Author: tirana

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri thotë se përderisa nuk ka ende një vendim gjykate për kryetarin, drejtimin e kësaj force politike e ka aktualisht Enkelejd Alibeaj. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Pampuri u shpreh se do t’i qëndrojë deri në fund vendimit të saj. “Partia e cila është zyrtare, Partia Demokratike zyrtare, nuk kemi ende një vendim gjykate. Për aq kohë sa nuk ka ende një vendim gjykate, Partia Demokratike sot ka një kryetar në detyrë, që është zoti Alibeaj dhe të Grupit Parlamentar. Unë nuk jam politikane e vjetër, por politika do qëndrim. Unë personalisht besoj që…

Read More

James Rodríguez do të largohet nga Katari për t’u rikthyer në Europë. Kolumbiani do të firmosë me Olympiacos, skuadër që ka arritur marrëveshje me Al Rayyan për të marrë shërbimet e mesfushorit. Sipas “AS”, James do të jetë në huazim, me pagën që do të ndahet mes dy klubeve. Ish-lojtari i Realit ndodhet tashmë në Athinë për të kaluar ekzaminimet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e re. Në Katar, 31-vjeçari luajti 16 ndeshje dhe tani, te grekët e Olympiacos, do të bashkohet me Marcelon, me të cilin ka luajtur te Real Madrid për 6 vite (2014-2020).

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen me deputetët që e mbështesin, deklaroi se PD ka një variant të ri për ndarjen e re territoriale. Ai tha se një votim masiv i shqiptarëve për PD bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale. 95 Bashki asimetrike, janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale 61 Bashki. 50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale. 50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen…

Read More

Për Sali Berishën, Reforma Territoriale nuk është gjë tjetër vetëm reforma e punësimit partiak. Ai u shpreh se qeveria ka punësuar 50% më shumë punonjës në 61 bashki, sesa kanë qenë të punësuar në 420 bashki e komuna. “Reforma territoriale e qeverisë aktuale është një nga dështimet madhore në historinë e vendit, dështim, i cili nxori në pah diskriminimin madhor të qytetarëve shqiptarë, pabarazinë e tyre në eksesin ndaj shërbimeve. Një ndarje territoriale kryekëput e bazuar në dëshira partiake dhe në kundërshtim flagrant me kriteret e përcaktuara nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale të Europës, në kundërshtim të hapur me interesat…

Read More

Sulmet kibernetike nga Irani, Peleshi: Projekt 24 mln dollarë për të forcuar mbrojtjen, jemi të paprekshëm Peleshi: Projektvendimi ka lidhje me përmirësimin e trajtimit financiar të përfaqësuesve ushtarakë apo civilë në përfaqësi të jashtme, bëhet fjalë për një komunitete jo shumë të madh, janë rreth 85 përfitues. Ky është një vendim që tregon se qeveria shqiptare do vazhdojë të investojë për të rritur reputacionin e FA të Shqipërisë. Para dy muajsh ka filluar rritja 30% e pagave për të gjithë ushtarakët. Është një nga trajtimet më dinjitoze krahasuar me vendet e rajonit. Kjo sot është bërë edhe më e rëndësishme…

Read More

Ministrja Delina Ibrahimaj pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë bëri publike vendimet e marra. Ibrahimaj: Me këtë indeksim të dytë ne e çojmë rritjen e pensioneve për citin 2022 në nivelin 9.5 %. Nga ky vendim përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve, pra rreth 678 mijë pensionistë të cilët nga pensioni që do të marrin nga muaji tetor do të kenë një rritje të pensioneve të tyre në nivelin 9.5 %. Morën edhe një vendim për sa i përket rritjes së pagës minimale në shkallë vendi. Me këtë vendim paga minimale do të hyjë në fuqi 34 mijë lekë dhe ky…

Read More

Lulzim Basha thotë se PD-ja nuk ka marrë asnjë financim të huaj, aq më pak nga Rusia. Por Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në mediat e huaja, ku sipas një raporti të inteligjencës amerikane, kjo forcë politike ka përfituar 500 mijë dollarë ng Rusia në vitin 2017, kur kryetar ishte Lulzim Basha. Zëdhënësja Floriana Garo u shpreh se PD-ja e ka denocuar Bashën për këtë çështje, por ishte kryeministri Edi Rama ai që e mbylli. Ndaj dhe Garo theksoi se PD-ja do të kërkojë rihapjen e çështjes dhe shtoi se do të kryhet një audit…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur sërish kundër Ballit Kombëtar që përfaqëson edhe një pjesë të mirë të opozitës shqiptare dhe të përndjekurve politik. Në ceremoninë përkujtimore të 97-vjetorit të daljes së 68 vajzave partizane nga Fieri në radhët e UÇN, deputeti tha se nuk do të lejohet asnjë përpjekje antikombëtare që kërkon të mohojë vlerat e luftës antifashtiste. Deklarata e Koçit vjen edhe si reagim dhe kundërshtim i deklaratave dhe projektligjit të dërguar ne Kuvend nga deputeti i PD Fier Enkelejd Alibeaj, ku kërkohet ndëshkimi publik i regjimit totalitar komunist përfshire këtu edhe zhdukjen e historisë së…

Read More

Një nga mjetet lundruese më unike në llojin e vet është ndalur mëngjesin e sotëm në molin 5 të Portit të Durrësit. Një prodhim i vitit 2020 nga prestigjiozi i ndërtimit të superjahteve “Royal Huisman”, “Sea Eagle II” karakterizohet nga një superstrukturë alumini prej 81 m të gjatë, zhytje maksimale deri në 6 m dhe një tonazh prej 1,104 tonësh çka e rendit atë si velierën me konstruksion alumini më të madhe në botë. “Shqiponja e Detit II” e cila lundron nën flamurin e ishujve Kajman ka mbërritur pas një lundrimi 3 ditor nga ishulli i Itakës, Greqi dhe do…

Read More

Sulmet kibernitike nga Irani, kanë vënë në rrezik të lartë sigurinë kombëtare, ndaj dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Grigels Muçollari, në një deklaratë për mediat paraditen e sotme, bëri thirrje që kryeministri Edi Rama të sqarojë se ku përfunduan këdo të dhëna, ndërsa po ashtu ka kërkuar që SPAK të nisë hetimin ndaj AKSHI-n. “Paaftësi apo përfshirje, këtë duhet ta përcaktojë drejtësia! Bashkë do të vijojmë komunikimin në ditet në vazhdim, me informacione të tjera lidhur me këtë çështje”. Deklarata e plotë: Partia Demokratike, duke filluar nga sot, do të publikojë një investigim mbi të ashtuquajturin “Sulm kibernetik…

Read More

Partia Demokratike do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje, ku deputeti demokrat Gazmend Bardhi thotë se me anë të këtij vendimi, Edi Rama merr në mbrojtje oligarkët duke u dhënë amnisti, gjë që është në kundërshtim me Kushtetutën. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi nënvizoi edhe se ligji nuk po i trajton njëlloj të gjithë, pasi sipas tij nëse je në mbrojtjen e Ramës, nuk ndërton thjesht një çati por ndërtesa me mijëra euro. Pjesë nga deklarata Prokurori i Përgjithshëm, thotë se nuk është detyra e tij të merrte me ndërtimet. Ai…

Read More

Një raport amerikan ka zbuluar se Partia Demokratike ka përfituar rreth 500 mijë dollarë financim në 2017 nga Rusia. Ish-kryetari Lulzim Basha, thotë se nuk ka marrë kurrë një financim nga Rusia. “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim…

Read More