Një 53-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një shkëmb. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndërfushas, Martanesh ku personi me iniciale A.B., po kulloste bagëtitë. Ndonëse është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Author: tirana
Arbana Osmani dhe Zoi kanë lënë spitalin dhe janë kthyer në shtëpi. Pritja për të sapolindurën ka qenë madhështore me një dekor princeshash. Ka qenë Eduart Grishaj i cili ka ndarë në Instagramin e tij një video ku tregon vendin e zbukuruar për të mirëpritur të voglën e tij. Sigurisht mbizotëron ngjyra rozë. Gjithçka duket e menduar në detaj ku nuk mungojnë tollumbacet, lulet, torta dhe mbishkrimi i madh: “Mirëseerdhe Zoi.” Kujtojmë që Arbana e solli në jetë Zoin më datë 1 shtator. Moderatorja e prezantoi të bijën me publikun me anë të një fotoje në Instagram ku shkruante: “Ëndrrat…
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sërish në Holandë. Basha ka kryer studimet universitare në Holandë ku ka nisur edhe dashurinë me partneren e tij Aurelën. Ai është filmuar në Amsterdam të Holandës pranë një kantieri ndërtimi ku shfaqet pranë bashkëshorters. Kujtojmë që bashkëshortja e tij ka shtetësi hollandeze. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al (@tirananews)
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit një foto këtë fundjavë, ku shihet teksa bën ngjitje në mal. Krahas fotos, Meta ka një mesazh ku thotë se sa më e lartë të jetë malorja, aq më lartë është edhe vetëbesimi.
Ekonomia turke është duke u përballur me vështirësi të shumta gjatë viteve të fundit për shkak të politikave të gabuara ekonomike si edhe destabilitetit politik. Rrjedhimisht, investitorët e perëndimorë janë larguar nga vendi duke tërhequr edhe kapitalin, gjë që bashkë me rritjen e borxhit publik ka bërë që të bjerë ndjeshëm vlera e monedhës turke, Lira. Aktualisht, duhen rreth 18 lira për të blerë 1 euro ose dollar, ndërkohë që raporti me paundin britanik është edhe më i thellë. Për të treguar në mënyrë më praktike këtë diferencë të madhe dhe rrënimin e ekonomisë turke, një turist ka bërë një…
Dy nga artistët më të dashur të momentit, këngëtari Ylli Limani dhe Flori Mumajesi janë bërë bashkë për projektin e tyre më të ri me titull “Hana”. Ka qenë Ylli Limani ai i cili ka hedhur një video teksa këndon “Pyete hanën se ajo e din…” duke iu drejtuar Flori Mumajesit se kur do të dali kënga. Nga ana tjetër artisti i ka kthyer përgjigje “Hëna është fshehur pas reve, as e shoh, as më sheh…” duke publikuar edhe një pjesë të shkëputur nga kënga e tyre. Se kur do të jetë data e publikimit të kësaj kënge ende nuk…
Hapet për qarkullim të plotë porta hyrëse lindore e kryeqytetit, një vepër e rëndësishme infrastrukturore e cila përfundon para afatit të caktuar në projekt. Kjo nyje do tëçlirojë trafikun për këtë zonë e cila ka njohur zhvillim të madh vitet e fundit. Kryeministri Rama i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ishin në këtë nyje për tëparë nga afër cilësinë e punimeve. Pajisja me sinjalistikë, gjelbërim, ndriçim dhe punimet me standarde europiane jo vetëm do të përmirësojë lëvizjen, por do ti japi një tjetër shtysë zhvillimit…
Einxhel Shkira na ka prezantuar për herë të parë me vjehrrën e saj në rrjetet sociale. Moderatorja ka realizuar një video teksa ndodhet në një qendër tregtare së bashku me mamin e Arbër Gumnishtës. Teksa i thotë fjalët më të bukura, dyshja duket se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën. “Ju prezantoj me Suzin, edhe pse e njihni. Besoj tani e kuptoni se nga rrjedhin genet e bukura të familjes Gumnishta. Edhe Naimi shumë i bukur është, por Suzi ua kalon gjithëve. Nuk e di a ka njeri vjehërr më të bukur se e imja. Gjithmonë më duhet…
Një adoleshent u vu në pranga nga policia e Tiranës pasi akuzohet se është autori i vjedhjes së makinës së një vajze të re mesditën e të premtes. Policia bën me dije se 18-vjeçari L.I, mesditën e djeshme, te sheshi “Univers”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases D. Sh. dhe më pas është larguar duke e drejtuar automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi. Njoftimi nga Policia Tiranë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Square”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhi makinën e një shtetaseje, vihet në…
Vëmendja e të gjithë Italisë, por edhe mbarë botës futbollistike sot është e përqëndruar tek derbi I Milanos, një nga duelet më të zjarrta në historine e futbollit të klubeve. Kalendari e rezervoi këtë duel të madh shumë shpejt që në javën e 5 të kampionatit, ku ende gara nuk është ndezur plotësisht dhe ku formacionet janë ende të pakolaudura 100%.Mirëpo përtej kësaj, derbi I “Madoninas” përvecse do të luhet në një stadium të tejmbushur, do të transmetohet ne qindra shtete dhe do të ndiqet nga miliona e miliona njerez. San Siro, “La Scala” i e futbollit Italian pret dy…
Sipas të dhënave të disponueshme nga dega e BBC-së në Rusi, Kremlini ka humbur më shumë se 900 nga ushtarët e tij më elitë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. U vranë 337 marinsa, 245 pjesëtarë të forcave speciale të Gardës Kombëtare dhe policisë së ndërhyrjes, 151 oficerë të inteligjencës ushtarake dhe 144 parashutistë elitë. Shërbimi i inteligjencës ruse (FSB) dhe Garda Federale (FSO) pësuan 20 vdekje, dhe rreth 67 pilotë luftarakë u vranë, trajnimi individual i të cilëve kërkoi 17 vjet dhe 14 milionë dollarë. Javën e kaluar, ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha se Rusia ka…
Kryeministri Edi Rama ka dhënë dje një intervistë për Euronews Serbia, ku ka folur për “Ballkanin e Hapur”, rrugën evropiane të Shqipërisë, rajonin e Ballkanit dhe pasojat e luftës në Ukrainë në lidhje me aspektin ekonomik dhe energjitik. Gjatë intervistës, Rama ka “debatuar” dhe me gazetaren, kur është pyetur për rrugën e popullit shqiptar drejt Bashkimit Evropian. “[…] Sa i përket shqiptarëve, ata janë shumë të ndryshëm nga serbët, sa i përket marrëdhënieve me Evropën. Ne jemi të orientuar pro-perëndimor. Për shkak të historisë sonë, ne ishim plotësisht të izoluar në bllokun sovjetik, një shoqëri thjesht staliniste deri në vitin…