Author: tirana

Kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj, mbledh sot grupin Parlamentar. Bëhet me dije se takimi do të zhvillohet tek zyra e Grupit në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja do të mbahet në orën 10:30. Pas pushimeve verore, edhe pse politika nuk ka qëndruar e qetë, sot nis sesioni i ri Parlamentar. Katër nismat e propozuara nga mazhoranca dhe opozita për hapjen e plotë të dosjeve ai si dhe ndalimin e kandidimit të personave që kanë qenë ish-bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit, do të nisin zyrtarisht sesionin e ri parlamentar, këtë të hënë, ora 18:00.

Read More

Vatikani do ta kujtojë shenjtoren shqiptare Nënë Tereza me një monedhë të veçantë, më 6-vjetorin e Shenjtërimit. Selia e Shenjtë do të nxjerrë monedhën me vlerë 2 euro, që mban portretin e Nënë Terezës. Monedha është realizuar nga artistja Orietta Rossi. Në anën e pasme është Nënë Tereza duke mbajtur në krahë një fëmijë indian. Ky imazh është ndoshta emblema e përsosur e përkushtimit që Nënë Tereza u ofroi njerëzve më të varfër për të lehtësuar vuajtjet e tyre në minimum. Rreth figurës, për më tepër, gjejmë në krye mbishkrimin “NËNË TERESA E KALKUTËS” dhe në fund “CITTÁ DEL VATICANO”.…

Read More

Në një studim të botuar në “British Medical Journal”, shkencëtarët zbuluan se burrat që hanin nivele të larta të ushqimeve ultra të përpunuara kishin një rrezik 29% më të lartë për të zhvilluar kancer në zorrën e trashë sesa burrat që hanin shumë pak nga këto ushqime. Studimi ka analizuar përgjigjet e më shumë se 200 000 pjesëmarrësve (159 907 gra dhe 46 341 burra) në tre studime të mëdha që vlerësuan dietën e vullnetarëve dhe u kryen për më shumë se 25 vjet. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se lidhja më e fortë midis kancerit të zorrës së trashë…

Read More

Si sot 6 vite më parë, më 5 shtator 2016, nëna e madhe e të varfërve, fituese e çmimit Nobel për Paqen, Nënë Tereza u shpall shenjtore. Ish-presidenti i Shqipërisë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës, na kujton sot se duhet një angazhim i fuqimishëm për rikthimin e shpresës për një jetë dinjitoze. Postimi i plotë Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës na kujton sot rëndësinë e shërbimit me dashuri, përulësi dhe përkushtim ndaj kujtdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet dhe përkrahje sociale, si dhe për t’u angazhuar fuqimisht për…

Read More

Me fjalët e vetë Shën Nënë Terezës ka zgjedhur që përkujtojë shenjtoren në këtë ditë të veçantë për popullin shqiptar, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai shkruan se Nënë Tereza ka dhënë shembullin se si me këmbëngulje mund të arrihet gjithçka. Postimi i plotë Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.” Kjo është një ditë e veçantë për mbarë kombin shqiptar dhe ne të gjithë krenohemi me Nënë Terezën, veprën dhe trashëgimin e saj. Nënë Tereza na ka dhënë një shembull të…

Read More

Kanadaja po përjeton një masakër të frikshme. 10 persona të vdekur, dhe 15 të tjerë ndodhen në spital nga një sulm për të cilin akuzohen dy të rinj rreth 30-ave. Ngjarja ka ndodhur në qytezat e Weldon dhe Saskatoon, në provincën e Saskatchewan, pjesë e komuniteteve indigjene që në atë vend kanë një lloj autonomie nga pushteti qendror kanadez. Sulmi vrastar është kryer vetëm me mjete prerëse dhe jo armë zjarri. Dy të akuzuarit Damien Sanderson dhe Myles Sanderson, kanë një lidhje ende të panjohur mes tyre, nga momenti që ky mbiemër është shumë i përhapur në fiset e indigjenëve…

Read More

Ishte 5 shtatori i vitit 2016, kur Nënë Tereza u shpall Shenjtore nga Papa Françesku. Në mesazhin e Presidentit të Shqipërisë, Bajaram Begaj, nënvizohet nevojë për më shumë solidaritet dhe më shumë shërbim për vendin. Po ashtu kreu i shtetit, shton përmes një postimi në facebook, se shenjtorja Nënë Tereza është dëshmi e gëzimit, që buron nga dashuria për jetën dhe për madhështinë e dinjitetit njerëzor. Papa Françesku njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997. Murgesha ‘u lumturua’ në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë…

Read More

Për herë të parë që prej marrjes së postit, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç do të zhvillojë këtë të hënë një vizitë në Veri të Kosovës. Po ashtu Brnabiç do të ndalojë edhe në Mitrovicë, Zveçan dhe Leposaviç. Vizita është paralajmëruar më 1 shtator, në përputhje me Marrëveshjen për Vizita Zyrtare. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më herët ka folur në lidhje me vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç në veri të vendit. Ai u shpreh se Brnabiç nuk duhet të japë deklarata përçarëse që mund të sjellin tensione dhe destabilizim.

Read More

Vera e re në fuçinë e vjetër Edhe pse me statusin e të ndershmit dhe të mbështeturit të madh të ambasadës amerikane, megjithatë kryepolici Gledis Nano u shkarkua për mungesë rezultatesh në luftën ndaj krimit. Po cilat janë arsyet reale të largimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit? Disa fakte që të çojnë në disa konkluzione për të cilat, cilësitë që ai dispononte, nuk mjaftonin. Nga Roland Qafoku Me aq bujë u emërua më 6 tetor 2021, me po aq bujë u shkarkua më 31 gusht 2022. Me 10 muaj e 25 ditë, Gledis Nano vendosi një rekord…

Read More

Sot Britania e Madhe, do të mësojë se kush do të jetë kryeministri i ri i vendit. Pasardhësi i Boris Johnson do të jetë Liz Truss ose Rishi Sunak. Fituesi i një gare që ka zgjatur gati dy muaj do të shpallet pas orës 12:30, ndërsa të martën do të marrë zyrtarisht detyrën e kreut të qeverisë. Kryeministri i ri do të duhet të përballet me një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve. Më së shumti ka qenë Liz Truss që ka zhvilluar takime me qeverinë dhe ministrat.

Read More

Ishte 5 shtatori i 2016, kur Papa shpalli Nënë Terezën shqiptare si të shenjtë. Më këtë Ditë të Shenjtërimit të gruas së paqes në botë, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën, ku edhe ju ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë. “MIRËMËNGJES dhe në këtë Ditë të Shenjtërimit të gruas së paqes në botë, shqiptares Nënë Tereza, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.

Read More

Dashi Dita nuk do të nisë në mënyrën më të mirë, shtyni diskutimet në dashuri. Periudha e ndryshimeve në vendin e punës. Demi Falë një Hëne të favorshme, çdo mosmarrëveshje me ish. Lajmet po vijnë në punë. Dhe duhet të sqarohen gjërat në mënyrë të qetë që të shkojnë mirë. Binjakët Ditë pozitive edhe në dashuri për të lindurit e kësaj shenje. Kërkoni zgjidhje në punë edhe nëse së shpejti mund të keni përmbysje. Gaforrja Nuk është një ditë e favorshme nëpër shkak të Hënës së kundërt. Do të jeni të angazhuar në projekte të reja pune. Luani Është një…

Read More