Author: tirana

Mauro Icardi do të largohet nga PSG pas tri vitesh qëndrimi në Paris. Sulmuesi argjentinas nuk është një nga lojtarët që preferohet nga trajneri Christoph Galtier, teksa largimi tashmë është i sigurt. 29-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në Turqi, ku tanimë ka arritur marrëveshje totale me gjiganti turk Galatasaray. Icardi do të bashkohet me Galatasarayn si huazim me klubin turk që ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit për një shumë rreth 15 milionë euro. Mediat franceze dhe ato turke kanë raportuar se zyrtarizimi i Icardit si futbollist i ri i PSG-së pritet në fillim të javës së…

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Napoli. Të shtënat kanë shkaktuar panik te klientët e një lokali me tavolina në natyrë. Mediat italiane raportojnë se të shtënat erdhën nga një skuter me shpejtësi, në Piazza Trieste e Trento natën mes së shtunës dhe të dielës. Këshilltari rajonal i Europa Verde, Francesco Borrelli shpërndau videon në rrjetet sociale duke komentuar: “Ka një klimë të luftës urbane, është një përshkallëzim i krimit pa kufizime”. “Momente terrori, jashtë një lokali, me të gjithë klientët, përfshirë gra dhe fëmijë, duke ikur sapo dëgjojnë të shtënat. Një rrëmujë e përgjithshme, siç tregohet nga…

Read More

Një 58-vjeçar nga Pogradeci është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, pasi ka pësuar aksident me motorin që po drejtonte. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, në fshatin Memlisht. Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se 58-cjeçari, banues në fshatit Memelisht ka qenë duke drejtuar motorin në gjendje të dehur. Njoftimi i policisë Pogradec/Informacion paraprak Mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në fshatin Memlisht, shtetasi Q. R., 58 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ciklomotor tip “Piaggio”, pa targë, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë ka…

Read More

Blogerja e njohur, Armina Mevlani është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here i jep mundësinë ndjekësve të bëjnë pyetjet që dëshirojnë. Edhe këtë të dielë, ajo nuk ka nguruar të bëjë një bisedë virtuale me ta. Si gjithmonë, pyetjet kanë qenë të shumta, por më shumë vëmendje ka tërhequr njëra që lidhet me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha. E pyetur nëse është akoma e martuar, Armina ka thënë që nuk ka lidhur ende kurorë. Ajo ka sqaruar se ka 9 vite e lidhur me Zenin dhe 3 vite e fejuar. “Nuk jam e martuar ende, kam 9…

Read More

Policia italiane ka arrestuar një 30-vjeçar pasi ka vjedhur një apartament në Albro, në Genova. Ai u arrestuar nga policia pas një ndjekje nëpër shkurret që të çonon në lagjen San Martino, ndërsa bashkëpunëtori i tij ndodhet në arrati. I riu shqiptar u ngjit në tarracën e vilës, hyri brenda dhe filloi të rrëmonte në çdo dhomë. Dëshmitar i skenës ishte një fqinj, i cili duke e ditur që pronarët ishin me pushime, dhe menjëherë telefonoi policinë. Agjentët mbërritën brenda pak minutash dhe panë dy shqiptarë të hidheshin nga tarraca duke ikur më pas drejt pyllit. Ndjekja mes shkurreve dhe…

Read More

Gjermania do të shpenzojë 65 miliardë euro të për të mbrojtur klientët dhe bizneset nga rritja e inflacionit, tha kancelari, Olaf Scholz të dielën, dy ditë pasi Rusia njoftoi se do të pezullonte disa dërgesa të gazit për një kohë të pacaktuar. Tri partitë në koalicionin qeverisës diskutuan deri në orët e vona të natës përpara se të shpallnin masat, të cilat përfshijnë një taksë për kompanitë e energjisë, ndihmë për pagesën e faturave të energjisë elektrike dhe subvencion për transportin publik. Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt ka nxitur inflacionin në mbarë botën. Në Gjermani, efekti është përkeqësuar nga…

Read More

Presidenca serbe ka njoftuar se presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz. “Po ju dërgojmë këtë letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta, në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet afatgjata dypalëshe dhe rajonale. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie…

Read More

Në Beograd të Serbisë në kuadër të nismës rajonale “Open Balkan”, për herë të parë u mbajt edhe Panairi i Verës. Kryeministri Edi Rama, thotë se janë dhënë 12 medalje për verën shqiptare në këtë panair. Postimi i plotë 12 medalje për Verën shqiptare në panairin e verës #OpenBalkan WINE VISION. Një juri ndërkombëtare me standardet dhe personalitete gjyqtarësh të panaireve më të njohura të verës, ka akorduar për verërat shqiptare medaljet si më poshtë: 2 Medalje të Arta: Faba dhe Nurellari7 Medalje Argjendi: Belba, Faba, Nurellari, Medaur, Duka3 Medalje Bronzi: Belba, Medaur, Duka

Read More

Tottenham u rikthye te fitorja pas barazimit në transfertë përballë West Ham me rezultatin 1-1. “Spurs” triumfuan në shtëpi ndaj Fulham me rezultatin 2-1, me golat e Hojbjerg dhe Harry Kane. Për 29-vjeçarin ishte një tjetër ndeshje për të thyer rekordet që anglezi ka nisur prej kohësh. Me golin e shënuar në sfidën përballë Fulham, Kane arriti shifrën e 188 realizimeve, duke kaluar në vendin e tretë në listën e golashënuesve të gjitha kohërave në Premier League.

Read More

Shira të rrëmbyer kanë përmbytur një të tretën e Pakistanit. Pamjet nga ajri tregojnë qartë përmasat e katastrofës. Si pasojë e përmbytjeve, më shumë se 1200 njerëz kanë humbur jetën dhe 33 milion njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente. Sipas vlerësimeve fillestare të qeverisë, shiu dhe përmbytjet kanë shkaktuar 10 miliardë euro dëme. Zyrtarë dhe ekspertë të shumtë kanë fajësuar ndryshimet klimatike, për përmbytjet katastrofike. Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, tha në fillim të kësaj jave tha se bota nuk po reagon sic duhet gjatë kësaj krize me pasoja vdekjeprurëse

Read More

Këngëtarja shumë e dashur nga puliku, Filloreta Raçi e njohur si Fifi dhe aktorja Monika Lubonja u “ndaluan” nga policia e Tiranës. Duket se ato u ndaluan pak momente para nisjes së protestës e cila u mbajt në vendin tonë pas rastit tronditës në Prishtinë ku një 11-vjeçare u dhunua seksualisht nga 5 burra për disa orë. Nuk dihet nëse ka qenë një bisedë miqësore apo dyshja janë ndalur për ndonjë sqarim për Policinë. Vlen të theksohen se ato shihen të relaksuara dhe të buzëqeshura. Në fakt, protesta u shoqërua me disa incidente për Fifin pasi kërkoi që të gjithë…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për vizitën e nesërme të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç në veriun e Mitrovicës, Zveçan dhe Leposaviç, duke thënë se pret nga ajo që të mos vazhdojë deklarata përçarëse që kishin për qëllim tensionimin dhe destabilizimin. “Pres që Bërnabiç të mos japë deklarata ndarëse. Shpresojë që edhe vizitat e zyrtarëve pas qarkullimit të lirë të qytetarëve do t’i kontribuojnë lëvizjes së lirë në përgjithësi. Pres që zonja Bërnabiç mos e vijojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishte për qëllim tensionimin dhe destabilizimin, kemi nevojë të…

Read More