Më 16 nëntor do të luhet në ‘Air Albania’ ndeshja miqësore e kombëtares kundër Italisë. Ishte presidenti i federatës italiane të futbollit Gabriele Gravina ai i cili e tha fillimisht, ndërsa tani është konfirmuar data nga të dy federatat. Në këtë periudhë do jetë Botërori në Katar, por duke qenë se Italia nuk siguroi kualifikimin do bëjë një test në ‘Air Albania’. Kampionët e Europës kanë planifikuar kundër kuqezinjve një 90 minutësh për të parë formën e lojtarëve dhe për qartësuar idetë për të ardhmen. Në historinë e përfaqësueses shqiptare, kjo do të jetë miqësorja e dytë pas asaj të…
Author: tirana
Ndërsa sot mbushen 24 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo është kthyer pas në kohë duke treguar momente nga njohjen e tyre. Nga sheshi Demokracia në Qytet Studenti, Pollo u shpreh se me Azemin ishte njohur gjatë tentativave për shembjen e regjimit komunist dhe bashkëpunim më të ngushtë me të e kishte pasur në vitin 1997. “Jam i gëzuar që jam këtu për të përkujtuar Azemin. Çdo popull, shoqëri, ka nevojë për referenca. FDoja të shkoja në të shkuarën, ku doja të tregoja dy episode që përjetuara nga unë me Azemin. Unë me Azemin kam pasur…
Me një mirënjohje të thellë për Besim Çerën, truprojën e Azem Hajdarit e nisi fjalën e saj, e bija, Rudina, sot në përvjetorin e 24-të të vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike. Në një takim në “Qytet Studenti”, për figurën e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ndau kujtimet e saj për të atin. Mes të tjerash ajo kujtoi Besim Çerën, për të cilin tha se ai ishte i pandashëm me babain e saj. “Familja ime do t’i jetë gjithnjë mirënjohës, Besim Çerës. Ai humbi jetën e tij për të mbrojtur babin. Ishte fjalë pak, dhe sa herë që vinte në shtëpi,…
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa video nga Kolumbia, teksa përshkonte rrugën drejt “La Catedral”, burgut privat që Pablo Escobar ndërtoi për vete dhe anëtarët e Kartelit Mendellin para se të ndërpriste luftën me policinë, duke negociuar. “Një ‘cafe de Colombia’ nën shoqërinë e Andres, të shijon, përpara se të ngjitemi drejt “La Catedral”, burgut privat që Pablo Escobar ndërtoi për vete dhe për 12 pjesëtarë të Kartelit Medellin. Gjatë negociatave me qeverinë kolumbiane, Escobar vendosi ta ndërpriste luftën me policinë dhe të dorëzohej, duke pranuar të vuante një dënim minimal me kusht, që të mos ekstradohej drejt Shteteve të…
Këngëtarja e njohur, Eranda Libohova ka festuar ditëlindjen e saj. Ajo ka mbushur 53 vjeç dhe këtë ditë të veçantë ka vendosur ta festojë me miqtë e saj. Megjithatë, gjithë kurioziteti i fansave ishte te fakti nëse ka marrë pjesë dhe motra e saj, Irma Libohova, me të cilën thuhet se nuik ka një raport të mirë. Siç shihet edhe nga fotot që ka publikuar vetë këngëtarja në Instagram, vihet re mungesa e Irmës.
Në muajt e fundit, shëndeti i presidentit rus, Vladimir Putin, ka qenë subjekt i shumë spekulimeve. Kjo duke filluar që nga pretendimet se ai vuante nga kanceri, Parkinson, apo se i mbijetoi një atentati. Por deri më tani, asnjë shënim nga një mjek nuk është publikuar. “Ai mund të qëndrojë në pushtet për 10 vjet ose më shumë nëse dëshiron, kjo varet vërtet nga rrethanat”, tha analistja politike Tatiana Stanovaya për mediumin “Al Jazeera”. Nëse, 69-vjeçari vdes ose largohet papritur nga detyra, Këshilli i Federatës ka 14 ditë për të shpallur zgjedhjet presidenciale, dhe nëse nuk i bën, Komisioni Qendror…
Rusia ka shkarkuar një komandant ushtrie vetëm 16 ditë pasi ai u emërua në krye të detyrës. Shkak për shkarkimin janë bërë sukseset e arritura nga Ukraina gjatë ditëve të fundit. Gjeneral-Lieutenant Roman Berdnikov u emërua në pozicionin e komandantit të Qarkut Ushtarak Perëndimor të ushtrisë ruse më 26 gusht, duke zëvendësuar në këtë pozicion Gjeneral-Lieutenant Sychecvy. Por zgjati në krye të detyrës pak më shumë se dy javë përpara se të hiqej. Sipas Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës ai u hoq për shkak të “disfatave dërrmuese” në rajonin e Kharkivit. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës bëri me dije se…
Një ekspert për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara tha se kushtet në Afganistan, nën sundimin e talibanëve, po shkojnë “drejt autoritarizmit”, teksa bëri thirrje për ndryshime që të ndalet ky trend. “Ndalesat e ashpra ndaj të drejtave të grave dhe vajzave, veprimet hakmarrëse ndaj kundërshtarëve dhe kritikëve dhe shtypja e lirisë së shprehjes nga talibanët përbëjnë rrëshqitje drejt autoritarizmit”, tha Richard Bennett, raportues i posaçëm i OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Afganistan. Këto komente ai i bëri gjatë takimit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së që u mbajt në Gjenevë…
Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi sot dënimin me 18 muaj burgim për Etleda Çiften, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), një nga organet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokuroëve, në akuzën e Deklarimit të rremë e fshehjes së pasurisë, si dhe të Falsifikimit të dokumentave. Për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkesa për dënimin reduktohet në një vit burg, por dhe këtë masë prokuroria kërkoi që ajo të zëvendësohet me dy vjet shërbim prove. Sipas Prokurorisë së Posaçme, anëtarja e KPK-së, Çiftja rezulton të ketë mashtruar në lidhje me një pasuri,…
Hudhër e freskët Hudhra mund të konsiderohet si një produkt i zakonshëm në kuzhinë, por ka aftësi të pagabueshme për të luftuar parazitët që rriten brenda trupit tuaj. Kjo bimë na shpëton nga më shumë se 60 tipe bakteresh dhe kërpudhash në trup, ndërkohë që detoksifikon trupin nga toksinat e padëshiruara. Hudhrën mund ta integroni me lehtësi në vaktet ditore duke e konsumuar të gjallë, në sallata, supra, gatime me mish, etj. Karafil Kjo bimë përmban eugenol, tanina dhe kariofilene të cilat konsiderohen si antimikrobiale dhe janë në gjendje të vrasin çdo mikrob që jeton në rrugët e gjakut. Komponentët…
Në 24-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, këtë të hënë familjarët zhvilluan homazhet në nder të tij. Rituali mbetet i njëjtë për kujtimin e të dashurit të tyre, por familja Hajdari sa vjen dhe zgjerohet.Në ceremoninë e sotme, dy djemtë e heroit të demokracisë Kiri dhe Azemi u shfaqën për herë të parë në publik me partneret e tyre.Vajza e Azemit dhe ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari, shoqërohej nga vajza e saj e cila la një tufë me lule në memorialin kushtuar gjyshit të saj.
Teksa fliste për rëndësinë e futjes së kurrikulave mbi teknologjinë që në klasë të parë, kryeministri Edi Rama tregoi rastin e një vajze 11 vjeçe që banon në Shën Vlash, për të cilën tha se ka arritur të punësohet online dhe me të ardhurat që fiton ndihmon gjithë familjen. Gjatë Kongresit të Arsimit, kreu i qeverisë u shpreh se kjo histori është dëshmi që fëmijët mund të punojnë online pasi mësojnë të aftësohen në fushën e kodimit. “Për ne digjitalizimi i vendit, digjitalizimi i ndërveprimeve dhe në nivelin e sipërmarrjes, jo vetëm në nivelin e marrëdhënieve të qeverisë me qytetarët, si…