Author: tirana

Moti në këtë në dielë, është kryesisht me kthjellime, ndërsa gjatë pasdites do të ketë kalime të pakta vranësirash duke shkaktuar shira të pakta në veri. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13 gradë Celsius deri në 31 gradë Celsius. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimore, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Read More

Një 39-vjeçar është rrëzuar nga një mur në kalanë e Gjirokastrës dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Shtetasi grek me iniciale K.V., mbrëmjen e djeshme është paraqitur në spitalin Rajonal Gjirokastër për të kërkuar ndihmë mjekësore, por për fat të mirë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Read More

Dashi Kjo është koha e duhur për të folur dhe për t’u përfshirë në diskutime. Shumë prej jush kanë bërë zgjedhje vendimtare në javët e fundit dhe tani nuk keni pse të izoloheni nga njerëzit apo situatat. Demi Këtë të Diel fillojnë të favorizohen ndjenjat, por padyshim që ka një ndryshim se kush e ka mbyllur një histori dhe kush po e fillon atë. Duhet të rregulloni disa gjëra në jetën tuaj dhe dashuria ka një vend të veçantë. Binjakët Në këtë ditë kushtojini vëmendje Hënës së kundërt. Gjithashtu duhet të keni kujdes që të mos shtyni shumë probleme dhe…

Read More

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për traifk droge në Mykonos. Të arrestuarit janë 25, 27 dhe 32 vjeç. Mediat greke shkruajnë se shqiptarët shisnin kokainë me çmim që varionte nga 70 deri në 150 euro për gram, metamfetamin kristal deri në 80 euro për gram, ndërsa deri në 20 euro kanabisin e papërpunuar. “Ata shisnin drogë në hotele, qendra argëtimi, madje edhe në plazhe, ndërkohë që kishin drogë për të gjitha llojet e njerëzve. Çmimet për kokainën varionin nga 70 deri në 150 euro për gram, metamfetamin kristal deri në 80 euro për gram,…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka dalë me një reagim në rrjete sociale, ku shkruan se në Kosovë qeveria ka miratuar një paketë financiare për të ndihmuar qytetarët nga rritja e inflacionit, ndërsa në Shqipëri çmimet shpërthejnë përtej trendit ndërmombëtar. “Përgjegjshmëria e qeverisë në Kosovë, megjithëse shtet rishtar në raport me Shqipërinë, është e pakrahasueshme me atë në Shqipëri. Kjo shihet në shumë fusha: Ekonomi, Bujqësi, Kulturë, Arsim, Biznes. Interesi ndaj qytetarit e biznesit në Kosovë është maksimal. Në Shqipëri ky interes nuk ekziston. Vëtëm nisur nga sot, kjo gjë vërtetohet me dy realitete: Ndërsa në Kosovë miratohet një…

Read More

Publikohen pamje të reja që lidhen me ngjarjen e rëndë më 30 gusht në Tiranë, ku Arsen Muskurti vrau të vëllanë bashkë me kunatën. Pas ngjarjes u mësua se konflikti midis dy vëllezërve kishte qenë i hershëm pas mosmarrëveshjeve për bizneset e tyre. Fillimisht, në media dolën pamjet nga kamerat e sigurisë nga ambientet jashtë biznesit ku ndodhi ngjarja e rëndë. Në pamje dukej autori krejt i qetë, i cili futej në biznes, vret vëllanë dhe më pas largohet prej aty sikur mos të kishte ndodhur gjë. Ndërkohë, sot, janë publikuar pamje të tjera, ku duken dy vëllezërit teksa përleshen…

Read More

Nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia deri më 24 gusht, Qeveria e Serbisë u dha shtetësinë 29 shtetasve të Federatës Ruse – çfarë do të thotë 70 për qind më shumë se në 12 muajt e vitit të kaluar. Në mesin e tyre janë kryesisht sportistë dhe biznesmenë. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, në anën tjetër, kanë rënë dakord të pezullojnë një marrëveshje për viza me Moskën, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt. Vendimi ua bën më të vështirë qytetarëve rusë hyrjen në bllok. Shtetësia në Serbi jepet në bazë…

Read More

Një mësuese nga Tennessee në SHBA, Eliza Fletcher është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. 34-vjeçarja po vraponte në bulevardin Central Avenue në Memphis, ndërsa dyshohet se është marrë me forcë në një mjet fuoristradë në ngjyrë të errët. Fletcher ishte veshur sportive. Celulari i saj u gjet i hedhur në një zonë të braktisur. “Ne nuk e dimë atë që po ndodh por ka njerëz që po e kërkojnë në mënyrë të dëshpëruar dhe policia po i ndihmon”, u shpreh miku i ngushtë i  Fletcher, Hart Robinson. Familja e saj nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjen në…

Read More

Pasi njoftoi se është në pritje të ëmbël, Einxhel Shkira na ka prezantuar për herë të parë me vjehrrën e saj. Permes një videoje te publikuar ne rrjetet sociale, ajo shihet nen shoqerine e mamit te dj Dagz në një qendër tregtare. Nga çfarë dëgjojmë në video duket se ato kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën. “Ju prezantoj me Suzin, edhe pse e njihni. Besoj tani e kuptoni se nga rrjedhin genet e bukura të familjes Gumnishta. Edhe Naimi shumë i bukur është, por Suzi ua kalon gjithëve. Nuk e di a ka njeri vjehërr më të bukur…

Read More

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar Greqinë se do të paguajë një çmim të rëndë nëse provokon avionët luftarakë turq mbi Egje. Lideri turk e bëri këtë deklaratë gjatë një fjalimi që mbajti në panairin TEKNOFEST në Samsun të Turqisë. “Grekër, kthehuni në histori, nëse shkoni shumë larg, çmimi do të jetë i rëndë, i rëndë. Ne kemi vetëm një fjali për Greqinë, mos harroni Izmirin. Pushtimi i ishujve na detyron të bëjmë atë që është e nevojshme kur të vijë koha. Siç themi, mund të vijmë papritur një natë.” Erdogan akuzoi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se…

Read More