Author: tirana

Manchester United nuk ka të ndalur në “Old Trafford” me vendasit që kanë arritur të shënojnë edhe golin e 3-të,. Rashford do të shënonte golin e dytë personal në këtë takim në minutën e 76-të duke i dhënë kështu United rezultatin 3-1 ndaj Arsenalit në një sfidë mes spektaklit në “Teatrin e Ëndërrave”. SHIKO GOLIN

Read More

Perëndimi duket se do të përballet me dimrin më të vështirë, duke bërë që të zhytet akoma më shumë në tunelin e krizës energjetike. Në një analizë të gjerë nga mediat greke, bëhet me dije se Europa me luftën në Ukrainë duke se është në në ‘luftë nervash; me qeveritë që përpiqen të vendosin një tavan në konsumin e ngrohjes. Vendimi i Gazprom i Rusisë për të imponuar mbyllje të njëpasnjëshme të gazsjellësit Nord Stream, ka ngritur nivelin e alarmit me evropianët që dërgojnë mesazhin se do të ketë një politikë të masave ndëshkuese nëse Kremlini “heq prizën”. Si pjesë…

Read More

Xhuliano Skuka ishte protagonist absolut në triumfin 0-1 të Partizanit ndaj Bylisit, pasi realizoi golin vendimtar. Pas takimit, lojtari i të kuqve nuk fsheh dot gëzimin. “Tre gola në tre ndeshje? E kam parashikuar normalisht një nisje të tillë, mendova në fakt se sot do të shënoja më shumë se një gol. Rasti i humbur me Saburtalon? Ka ikur tani, sigurisht që jam i përkushtuar më tepër me punën tani, stërvitjen. Rasti te goli? Vetëm njëherë e kishim provuar dhe na doli. Nuk jam tipi që më rritet mendja nga vlerësimet” – tha ai.

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 559 teste të kryera janë regjistruar 131 raste të reja me koronavirus. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë. 4 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me…

Read More

Bylisi u mposht nga Partizani në sfidën e 3-të të kampionatit, me ballshiotët që marrin dhe humbjen e parë në këtë sezon. Pas kësaj humbje, për “Oversport” ka folur trajneri i Bylisit, Arian Bellai, i cili ka përgëzuar futbollistët për lojën, ndërsa ndjen keqardhje për rezultatin. “Dua të përgëzoj çunat, që luajtën si ta barabartë me Partizanin dhe në fushë nuk u duk ndonjë diferencë e madhe me emrat e mëdhenj të futbollit. Nuk ka diferenca të mëdha mes ekipeve në Superiore, është rezultati ai që i ndan skuadrat. Jam i kënaqur nga impenjimi dhe reagimi i çunave. Antoni nuk…

Read More

Shqiptari që humbi jetën pas një shpërthimi të fortë në një fabrikë peshku në Greqi, është baba i tre fëmijëve. Mediat greke shkruajnë se 39-vjeçari, Gerasimos Fatouros kishte tre fëmijë të moshës, 10, 6 dhe 5 vjeç. Banorë të zonës së Mytikas, janë të shokuar nga ngjarja e rëndë. Ndërkohë tragjedia thellohet edhe më shumë pasi bashkëshortja e 39-vjeçarit, 37-vjeçarja vite më parë kishte humbur dy motra në një aksident automobilistik, ndërsa tani ajo po përballet me këtë humbje. Sakaq ende nuk dihen shkaqet në të cilat ka ndodhur shpërthimi, teksa dy punëtorët që humbën jetën shqiptari dhe një grek…

Read More

Prokuroria e Laçit, që po ndjek hetimin e zhdukjes misterioze të biznesmenit Ervis Martinaj, ka konfirmuar gjatë verifikimeve të saj, vetëm një komunikim të thatë, që Martinaj ka kryer me xhaxhain e tij, përmes aplikacionit “Telegram”. Mesazhi është dërguar pasditen e 9 Gushtit, nga Martinaj në orën 19:21, duke njoftuar xhaxhain e tij, Rakip Martinaj, me përmbajtjen: “…Kujdes, se mund të ketë kontrolle…”. Ky mesazh pas 3 minuta është parë nga gruaja e Rakipit, Lavdie Martinaj, e cila është dhe nëna e Brilantit të ekzekutuar në 17 korrik 2022, në masakrën e Fushë-Krujës. “Ora News” mëson se Lavdie Martinaj në…

Read More

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në një apartament në Löwenberger Strasse në Berlin-Lichtenberg. Mediat e huaja shkruajnë se një 23-vjeçar ka goditur me sëpatë një 27-vjeçare, ndërsa ndodheshin në apartament. Lajmi u bë me dije nga zëdhënësi i policisë Martin Dams. Ndërkohë autoritetet kanë ndërhyrë për të arrestuar 23-vjeçarin. Ai nuk ka pranuar të dorëzohet, gjatë aksioni , i riu është qëlluar për vdekje. Sakaq gruaja ka marrë plagë të rënda nga goditjet me sëpatë. Gjithashtu bëhet me dije se 27-vjeçarja është ukrainase, ndërsa autori i sulmit 23-vjeçari shqiptar nga Kosova. Sakaq marrëdhënia mes autorit dhe viktimës është ende e…

Read More

E rëndë në Prevezë të Greqisë! Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i deri tanishëm i një shpërthimi gazi të ndodhur në një fabrikë ambalazhimi peshku. Një grek dhe një i huaj kanë vdekur, por nuk dihet shtetësia e tij, ndërsa nuk përjashtohet se mund të jetë dhe shqiptar. Ndërkohë që një tjetër grek është transportuar me ambulancë në Janinë, pasi ka marrë lëndime të rënda në vesh. Gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe askush nuk mund t’i thotë me siguri shkaqet, por informacionet e para ‘flasin’ për një shpërthim në një gaz. Shpërthimi ka qenë…

Read More

Max Verstappen me Red Bull vijon të fitojë garat njëra pas tjetrës, duke e bërë titullin kampion thjesht çështje kohe, teksa do të ishte i dyti radhazi. Piloti holandez triumfoi në garën e shtëpisë në pistën e Zandvoort. Verstappen e nisi i pari garën dhe e mbrojti këtë pozicion deri në fund, pavarësisht zhvillimeve, ku u desh edhe makina e sigurisë virtuale. Me këtë sukses, Verstappen shkon në 310 pikë, duke e thelluar distancën me ndjekësit, sidomos me Leclerc. Në vendin e dytë u rendit George Rusell me Mercedes, ndërsa Charles Leclerc arrin vetëm një vend në podium me vendin…

Read More

Trajneri Renato Arapi dhe Teuta kanë ndërprerë bashkëpunimin. Lajmi është dhënë nga klubi durrsak, me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Renato Arapi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Renato Arapi kan shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Renato Arapi për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen” – Shkruan klubi. Teuta nuk e kishte nisur mirë sezonin, teksa në 3 javë kampionat mori vetëm 2 pikë. Me interes të madh pritet të mësohet se kush do jetë tekniku që do ulet në pankinën e…

Read More

“Shqiptarët po pushtojnë burgjet britanike”, raportojnë mediet britanike, në artikullin që i kanë dedikuar emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që janë dyndur drejt Anglisë. Sipas medieve britanike aktivistët paralajmërojnë se Britania e Madhe rrezikon të bëhet “Alkatraz i Shqipërisë” nëse numri i kriminelëve nga shteti ballkanik vazhdon të rritet me ritmin aktual.Shifrat zyrtare tregojnë se kishte 180 shqiptarë pas hekurave në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2012, por deri në vitin e kaluar, numri ishte rritur pothuajse nëntëfish në më shumë se 1500. Ministrat janë paralajmëruar se nëse shifra vazhdon të rritet me këtë ritëm, ata do të tejkalojnë numrin e 5000 shkelësve…

Read More