Author: tirana

Ministri i Financave të Kosovës u sulmua me miell në Prishtinë, teksa doli nga ambientet e një lokali. Sulmi ka ardhur nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate si aksion simbolik për punëtorët, të cilët kërkojnë rritje pagash. Ka qenë kryetari i kësaj force politike, dikur anëtar i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ai që ka publikuar videon në llogarinë e tij në Facebook. “AKSION SIMBOLIK PËR PUNËTORËT Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, ka shkuar Molliqaj.

Read More

Tayna Paradazi, një nga influencueset më të mëdha në rrjetin social në “TikTok” ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare. Vdekja e saj ka ardhur si pasojë e një aksidenti me parashutë. Sipas CTV News Toronto, ishte hera e saj e parë që provonte një hedhje me parahutë, pasi parashutizmit, u kërkon studentëve të kryejnë një ditë stërvitje në tokë përpara se të tentojnë një hedhje të vetme. Megjithatë, hedhja shkoi keq pasi studentja e Universitetit të Torontos hapi parashutën shumë vonë gjatë zbritjes së saj. Pas aksidentit, ylli i TikTok u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall e…

Read More

15 persona janë shoqëruar në polici pas ekzekutimit të Ismet Çekores mesditën e të premtes në Shkodër. Mes emrave që u thirrën në polici ishte edhe i riu Alban Bruçi që i shpëtoi një atentati pak ditë më parë dhe babai i tij, por janë lënë të lirë. Mësohet se pas atentatit të dështuar ndaj 25-vjeçarit, ku policia shpalli si autor të dyshuar djalin e Ismet Çekores, Bajram Çekoren, dy familjet janë takuar dhe sqaruar mes tyre. Policia e Shkodrës ka hedhur poshtë dyshimet se vrasja e 58-vjeçarit Ismet Çekorja ka lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit mbrëmjen e 25…

Read More

Një person është arrestuar në ambientet e një lokali në kryeqytet nga uniformat blu, pasi ishte i armatosur me pistoletë, municion luftarak dhe thikë. Në pranga ka rënë A.B 47 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Postimi: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Njazi Mela”, në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Klienti”.…

Read More

Zakonisht dita e parë e kampionatit të futbollit kthehet në festë. Futbollistët dhe tifozët e presin me gëzim fillimin e garës. Por nuk nis kështu ndeshja e parë për lushnjarët e matjanët. Mësohet se impianti “Roza Haxhiu” i Lushnjes nuk është gati për fillimin e sezonit të ri 2022-2023. Vetëm një ditë më parë drejtuesit e klubit të Burrelit janë njoftuar se përballja Lushnja-Burreli shtyhet për t’u luajtur në një moment tjetër.

Read More

Një grua eshte filmuar teksa sulmon një burrë me një lopatë. Nga pamjet e kapura në Londër, ajo shihet duke u përpjekur të hapë derën e shoferit, e duke u përleshur me të. Another day in Lawless #London: Moment woman armed with a SPADE attacks driver in street after she forces open his car door in traffic queue pic.twitter.com/WgQXQCIXWA— Hans Solo (@thandojo) September 3, 2022 Disa ditë më parë, kamerat fiksuan një turmë që sulmonte një grua 19-vjeçare jashtë një pike shitjeje gazetash në South Norwood, Londër. 

Read More

Aksident në autostradën Levan – Tepelenë. Një automjet tip Toyota ka dalë jashtë rruge për të përfunduar në kanal. Burimet paraprake bëjnë me dije se 3 persona janë lënduar dhe janë nisur drejt spitalit të Fierit. Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Po të njejtat burime saktësojnë se në drejtimin e mjetit ka qenë një femër. Kjo e fundit është trembur pasi i është futur në parakalim një makinë tjetër. Thirrja në urgjencë ka bërë që të nisen dy ekipe të spitalit të Fierit dhe uniformat blu.

Read More

Ngacmimi seksual në Shqipëri është një nga veprat më pak të denoncuara. Por jo për një amerikane të moshës 65 vjeçare , që u ka kërkuar miqve të njoftojnë policinë mbasi dikush kishte kaluar vijën e kuqe. Sipas policisë në zonën e ish Kombinati ai që e teproi dhe e ngacmoi është kamarier, 29-vjeçar nga kryeqyteti shqiptar i cili sa herë i shërbente ushqimin e pyeste nëse ishte e kënaqur dhe nëse kishte nevoja të tjera. Deri sa një moment kur e moshuara ishte në tualet i zgjati duart duke e prekur në krahë dhe në gjoks. Kamarieri u arrestua…

Read More

Nga 1 shtatori në Gjermani është shtrenjtuar sërish benzina dhe nafta për shkak se mori fund paketa e parë e ndihmës për qytetarët. Në të njëjtën kohë shumë qytetarë marrin faturat tani me çmimet shumë të larta të gazit dhe rrymës elektrike. Ndërsa sipas një sondazhi të mëparshëm të televizionit të parë gjerman, ARD që shërben për matjen e trendeve në Gjermani, Deutschland Trend, shumë qytetarë gjermanë kanë ndryshuar sjelljen ndaj konsumit këto muaj. Sipas të dhënave 70% e të anketuarve kanë pohuar, se kanë filluar të reduktojnë shpenzimin e energjisë- Këta janë më shumë se në prill të këtij…

Read More

Nga Ben Blushi Një nga dëmet e shumta që Putini i ka bërë rusëve, është se ata duken të këqinj edhe kur janë budallenj.Megjithatë letërsia dhe kinemaja perëndimore i ka dëmtuar rusët edhe më shumë se Putini.Me përjshatim të Doktor Zhivagos apo ndonjë snajperi romantik, në filmat për Stalingradin, rusët kanë tendencë të duken gjithmonë pak të ngathët, pak të trashë si muzhikë, pak të ashpër dhe të pagdhendur si tartarë, ose pak të shëndoshë dhe të siberoizuar, me pak fjalë të skuqur dhe të dehur si djemtë e nëndetëses 105, kur po bëheshin gati të iknin nga Vlora.Këto paragjykime…

Read More

Në aksin rrugor Elbasan – Peqin, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin E. P., i cili nuk ka ndaluar , por ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe për pasojë ka dalë nga rruga kryesore. Pas ndjekjes nga policia, ky shtetas është ndaluar së bashku me automjetin që drejtonte, me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së. 29-vjeçari i arrestuar, ka qenë i dënuar më parë në Angli për disa vepra penale. Ai është përsëritës i veprave penale “Ndihma për kalim të…

Read More