Në prangat e Policisë së Shtetit, kanë rënë tre persona, pas disa kontrolleve të befasishme nga Forcat Operacionale dhe Shqiponja. Një 38-vjeçar me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtes pa leje është vënë në pranga, pasi qarkullonte me armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak. Leonard Gjeli po udhëtonte me automjetin e tij “Audi” nga Luzi për në qendër të Fushë Krujës, ku 28-vjeçari Xh.Ç ishte pasagjer, i cili gjithashtu u arrestua. Në Shkodër u arrestua 33-vjeçari S.M që qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak, me automjet. Gjatë kontrolleve të befasishme në…
Author: tirana
Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, me dygolëshin e tij në derbin e fituar 3-2 ndaj Interit, ka shkruar historinë e kësaj ndeshjeje të madhe të futbollit italian dhe jo vetëm. 23-vjeçari i cili u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Serinë A, është bërë futbollisti i parë portugez që shënon në derbin e Milanos. Leao barazoi rezultatin në 1-1 me një goditje perfekte me të majtën, ndërsa në pjesën e dytë shënoi golin e tretë duke lënë pas të gjithë mbrojtjen e Interit, me një aksion personal fantastik.
Muhamet Rrumbullaku do të propozohet nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi për qenë drejtori i Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Gledis Nanos. Sipas “Report Tv”, propozimi do të bëhet në fillim jave dhe në mbledhjen e qeverisë ditën e mërkurë të shqyrtohet ky propozim. Kush është Muhamet Rrumbullaku? Muhamet Rrumbullaku u lind më 1 shkurt 1966 në qytetin e Tiranës. Ai është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, ndërkohë që është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010. Gjithashtu ka edhe një Master Profesional në vitin…
Emigrantë që shkojnë drejt Anglisë, jetën e tyre e vënë në rrezik duke udhëtuar për javë të tëra, në kushte të vështira. Autoritetet franceze të portit, bënë me dije se rreth 190 emigrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez u shpëtuan të shtunën në disa operacione. Nga mbrëmja e së premtes deri ditën e shtunë, një varkë patrulluese e marinës franceze shpëtoi rreth gjashtëdhjetë emigrantë në brigjet e Zuidcot. Në një operacion të dytë në mëngjes, ata shpëtuan rreth 50 emigrantë të tjerë që ishin në rrezik në Em-de-Marc, gjiithashtu edhe anijet e mbytura u tërhoqën në portin e Calais.…
Kush e vrau 57-vjeçarin Ismet Çekorja në Shkodër? Grupi hetimor ka përjashtuar nga hetimet hakmarrjen e Alban Bruçit, i riu që u shpëtoi atentatit të 25 gushtit. Policia e Shkodrës ka bërë shoqërimin e afro 15 personave në komisariat për t’u marrë në pyetje. Mes të shoqëruarve është edhe Alban Bruçi ndaj të cilit më 25 gusht të këtij viti iu bë një atentat në lagjen Rus ndërsa policia shpalli në kërkim shtetasin Bajram Çekorja si autor i dyshuar, djali i viktimës Ismet Çekorja që u vra dy ditë më parë. Pak ditë përpara se Çekorja të vritej, u takua…
Nisur nga shqetësimet në rritje në Europë për çmimet e larta të energjisë elektrike, Rusia po përgatitet të nisë një sulm vendimtar energjetik ndaj të gjithë europianëve. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të mesnatës, tha se Rusia po përpiqet të rrisë edhe më shumë presionin energjetik mbi Europën, pasi pompimi i gazit përmes Nord Stream është ndalur plotësisht. Pse po e bëjnë këtë? Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo europiani, në të gjitha vendet e kontinentit tonë. Ajo dëshiron të dobësojë dhe frikësojë të gjithë Europën, çdo shtet. Gazprom e justifikoi ndërprerjen pa afat…
Forcat policore në Itali, kanë vënë në pranga një shqiptar. Kjo pasi iu gjet dhe sekuestrua mbi 40 kilogramë kokainë e pastër, e cila do të sillte një përfitim prej 10 milionë eurosh. Makina tip “Golf” me të cilën udhëtonte 30-vjeçari u ndalua në Baraccola, për një kontroll mëngjesin e djeshëm. Gjatë kontrollit të makinës fillimisht u gjet një qese me 1 kilogram kokainë, më pas iu kontrollua shtëpia ku iu gjetën 40 kilogramë kokainë dhe një pistoletë me të gjitha municionet e nevojshme. 30-vjeçari u dërgua në burgun Montacuto, ndërsa u sekuestrua droga, arma dhe municionet e tjera që…
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë ndarë mëngjesin e sotëm pamjet nga turistët e shumtë që këto ditë shtatori kanë zgjedhur të vizitojnë Tiranën. Grupe turistësh, sportitë, çiklistë, por dhe turistë individualë kanë vendosur që të vijnë në Tiranë për t’u njohur jo vetëm me historinë e qytetit, por dhe me kulinarinë e pasur ballkanase.
Kanye West është një ndër reperat më të famshëm në mbarë botën. Së fundmi, ai është rikthyer në Instagram duke u rrëfyer për familjen e tij. Reperi tha se ai do të ishte ai që do të vendoste se ku do të shkojnë katër fëmijët e tij në shkollë. “Unë jam babai i fëmijëve. Hollywood është një bordello gjigante Pornografia shkatërroi familjen time. Unë merrem me varësinë në instagram e cila e promovon atë. Vendos unë se ku do të shkojnë fëmijët në shkollë Nuk do të lejoj që të ndodhë me Northy dhe Chicago”, ka shkruar ai, duke iu…
Kampionati shqiptar i futbollit, sot zbresin në fushë kryesuesit. Sot luhen në Ballsh dhe Laç 2 ndeshjet e radhës së javës së tretë të Kampionatit shqiptar të Futbollit. Në orën 15:00, në stadiumin “Adush Muça” do të zhvillohet sfida Bylis-Partizani. Ballshiotët vijnë në këtë takim pas dy rezultateve pozitive, fitores ndaj Kastriotit dhe barazimin kundër Teutës, por të kuqtë e Partizanit do të kërkojnë triumfin e tretë, duel pas dy fitoreve, ndaj Egnatias dhe Laçit. Në po të njëjtën orë, në stadiumin e qytetit të Laçit do të luhet ndeshja Laçi-Egnatia. Kurbinasit e Vukiçeviç vijnë pas një fitore dhe një…
Nisur nga shqetësimet në rritje në Europë për çmimet e larta të energjisë elektrike, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi se Komisioni Evropian nuk mund ta shtyjë propozimin për zgjidhjen e problemeve për shkak të rritjes së çmimit të energjisë deri më 14 shtator, kur Ursula von der Leyen do të mbajë një fjalim për gjendjen e Bashkimi Evropian. Në një intervistë për disa media evropiane, Michel tha se nuk mund të humbasin më ditë, pasi që është me rëndësi vendimtare që Bashkimi Evropian të zgjidhë menjëherë çështjen e çmimeve maksimale. Për më tepër ai theksoi se ky nuk…
Si u ndërtuan piramidat në Egjipt? Një teori e re është bërë publike, duke treguar se si egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidën e madhe të Gizës mijëra vjet më parë. Studiues të udhëhequr nga gjeografi Hader Sheisha, në Universitetin Aix-Marseille në Francë përdorën të dhëna paleoekologjike për të rindërtuar një pamje të rrjedhës që mund të ketë pasur lumi Nil në Egjipt gjatë 8 mijë viteve të fundit. Ata dolën në përfundimin se ndërtuesit e piramidave mund të kenë shfrytëzuar një degë të lumit Nil, tashmë të tharë, për të lëvizur materialet e ndërtimit. Sipas teorisë, egjiptianët e…