Author: tirana

Liz Truss u zgjodh sot kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, njëkohësisht edhe kryetarja e konservatorëve, duke fituar ndaj rivalit të saj Rishi Sunak. Truss doli fitimtare, por jo me rezultatet që ishin parashikuar. Që kur Partia Konservatore ndryshoi rregullat e saj të brendshme zgjedhore për t’u dhënë anëtarëve fjalën e fundit, përpara garës për udhëheqje të vitit 2001, asnjë lider nuk ka marrë më pak se 60%. Truss siguroi 57% të votave të anëtarëve, krahasuar me Boris Johnson që mori 66.4% të votave në 2019, David Cameron 67.6% në 2005 dhe Iain Duncan Smith 60.7% në 2001. Theresa…

Read More

Pasi inspektoi spitalin e ri të Laçit, kryeministri Edi Rama kujtoi se qyteti ishte i lënë pas dore nga qeveritë e mëparshme. Nuk hezitoi të përmendte votën duke thënë se opozita aktuale ka marrë rëndshëm vota për shumë vite nga qytetarët në Laç, ndonëse ky vend ishte lënë në harresë për vite me radhë. “Sa më shumë gjëra të përpiqesh të bësh, aq më shumë je i ekspozuar ndaj gabimeve dhe prova që po i japim këtij komuniteti është provë e rëndësishme e natyrës së bindjeve të qasjes sonë, e cila nuk varet nga sa shumë na voton apo jo…

Read More

Kanë gisht në zhdukjen e Ervis martinajt, shokët e tij? Babai i Ervis Martinaj, thotë se njerëzit që e kërkonin dhe kanë financuar vrasjen e djalit, janë ish-shokët e tij më të afërt, që ai i ndihmoi dhe i pasuroi me para dhe tashmë të gjithë bashkë ju kthyen kundra. “…nga Dokle, Reçët, Dukat e grupet në Tiranë dhe grupi i Vlorës, kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme vrasjen e tij. Dhe gjatë kësaj kohe, ia vranë të gjithë shokët…” – pohon Mustafa Martinaj. I moshuari, shton se në këtë sulm ndaj Ervis Martinaj dhe familjes së tij, u futën…

Read More

Kryeministrja e Serbisë, Ana Branbiç, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë, dha mesazhe paqeje nga Mitrovica e Veriut. “Edhe pse në Veri po qëndroj në rrethana të rënda, jam shumë e lumtur që pas provokimeve të fundit më 31 korrik kemi arritur të ruajmë qetësinë, interesi i Serbisë është qetësia dhe stabiliteti. Dëshiroj që nga këtu të dërgoj mesazhin për qetësi stabilitet dhe tolerancë, gjithashtu një porosi nga presidenti Aleksandar Vuçiç që gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë e Metohi”, tha Brnabiç.

Read More

Një nga lajmet e verës, është padyshim edhe ngjarja e “turistëve” në Gramsh. Dy rusët Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe 33-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov, kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës së Elbasanit, që i mbyllte në burg ata për akuzën e spiunazhit dhe “Goditjes për shkak të detyrës” ndaj dy ushtarakëve të Uzinës së Çekinit në Gramsh. Të arrestuarit i janë drejtuar me një kërkesë gjykatës së Apelit në Durrës, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga Arrest në burg në “detyrim paraqitje”.

Read More

A lidhet shkarkimi i Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit me zhdukjen e Ervis Martinaj? Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për zhdukjen e Martinajt, ndërsa rezulton se Jeton Lami, një efektiv i Forcave Operacionale, që në fakt duhet të kapë të shumëkërkuarit, në fakt e ka ndihmuar “bosin e lojërave” të fatit duke e shoqëruar dhe shpëtuar nga kontrollet e policisë. Çelësi i zbulimit të fatit të Martinajt duket të jetë pikërisht Jeton Lami, i cili ka qëndruar dy orë e gjysmë “kokë më kokë” me Gledis Nanon në zyrën e këtij…

Read More

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës dhe Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës nënshkruan një marrëveshje memorandumi për vendosjen e një memoriali për Shenjtoren shqiptare në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një lajm i shumëpritur nga të gjithë shqiptarët. “Prej kohësh kemi pasur një ëndërr të madhe, për të vendosur në Tiranë një shtatore të Nënë Terezës. Nuk besoj se ka moment më të mirë 30 vite pasi Shqipëria ka vendosur marrëdhëniet me Vatikanin, 25 vite pas kalimit në amshim të Nënë Terezës, Shën Terezës, gruaja me trupin e vogël, por me veprën e madhe, për…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekoruar me titullin “Naim Frashëri” artisten e mirënjohur Rita Ora me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit. Me mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale”. Në ceremoninë e dekorimit, Presidenti Begaj tha se zëri i artistes jo vetëm e ka pasuruar fondin e muzikës botërore, por është edhe një zë i fuqishëm edhe në shumë kauza sociale e kulturore, të cilat ndihmojnë për ta bërë botën një vend më të mirë për të…

Read More

Në një kohë që sot nis jeta Parlamentare, dhe me rritjen e gjuhës nga opozita për protesta të forta deri në rrëzimin e qeverisë, përballë drejtësisë janë krerët e partive kryesore në vend. Në SPAK janë depozituar padi të një pas njëshme, ku opozita akuzon maxhorancën dhe anasjelltas. Kryeministri Edi Rama është kallëzuar penalisht nga rivalët, për çështjen e inceneratorëve të cilën opozitarët e cilësojnë si aferën e shekullit. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion njoftoi ditët e nxehta të gushtit se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është nën hetim duke i dërguar disa institucioneve kërkesa për informacion. Një situatë…

Read More

Enkelejd Alibeaj mblodhi grupin e deputetëve të PD të cilët e mbështesin, për të prezantuar për publikun prioritetet para nisjes së sesionit të ri parlamentar, edhe pse Sali Berisha ka prezantuar Luçiano Boçin si kreun e grupit parlamentar të PD-së. Po ashtu Alibeaj tha se opozita harxhoi energji të panevojshe në konfliktin mes vetes, gjë që sipas tij, duhet të ndryshojë. “Tanimë është momenti që opozita të fokusohet vetëm tek problemet e qytetarëve për të ofruar zgjidhjen. Ne besojmë që zgjidhja është rruga për t’i bindur shqiptarët që oferta jonë është e duhura përballë propagandës dhe arrogancës së qeverisë. Për…

Read More

Enkelejd Alibeaj nuk ka la pa dërguar sinjale për PD-në e Berishës. Në mbledhjen me deputetët që e kanë rifonfirmuar si kryetar grupi, ai tha se kjo forcë politike do të vijojë që të ketë si qëllim kryesor forcimin e marrëdhënieve me SHBA. Për të nëse PD-ja do të përplaset me aleatin më të madh të shqiptarëve, atëherë do të vuloste regjimin e Ramës. “Proçesi integrimit ka kaluar në një tjetër fazë dhe do të duhet një kontroll më serioz dhe i saktë nga ana e Kuvendit. Ndaj do të ngremë një grup pune dhe propozime konkrete nga ekspertët për…

Read More

Policia ende nuk ka një panoramë të qartë se çfarë qëndron pas sulmit të dy policëve të premten në Vlorë. Hetimet të cilat nisën menjëherë pas të shtënave, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit që qëlloi me armë drejt automjetit ku ndodheshin dy efektivë policie jashtë shërbimit dhe veshura me rroba civile. Ai është një person me precedentë penalë. Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj, që dyshohet se qëlloi në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin efektivët, Angjelo Breshani dhe Nako Mehmetaj. Pasi u qëlluan me armë zjarri, duke u rrezikuar seriozisht jetën, dy efektivët e…

Read More