Kryetari i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen me deputetët që e mbështesin, deklaroi se PD ka një variant të ri për ndarjen e re territoriale. Ai tha se një votim masiv i shqiptarëve për PD bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale.
95 Bashki asimetrike, janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale 61 Bashki. 50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale.
50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shqërbimeve publike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencë sociale e nxitje të punësimit. Ato do ti delegojnë funksionet e menaxhimit urban tek njësitë qëndrore mbi një bazë kontratete bashkëpunimi.
Lidhur me nivelin e dytë PD i përmbahet konceptit evropian të rajoneve. Ajo është e pregatitur për të ofruar dy opsionet e saj për nivelin e dytë të qeverisjes vendore. Fomimin e një ndarje të re Rajonale me 5 Rajone. Tirana, kryeytet metropolitan me nje bashki qendrore dhe14 bashki me Kopetenca te kufizuara.
Në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është 10 bashki, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan.
Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.
Në Berat nga 7 bashki bëhet me 9 bashki, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku.
Në Fier nga 6 bashki bëhen 12 bashki, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar.
Në Elbasan nga 7 bashki bëhen 10 bashki, shtohen Shpati, Bradasheshi.
Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki.
Në Kurbin nga 1 bashki bëhen 2 bashki, shtohet Mamurrasi.
Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi.
Në Kukës nga 3 bëhen 5 bashki.


















