Ka nisur protesta e thirrur nga kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ndërsa është pyetur nëse do ti bashkohet Berisha protestës, Meta tha se të gjithë janë të mirëpritur. “Jeni të gjithë të mirëpritur. Faleminderit që keni ardhur”, kështu është shprehur Ilir Meta ndërsa ka mbërritur tek Inceneratori i Tiranës ku edhe po zhvillohet protesta.
Author: tirana
Ka nisur protesta e parë e Partisë së Lirisë për këtë sezon. Protesta po mbahet te landfilli i Sharrës. I pranishëm është edhe kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta. Në një prononcim për mediat, ai tha se çdo qytetar është një zë i fuqishëm për të thënë të vërtetën dhe për t’i thënë SPAK-ut që të ndalë drejtësinë me regji. “Unë sapo kam ardhur. Çdo qytetar që ka ardhur është një zë i fuqishëm për t’i thënë SPAK-ut dhe të gjithëve boll më me drejtësi me regji. Boll burgosët fukarenjtë pse nuk paguajnë faturat e dritave. Ja ku e…
Qeveria do të ngrejë një strategji kombëtare për gjuhën shqipe, të cilën në kushtet aktuale e konsideron më të rrezikuar se kurrë.Propozimi i parë që pritet të hidhet në diskutim është ai për të bërë provime sipas niveleve për gjuhën shqipe, siç ndodh aktualisht me gjuhët e huaja, dhe ky provim me nivele të jetë kriter për punësimin në administratën publike, ku evidentohen edhe problemet më të mëdha të gjuhës shqipe, sidomos në dokumentet zyrtare.Ministrja e Arsimit ngre nevojën që gjuha shqipe të përfshihet edhe në programet universitare në Bachelor, apo edhe në ato të mësuesisë. Ndër të tjera, ministrja…
Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë, Ferdinand Xhaferi, Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë kërkuar që ish-Drejtori i Policisë Gledis Nano, të dëshmojë për bisedën që ai ka bërë me oficerin Jeton Lami, efektiv i Operacionales që shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinajt deri në momentin që ky i fundit humbi gjurmët. Të pranishëm në Komisionin e Sigurisë, ata thanë se Nano duhet të flasë pasi ka hapur ‘Kutinë e Pandorës’ për lidhjet e krimit me politikën. Por, kryetari i Komisionit, Nasip Naço thotë se Komisioni nuk ka të drejtë të thërrasë në Komision një ish-drejtues të Policisë së…
Një 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës këtë të martë në fshatin Larushk të Fushë Krujës. M. M., i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, u gjet nga familjarët i vetëvarur në një kasolle. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pak minuta para se të nisë protesta e thirrur nga Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta, Ambasada Amerikane i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin vendet ku do të ketë grumbullime. Në mesazhin e saj, ambasada thekson se situata mund të ndryshojë. “Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin që bëhet sa herë…
Autoritetet ukrainase kanë arrestuar një numër të paspecifikuar të mësuesve rusë, të cilët u zhvendosën në qytetet ukrainase kur Rusia mori kontrollin e tyre pas nisjes së pushtimit në fund të shkurtit. Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha më 12 shtator se mësimdhënësit, të cilët erdhën në Ukrainë për të mësuar nxënësit në shkollat lokale ukrainase me kurrikulë ruse, “kanë kryer krime”. “Sigurisht, gjykata do të vendosë për ndëshkimin e tyre, por në territorin e shtetit tonë janë një numër i madh i qytetarëve rusë të cilët erdhën në territoret e okupuara përkohësisht dhe ata sigurisht që do të përballen me…
Policia gjermane ka vënë në pranga një 29-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një personi në muajin korrik. Ai u arrestua në Rönneburg, ku qëndronte i fshehur në banesën e të dashurës së tij. Mbrëmjen e 23 korrikut, i riu shqiptar goditi me thikë një 33-vjeçar në tualetin e një klubi nate, pasi u përfshi në një konflikt me disa persona. I riu ka pësuar lëndime të shumta në trup, ndërsa shqiptari akuzohet për tentativë vrasje.
Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka mbledhur sot në takim strukturat e drejtorive vendore të Policisë Vlorë, Gjirokastër, Fier, Berat, Lezhë dhe Shkodër, si dhe me strukturat e drejtorive vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër. Ai ka kërkuar ndryshim të vizionit dhe sjelljes në komunitet dhe në luftën ndaj krimit. “Kërkoj impenjim maksimal dhe profesional, për hetime të thelluara, duke bashkëpunuar me prokuroritë respektive dhe agjencitë ligjzbatuese. Intensifikoni masat, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë.Intensifikoni kontrollet në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të…
NATO ka nisur stërvitjen më të madhe detare që është mbajtur ndonjëherë në Mesdhe. Aleanca e Atlantikut Veriut ka bërë të ditur se kjo stërvitje do të shërbejë për të rritur gatishmërinë dhe aftësinë e forcave anëtarë për të bashkëpunuar. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë 5 nëndetëse, 5 avionë, 1500 forca detare. NATO njofton se në këtë stërvitje do të marrin pjesë 12 shtete anëtare, mes tyre edhe Turqia me Greqinë, të cilat gjatë ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm tensionet.
Kur vjen puna te radha e kremit mbrojtës të diellit dhe hidratuesit, shpesh vendosemi në dilemë se cilin të aplikojmë të parin. Joshua Zeichner, drejtor i kërkimit kozmetik dhe klinik në dermatologji në Spitalin Mount Sinai në Neë York City, sugjeron fillimisht kremin me faktor mbrojtës SPF. Por jo të gjithë dermatologët janë dakord. Ekziston gjithashtu një argument që ju duhet të aplikoni SPF-në tuaj pas hidratuesit tuaj të mëngjesit, thotë Sejal Shah, një dermatologe e certifikuar nga bordi në Neë York City. “Kur aplikohet krem hidratues pas kremit të diellit, ai në fakt mund të ndryshojë vetitë e kremit…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Roland Bejko, tha se grupi brenda PD-së që nuk mbështet Berishën, nuk do të marrë pjesë në protestën tek inceneratorët, të thërritur nga Ilir Meta. “Ne jemi te një grup politik që në kongresin e dhjetorit të PD-së, kemi dalë me moton tonë që e shkuara duhet të jetë në pjesë tjetër të historisë dhe e ardhmja në pjesë tjetër. Kështu që, i ashtuquajtur “Trekëndëshi i Bermudës”, i artikuluar nga zoti Basha në atë periudhë, mendoj se është i qenësishëm dhe për pasojë nuk mund të bëhemi pjesë e spektaklit politik që realizon kjo trio, Rama-Berisha-Meta”,…