Author: tirana

Qeveria e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit Përparim Kryeziu, ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Kryeministri Kurti doli me shpejtësi nga një konferencë e paradites ku adresonte qëndrimet e tij pas takimit me përfaqësuesit e Këshillit Grevist, duke thënë se ka një takim urgjent. Duke folur për teve1.info, Kryeziu ka thënë se me theks të veçantë në këtë takim që zgjati dy orë, diskutua për sfidat energjetike dhe shkëmbimet që po bëjnë KEK me KESh “Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi…

Read More

Ballkoni i katit të pestë të një pallati në qytetin e Mamurrasit është shkëputur pasditen e sotme duke rënë një kat më poshtë. Banorët kanë lënë banesat të shokuar nga rreziku se mos shembja përshkallëzohej. Ndërkohë që policia ka vendosur perimetrin e sigurisë. Tashmë pritet mbërritja e ekspertëve të cilët do të vendosin nëse pallati është apo jo i banueshëm. Deri tani shkak i rënies së ballonit është amortizimi i godinës.

Read More

Mbretëria e Bashkuar nuk ka ftuar përfaqësues nga Rusia, Bjellorusia dhe Mianmari për të marrë pjesë në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth, i cili është planifikuar të mbahet të hënën. Rusinë dhe aleati i saj, Bjellorusia është izoluar nga Britania në skenën botërore me sanksione ekonomike dhe masa të tjera në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Mianmari dhe ushtria e tij kanë qenë gjithashtu objekt i sanksioneve britanike, ndërsa Londra rrit mbështetjen për komunitetin Rohingya të vendit të Azisë Juglindore. Siç është bërë e ditur, rreth 500 personalitete të huaja pritet të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës…

Read More

Sulmet kibernetike ndaj Qeverisë së Shqipërisë janë të motivuara politikisht dhe prapa tyre qëndrojnë aktorë që janë të lidhur me Qeverinë e Iranit. Ky është rezultati i analizës së kompanisë amerikane Microsoft, më 8 shtator, e cila në mënyrë të detajuar ka analizuar sulmin ndaj serverëve shtetërorë në Shqipëri. Gjatë sulmit kibernetik të regjistruar në 15 korrik, u pamundësua përdorimi i portalit e-Albania, që është portal shtetëror, i cili ofron një sërë shërbimesh digjitale, siç janë regjistrimi në shkollë, aplikimet për dokumente personale, regjistrimi i të drejtave të pronës dhe regjistrimi i të dhënave të biznesit. Për më tepër, sulmi…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i ka kursyer sulmet ndaj qeverisë Rama në fjalën e tij gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme tek Inceneratori i Tiranës. Ai kërkoi nga SPAK që të nisë hetimet për këtë aferë. “U bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron. Jemi këtu për të treguar me gisht këtë vend krimi, që SPAK ta heqë atë shaminë që i ka vënë Rama para syve. Të zbatojë ligjin dhe të bëjë detyrën. Të çojë hajdutët dhe rilindësit pas hekurave”, tha ai. Meta u shpreh se drejtësia…

Read More

Ish-bodyguardi i Sali Berishës, Sali Lusha, i është bashkuar protestës së kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta përpara inceneratorit të Tiranës. Në momentin kur Meta po takohej me protestuesit që iu bashkuan thirrjes së tij, shtrëngoi duart edhe me Sali Lushën. Gjithashtu ish-presidentit e pyeti edhe për të birin, reperin e njohur Stresin. “O ku je o i madh, Stresin si e kam?”, thotë Meta teksa i jep dorën. “Mirë!”, i përgjigjet ai duke buzëqeshur.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi u ka dërguar sot të gjithë deputetëve të kësaj partie një mesazh, ku bëhej me dije se ditën e nesërme do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së. Në mesazh sqarohet se në rend dite është prezantimi i propozimit dhe të raportit të reformës territoriale nga grupi i punës dhe propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre. Nje prove force kjo me Alibeajn, i cili zyrtarisht eshte kryetar i grupit parlamentar demokrat! Mesazhi: Ju përshëndes! Nesër datë 14 shtator, ora 12.00, PD zhvillon mbledhjen e grupit…

Read More

Nga inceneratori i Tiranës, aty ku po mbahet protesta e thirrur nga Partia e Lirisë, aktori Edmond Budina bëri thirrje që tubimet të mos ndalen kundër “mafies në pushtet”. “Mafia bën ligjin në këtë vend. Kjo është fatkeqësia më e madhe e këtij vendi që nuk i ka ndodhur asnjëherë. Bandat bëjnë ligjin. Fakti, ja ku është krimi, inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Paratë tuaja të vjedhura. Ja ku është skena tjetër e krimit, Teatri Kombëtar. E shembën në mënyrë të jashtëligjshme me njerëz brenda, mafia nuk pyet për jetën e njerëzve, këta janë kriminelë, mafia është gati të…

Read More

Protestës së thirrur nga Ilir Meta i është bashkuar edhe ish-truproja e Berishës, Sali Lusha, i cili është edhe babai i reperit shqiptar, Stresi. Teksa doli nga makina, ish-presidenti u takua me disa nga pjesëmarrësit, mes të cilëve edhe me Lushën, ku në një moment dëgjohet teksa e pyet për të birin. “O ku je o i madh, Stresin si e kam?”, thotë Meta teksa i shtrëngon dorën. Dhe ai i përgjigjet duke buzëqeshur: “Mirë!”

Read More

Arbër Avdyli është një nga djemtë që kanë zgjedhur “Për’puthen” për të gjetur dashurinë. 23-vjeçari ka lindur në Durrës, jeton në Tiranë dhe aktualisht punon si menaxher. Për të hyrë në studio për herë të parë, ishte përgatitur për të qenë sa më i veçantë. “Çudira” në Përputhen, konkurrenti futet në Ai mbante veshur këmishën e bardhë dhe kollare, por jo pantallonat. Ai hyri në “Për’puthen” me bokse, lëvizje që tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave. Anxhela guxoi më tej, duke i hequr dhe kollaren konkurrentin, të cilën e mori si dhuratë.

Read More

Ndonëse ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndodhet në protestën që Partia e Lirisë po zhvillon aktualisht në landfillin e Sharrës, eksponentë të Partisë Demokratike shihen krah kreut të kësaj force, Ilir Meta. Të pranishëm në protestë janë Klevis Balliu, Edmond Spaho, si dhe Ervin Salianji. Në një prononcim për mediat, Meta tha se çdo qytetar është një zë i fuqishëm për të thënë të vërtetën dhe për t’i thënë SPAK-ut që të ndalë drejtësinë me regji. “Unë sapo kam ardhur. Çdo qytetar që ka ardhur është një zë i fuqishëm për t’i thënë SPAK-ut dhe të gjithëve boll më me drejtësi…

Read More