Një familje kanadeze prej gjashtë personash, kanë vendosur që të udhëtojnë rreth botës për një vit përpara se vajza 12-vjeçe dhe djemtë, 7 dhe 5-vjec, të humbasin shikimin, kjo për shkak të një gjendje të rrallë gjenetike. Prindërit e tyre e zbuluan këtë gjë për herë të parë tek vajza e tyre e madhe dhe më pas dy vëllezërit. Ata u diagnostikuan me të njëjtën sëmundje, retinis pigmentosa. Nëna e tyre Edith Lemany, e cila punon si financiere në Quebec (qytet në Kanada), tha se kur morën vesh se dhe dy fëmijët e tjerë u diagnostikuan me të njëjtën sëmundje,…
Author: tirana
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, si kryetari i Këshillit Kombëtar të Territorit, në të cilën i ka kërkuar informacion lidhur me kullat që sipas tij kanë “përmbytur Tiranën”. Në letrën e Vasilit janë të renditura 21 pyetje.
10 mijë firma janë mbledhur në një potecionin për të pasur plazhe publike në të gjithë Shqipërinë. Endri Shabani nga Nisma “Thurje”, i pranishëm në Kryesinë e Kuvendit, ku edhe u prezantua ky peticion nën mbështetjes e deputetes demokrate Flutura Açka, tha se në plazhet publike të Shqipërisë ka tra për shqiptarët, ndërsa theksoi se deputetët sot duhet të tregojnë në janë në krah të qytetarëve jo. “10 mijë shqiptarë kanë firmosur potecionin që plazhet të bëhen të gjitha publike. Dot nga Saranda deri në Shkodër plazhet e Shqipërisë kanë tra. Shqiptari ka tra për shkuar në plazhet e vendit…
Policia e Shtetit bën me dije se në kuadër të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, kanë arrestuan katër persona. Këta persona transportuan me anije çisternë, nga Libia në Shqipëri, 2275 ton naftë kontrabandë. “Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare”. Njoftimi i plotë Finalizohet operacioni policor i koduar “Ring”, sekuestrohen 2275 ton naftë. Operacioni, pas hetimit disamujor…
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, vijon që të mos tërhiqet nga kërkesa për mbledhjen e Këshillit për mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka. Në dokumentin drejtuar Kuvrendit, grupi i PD-së kërkon thirrjen e mbledhjes ditën e nesërme (14 shtator) në orën 13:00 me rend dite: “Vijimin e shqyrtimit të mocionit të 1/10 së deputetëve të grupit parlamentar të PD për ndjekjen e procesdurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”. Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas akuzave të opozitës duke thënë se bashkëshorti i saj nuk ka…
Ekuadori rrezikon seriozisht përjashtimin nga Kupa e Botës “Katar 2022”, pasi janë zbuluar prova të reja mbi aktivizimin e një futbollisti me certifikate lindje të falsifikuar, skandal që ishte mbuluar nga Federata e Futbollit të Ekuadorit. Zbulimi gjatë hetimit të FIFA-s për rastin e Byron Castillos vjen disa ditë përpara se Komisioni i Apelit të vendosë mbi këtë çështje. Vendimi që do të merret të enjten mund të ndryshoi emrin e kundërshtarit të Katarit në ndeshjen hapëse të eventit më të madh sportiv të vitit.
Pasi orë para protestës së parë që po organizohet nga Ilir Meta dhe mbështetet nga Sali Berisha, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kërkuar SPAK-ut që të nisë hetimet për Berishën, i cili është shpallur “non-grata” nga SHBA-ja për korrupsion të nivelit të lartë. “Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e Sali Berishës si një person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë nga SHBA. Unë besoj se SPAK-u duhet të japë një përgjigje për çështjen dhe të fillojë hetimet duke filluar edhe me kërkesën zyrtare që duhet t’u dërgojë SHBA-së. Është…
Akil Nerjaku u tentua të eliminohej në zonën e plazhit në Durrës. Ai njihet edhe me emrin Besnik Nerjaku. Del që shënjestra është arrestuar për armëmbajtje pa leje disa vite më parë dhe është liruar më pas nga Gjykata. Mesditën e djeshme, kohë kur dhe ka ndodhur ngjarja, Nerjaku ka qenë duke lëvizur në afërsi të zonës së quajtur “Rrota e kuqe” në Durrës. Ai është qëlluar me snajper nga brenda një furgoni sapo ka dalë nga mjeti i blinduar, por plumbi nuk e ka kapur. Plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar…
Pas e-Albania, Irani “shkatërroi” edhe sistemin TIMS që la me mijëra udhëtarë në pritje dhe në kaos në mbarë doganat e vendit. Ekspertët po e cilësojnë sulmet kibernitike si “luftën e shekullit”. Drejtori i Sigurisë në AKSHI, Enis Ylli ka paralajmëruar se mund të ndodhin sulme të tjera kibernetike në sektorë të tjerë, pas atij të e-albania dhe sistemit TIMS. “Duhet të dimë që duhet të qëndrojmë në alarm. Nuk është vetëm sektori bankar por edhe sistemi zgjedhor, energjetika dhe gjithçka që na prek në përditshmërinë tonë se qëllimi është krijimi i destabilitetit në vend. Kjo është luftë që do…
Liqeni i Fierzës që ka kapacitet që të mbajë mbi 3 miliardë metër kub ujë, së fundmi është tharë tërësisht. Muaj më parë niveli i ujit ka qenë shumë i lartë, por mungesa e reshjeve e kanë çuar në këtë situatë. Nga pamjet, duket se liqeni i Vërmicës në pjesën e Kosovës, pjesë e Liqenit të Fierzës, që përbën kaskadën e Drinit, tashmë është kthyer në një kullotë për lopët. Mungesa e reshjeve dhe prodhimi i energjisë në HEC-in e Fierzës e kanë çuar nivelin në 267.12 metër me prurje 100 m3/s. Të dhënat më të fundit nga KESH tregojnë…
Është shuar në moshën 88-vjeçare, “Mjeshtri i Madh” i violinës, Hetem Qerimaj. Lajmin e ndarjes nga jeta e ka dhënë i biri. “Të nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jetë të babit tim të dashur, Hetem Qerimaj. Zoti e pranoftë në parajsë”, shkruan Fatos Qerimaj. Hetem Qerimaj, mjeshtër virtuoz në violinë, krijoi kabanë e parë në violinë në moshën 22-vjeçare dhe e interpretoi në publik. Për 18 vite punoi si violinist pranë Filarmonisë Shqiptare (5 vjet) dhe në orkestrën e Teatrit të Operas (13 vjet te tjera). Gjithë pjesën tjetër të veprimtarisë e kreu pranë Orkestrës së…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të paekspozuarit”, ka debatuar me Enton Abilekajn. Ky i fundit e akuzoi Metën se ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë marrë peng opozitën dhe se rikthimin e tij nuk e kërkoi populli, por u kthye vet. Pjesë nga debati Abilekaj: Kush ta kërkoi? Ja kërkuat ju vetes. Përmendët Fatos Nanon që pengonte integrimin, ai humbi dhe iku. Ju kemi 30 vjet. Nuk pamë asnjë popull që kërkonte rikthimin tuaj. Tre njerëz po e mbajnë peng politikën. Meta: Ju e patë Konventën. Jo ore jo, nuk po…