Një konflikt i nisur brenda një servisi, mund të përfundonte me vrasje. Forcat blu informojnë se në lagjen numër 1, në Rrogozhinë, pronari i një servisi kërcënoi me armë zhurmuese dhe dhunoi një klient. Pronari me inicialet A.M, 40-vjeç dhe punëtori i servisit me inicialet M.M, 36-vjeç, dhunuan e kërcënuan klientin. Policia bëri të mundur arrestimin e dy personave si dhe sekuestroi një pistoletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes. NJOFTIMI I POLICISË Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë. Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një…
Author: tirana
Rikthehen protestat për abuzimin me 11-vjeçaren nga 5 burra në Kosovë. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, mbajti mëngjesin e kësaj të mërkure, një protestë simbolike pranë Këshillit Prokurorial të Kosovës. Aktivistët kërkuan nga Këshilli Prokurorial të shkarkojë prokurorin Ruhan Salihu dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi. Ata kërkuan edhe heqjen e lëndës së dhunimit të 11-vjeçares nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kalimin tek Prokuroria Speciale e Kosovës për hetim të mëtejshëm.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është pritur nga homologu izraelit, Nitzan Horowitz në Tel Aviv, në një takim në kuadër të Sesionit të 72-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë elektronike, rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe mbështetja për përballimin e emergjencave. “Shteti i Izraelit është një model për shëndetësinë elektronike, përgjigjen ndaj emergjencave dhe kërkimin shkencor. Ndaj duam të forcojmë bashkëpunimin me ju në këto fusha prioritare për ne, përmes zgjerimit të memorandumit të mirëkuptimit mes dy vendeve tona”, tha Manastirliu. Duke…
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, po prodhon qindra lajme. Por së fundmi, një teori e re po “zien” në rrjete sociale. Kjo lidhet me Meghan Markle, për të cilën pretendohet se ka pasur një mikrofon të fshehtë, kjo sipas teorive, ajo po mbledh materiale për dokumentarin e saj në Netflix. “Nuk mund ta besoj që ajo po e regjistron këtë. Ajo është thjesht një grua e poshtër dhe toksike. Shpresoj që Mbreti Charles t’i ketë thënë Harrit se nuk do të vijë në varrim”, ka shkruar një person në Twitter. Një tjetër ndau të njëjtën foto dhe shkroi: “A po…
Vëllezërit Ted dhe Geoff Nobbs, u ndanë në vitin e largët 1945, por që janë ribashkuar pas 77-vjetësh dhe takimi mes tyre është shumë emocional, gati i pabesueshëm. Ted Nobbs, tashmë 83 vjeç dhe vëllai i tij Geoff, 79 vjeç, kanë kaluar më shumë se shtatë dekada rreth 10 mijë milje larg njëri-tjetrit, pasi familja e tyre u nda në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ata u takuan në Australi aty ku Geoff jeton që prej moshës 7-vjeçare, ndërsa video emocionuese është bërë menjëherë virale. “Është e pabesueshme, e mahnitshme. Më në fund kam takuar vëllanë tim”, u shpreh…
Sigurimi i Shtetit Shqiptar në periudhën e komunizmit përgjonte këdo. Në Arkivin e Sigurimit të Shtetit, është gjetur edhe dosja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Gazetari Blendi Fevziu, ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, shprehet se Sigurimi i Shtetit për 20 vite ka përgjuar edhe ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugovën, edhe pse ky i fundit deri në atë kohë kishte bërë vetëm dy vizita në Shqipëri. “Sigurimi i Shtetit përgjonte një personalitet kosovar si Ibrahim Rugova, praktikisht edhe pse Ibrahim Rugova ka bërë vetëm dy vizita në Shqipëri deri në atë kohë, në kohën kur…
Nga: Zëri i Amerikës Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan. Sipas zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”. Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një…
Piramida e Tiranës, sipas kryeministrit Edi Rama do të jetë e ardhmja dhe qendra e Ballkanit në inovacion. Kështu e ka nisur ditën kreu i qeverisë, me foto nga puna që vijon me ritme të shpejta për një nga projektet më të bukura në qendër të kryqytetit. Ndjekësve në facebook, nuk ka harruar që ti urojë një ditë të mbarë. “MIRËMËNGJES, çdo ditë dhe më afër përfundimit të projektit të piramidës e cila do të jetë e ardhmja dhe qendra e Ballkanit në inovacion”,-shkruan Rama.
Dashi Mund ta keni të vështirë të përqendroheni në punën tuaj për shkak të gjendjes shëndetësore. Një mik mund të kërkojë ndihmë financiare. Partneri juaj mund të humbasë durimin nëse neglizhoni mendimet e tij/saj Demi Kujdesuni për shëndetin tuaj. Shanset janë për të marrë përfitime ekonomike për shkak të fëmijëve tuaj. Shëndeti i një të moshuari shkakton shqetësime. Vetëbesimi juaj po rritet. Binjakët Çlirohuni nga tensioni juaj me ndihmën e familjarëve. Ndarja e problemeve tuaja do t’ju ndihmojë. Mund të pësoni humbje në investime. Kontrolloni sjelljen tuaj të ashpër pasi mund të shqetësojë njerëzit përreth jush. Gaforrja Personat e kësaj…
Kjo ditë e mërkurë, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në përendim të vendit. Temperaturat minimale do të luhaten 11-18 gradë në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë me rritje 24-26°C në veri deri në 29-32°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Në rrjetin social ‘Instagram’ kanë bërë thirrje për të mbledhur që në këtë mënyrë të paguhet avokati për Svetlana Timofoeva, rusja e cila u arrestua për sulmin në uzinën e Gramshit. Gjithashtu rusja Svetlana Timofoeva , 33-vjeçe dyshohet e përfshirë në spiunazh. Ndërkohë avokati për të mbrojtur 33-vjeçaren par gjykatës është Isuf Shehu. Kujtojmë se Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov u arrestuan, pasi tentuan që të hynin në ambientet e uzinës në Gramsh, ndërsa një prej tyre sulmoi edhe dy ushtarët që ruanin godinën, Adrian Xhaka dhe Aldo Bici.
Interi ka fituar 0-2 përballë Plzen në ndeshjen e dytë të Grupit C. Golat për italianët u realizuan nga Dzeko dhe Dumfries. Tottenham e ka pësuar në fund. Spërsat u mposhtën 2-0 nga Sporting. Për vendasit realizuan Paulinho dhe Arthur Gomes.