Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka insistuar që shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, duhet të bëhen pjesë e familjes evropiane, sepse siç tha ajo, pa këto shtete, “unioni ynë nuk do të jetë i kompletuar”. Von der Leyen më 14 shtator mbajti fjalimin vjetor në Parlamentin Europian. Gjatë këtij fjalimi, shefja e KE-së tha se mënyra më e shpejtë për të zgjeruar sundimin e demokracinë është duke forcuar lidhjet me shtetet demokratike në kontinentin evropian. “Kjo fillon me ato shtete që tashmë janë në rrugë drejt unionit tonë. Ne duhet të jemi…
Author: tirana
Një tjetër humbje e madhe për kinematografinë. Aktorja legjendare greke, me origjinë shqiptare, Irene Papas, është ndarë nga jeta sot në moshën 96-vjeçare. Njoftimin e ka dhënë Ministria e Kulturës e Greqisë. Ajo luajti në mbi 70 filma në një karrierë mbi 50-vjeçare, dhe u konsiderua një simbol thelbësor i bukurisë dhe një përfaqësuese e famshme e kulturës mesdhetare jashtë vendit, duke interpretuar role të forta femërore në teatër dhe kinema. Po ashtu është vlerësuar edhe me titullin e nderit, si “Gruaja e Evropës”, një titull nderi për gratë që kanë dhënë kontribut të veçantë në civilizimin evropian. Në biografinë…
Trupi i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeta II, mbërriti mbrëmjen e të martës në Pallatin Buckingham, atje ku e prisnin duke shprehur respektin e tyre, mijëra njerëz në kryeqytetin Londër, edhe në mes të shiut që vazhdoi për orë të tëra. Nga sot, arkëmorti i monarkes 96-vjeçare, do të vendoset në Westminster Hall, si pjesë e një procesioni të jashtëzakonshëm ushtarak, atje ku do të qëndrojë deri të hënën e ardhshme, kur do të mbahet edhe funerali shtetëror. Për katër ditë me radhë, edhe publiku i thjeshtë, do të mund të bëjë homazhe pranë arkëmortit të Elizabetës, deri në ditën e…
Në uzinën e armëve në Gramsh ishin tre të huaj që u akuzuan për spiunazh, një ndër ta ishte edhe Svetlana Timofeeva që u la në burg bashkë me shtetasit e tjerë rusë dhe ukrainas. Por, miqtë e saj në rusi nuk kanë qëndruar duarkryq, ata kanë mbledhur tashmë 5000 euro për të paguar avokatin që do të mbrojë Timofeevan. Në faqen zyrtare të saj në Instagram shokët e Timofeevas kanë bërë një njoftim se 2350 euro janë mbledhur nga donacionet, ndërsa pjesa tjetër e parave janë dhuruar nga Benjamin Rich. Gjithashtu, ata shpjegojnë se avokati është duke shqyrtuar dosjen…
Nga: Genc Pollo Sipas mediave ndërkombëtare, një zyrtar i qeverisë amerikane deklaroi se agjencitë e zbulimit të ShBA po informojnë konfidencialisht disa shtete për financimet e fshehta të Rusisë ne favor të politikanëve të caktuar në më shumë se 24 shtete. Ned Price, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, i quajti këto financime të Kremlinit si sulm mbi sovranitetin e këtyre shteteve. Një zyrtar amerikan anonim i deklaroi Agjencisë France Presse se Rusia shpenzoi afro 500 000 USD për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të 2017. Si deputet i zgjedhur në vitin 2017, i kam…
Ambasada Amerikane në Tiranë vijon që të demaskojë propagadën ruse. Këtë herë ka publikuar foton e zëdhënësit të presidentit rus Vladimir Putinit, Dmitri Peskov, të cilin e quan si “fytyra e propagandës së Kremlinit”. Po ashtu ambasada pohon edhe se ai ka luajtur një rol kyç në fushatat propagandistike dhe dezinformuese, kjo për të mbuluar lidhjet e Kremlinit me helmimin që i është bërë disa kritikëve të Putinit. “Fytyrat e Propagandës së Kremlinit. Dmitri Peskov ka shërbyer si zëdhënës i Vladimir Putinit që prej vitit 2008. Në këtë cilësi, ai ka luajtur një rol kyç në fushatat propagandistike dhe dezinformuese…
Ekipi kuqezi, do të luajë një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022. Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite për të luajtur një ndeshje në qytetin e Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkaq, ora dhe stadiumi ku do të luhet kjo miqësore mbeten ende për t’u përcaktuar pas diskutimeve finale mes dy federatave. Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, që nuk janë përballur më parë në të kaluarën në futboll. Në muajt e ardhshëm deri…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. I shoqëruar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith, Veliaj la edhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës, ku vlerësoi jetën dhe veprën e Mbretëreshës Elizabeth II. “Pikëllimi është çmimi që ne paguajmë për dashurinë” – EIIR. Në emër të qytetarëve të Tiranës , ju bashkova Shkëlqesisë së Tij, ambasadorit Alastair King-Smith në Tiranë dhe i shpreha të gjithë simpatinë dhe admirimin për…
Një tjetër prokuror “digjet” nga Vetting-u. Prokurori i Tiranës, Julian Xhengo është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Xhengo është shkarkuar pas problemeve të rezultuara me pasurinë dhe pastërtinë e figurës. Xhengo u përball me KPK-në ku dha shpjegime mbi pasurinë, figurën dhe profesionalizmin. Gjatë asaj seance dëgjimore, Xhengo u përball me një bilanc negativ të prindërve në investimet e kryera në një shtëpi private në Tiranë si dhe me mospërputhjet në transaksionet për blerjen e një makine, thuajse dy herë më lirë nga sa e kishte blerë pala shitëse. Julian…
Irani dhe Shqipëria, edhe pse nuk kanë lidhje biznesi apo interesash të ndërsjellta, sot janë armiq. Irani është dora që po shkatërron sistemet në vend. E nisi muaj më parë me sulmet kibernetike në platformat qeveritare dhe sidomos te e-Albania, platforma kryesore e shumë shërbimeve online, që qytetarët mbetën në “ajër” pa marrë asnjë shërbim prej ditësh. Pas zabotimit të parë, së fundmi “fiku” edhe sistemin TIMS në mbarë doganat e vednit, duke krijuar një anomali të frikshme, ku njerëz të rrezikshëm mund të kalonin pa asnjë frikë në dogana, pasi sistemi për ti identifikuar ishte në dorën e Iranit…
Një 35-vjeçar në Vlorë është arrestuar mëngjesin e ditës së sotme pasi është kapur duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm. Policia informon se në kuadër të operacionit policor të koduar “Bypass”, në pranga ka rënë A.H, banues në Sarandë. 35-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kaninë-Alikok, duke transportuar me një mjet tip furgon, 12 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Përmes një foto të një fëmije që ishte i pranishëm në protestën modeste që Partia e Lirisë mbajti dje në Sharrë, kryetari Ilir Meta akuzon se për të paratë për një arsim cilësor në vend po vidhen me inceneratorët. Vajza në foto mban një pankartë ku shkruhet “Inceneratori po djeg paratë e librave të mi”. “Një nga mesazhet më domethënës të protestës qytetare! Paratë që duhet të shpenzoheshin për një arsim cilësor, vidhen me inceneratorët duke djegur të ardhmen e fëmijëve. Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë. Vetëm arsimi, si prioritet kombëtar, sjell zhvillim”,-shkruan Meta në postimin e…