quajtur reagimin e tyre në Komisionin e Reformës si një provokim teksa i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve për të mbështetur “atë që është interesi i gjithë shqiptarëve.” “Kjo është çëshje që meriton trajtim dhe diskutim.i jemi futur kësaj reforme jo vetëm si kerkesë e jona, por është një kërkesë që ka lindur që në vitin 2014. Reforma e asaj kohe u bë në mënyrë…
Pas përfundimit të afatit të paraburgimi 40-ditor, togat e zeza kanë ndryshuar masën e sigurisë në arrest me burg pa afat për ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani. Gjatë kësaj kohe mësohet se po vijojnë për ekstradimin drejt shtetit Spanjoll. Menjëherë pas arrestimit, autoritetet Spanjolle sollen dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjesh.
Rreth 53,300 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, sipas një deklaratë të ushtrisë së Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja. Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tregon se janë rrëzuar gjithashtu 244 avionë luftarakë, 213 helikopterë dhe 904 dronë. Lajmi është bërë i ditur nga Ukrinform. Për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 2,175 tanke ruse, 1,279 sisteme artilerie, 4,662 automjete të blinduara, 15 anije dhe 233 raketa.
Katër të huaj, dy shqiptarë, një pakistanez dhe një tunizian u arrestuan në Athinë me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas ELAS-it, në kuadër të hetimit të informacionit në lidhje me trafikun e drogës në zonën e Kerameikos, tre të huajt janë pikasur duke u takuar me të katërtin, i cili ka mbërritur në vendngjarje me makinë. Në atë moment janë paraqitur efektivët e policisë dhe gjatë kontrollit që kanë bërë në automjet janë gjetur dhe konfiskuar 2 pako me lëndë narkotike. Mediet greke bëjnë me dije se në dy pakot kishte 1492 gram kanabis (1.5 kg). Në të njëjtën…
Ervis Martinaj është pjesë e përditshme e lajmeve. Këtë herë lajmi erdhi nga Kryesia e Kuvendit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, foli për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë, për të cilin tha se shteti ka ngritur duart lart. “Është zhdukur një qytetar i një vendi e vetëm dëgjohen versione nga qytetarët e portalet e nga shteti e policia nuk jepet asnjë version. A është zhdukur, a është gjallë a ka ikur a mos është dhe ai këtu, pra të ndodhë një situatë e tillë nën këtë vend e shteti ngre duart përpjetë.…
Ka përfunduar hetimi për Festim Bizhdilin, kopshtarin e një resorti, si dhe për Olsi Turjan, të cilët akuzohen për zhdukjen e Jan Prengës. Rrëmbimi dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, pas përplasjeve të grupeve rivale për trafikun e Kokainës. SPAK kërkon burgim të përjetshëm për kopshtarin Festim Bizhdili, ndërsa për Olsi Turjan kërkon dënim me 3 vite burg. Të pandehurit kanë kërkuar pafajësi në sallën e gjyqit, ndërsa trupa gjykuese e GJKKO është tërhequr për vendim. Mësohet se vendimi do të shpallet me datë 29 shtator nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Në mjediset e Bashikisë Mat është organizuar sot një ceremoni disi e veçantë. Kryetari i kësaj bashkie, Agron Malaj ka vlerësuar me titullin e “Mirënjohjes” specialistë dhe punëtorë të zakonshëm, të cilët kanë punuar për dekada në fusha të ndryshme.“Bashkia Mat, nuk mund të linte në harresë kontributin dhe sakrificat e këtyre njerëzve të thjeshtë, punëtorë, duarartë. Eshtë hera e parë që ne organizojmë një ceremoni të tillë, por kjo duhet të kthehet në traditë, pasi mundi dhe djersa e çdo matjani, që punon dhe kontribuon për vendlindjen, meriton vlerësim dhe mirënjohje”.-tha Malaj.Të emocionuar, ish punonjësit Rifat Pasha, Zenel Kuka,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë teksa po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Ai ka mbërritur te vila qeveritare, ku më herët kishte shkuar kryeministri Edi Rama.
“Ne do të bëjmë çdo gjë që kemi mundësi që Kosova të marrë liberalizimin e vizave”, ka thënë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak gjatë vizitës së saj zyrtare më 13 shtator në Prishtinë. Në konferencën e përbashkët, pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ajo tha se vendi i saj do që të luaj rol aktiv për të siguruar paqe dhe se objektivi i tyre është stabiliteti “ashtu që mos te këtë më luftë në Evropë”. “Kanë kaluar 20 vite prej përfundimit të luftërave në Ballkan, nuk është edhe shumë larg, ndërsa tani kemi luftën me Ukrainën…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave për dy sulmet kibernetike. Rama i cilëson trillime, shpotitje dhe ligësi e neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi! “Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi!”, deklaron Rama.
Të paktën 17 milionë europianë vuajtën nga “Covid i zgjatur” në vitet 2020 dhe 2021, sipas një vlerësimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ky numër korrespondon me 16% të 102.4 milionë njerëzve të infektuar nga virusi gjatë dy viteve të para të pandemisë në gjithsej 53 vende të kontinentit europian. Lodhje, kollë, gulçim, ethe, humbje të nuhatjes dhe shijes, depresion. Personat me covid të zgjatur kanë raportuar një ose më shumë simptoma, përgjithësisht në tre muajt e parë pas infektimit dhe vazhdojnë për të paktën dy muaj. “Miliona njerëz në rajonin tonë, i cili përfshin pjesë të Europës dhe pjesë…