Monika Kryemadhi ka vënë theksin te projektligji i depozituar në Kuvend nga deputetët e Partisë së Lirisë, për indeksimin e pagave. Deputetja e PL-së u shpreh se ka ardhur koha që paratë e shqiptarëve të mos i hanë inceneratorët dhe koncesionet! Reagimi: Gjatë 10 vjeçarit të qeverisë Rama çmimet janë rritur, ndërsa pagat kanë mbetur në vend. Sot të gjithë shqiptarët e ndjejnë barrën e madhe të përballjes me koston e jetesës që rritet çdo ditë. Ndaj, si deputetë të Partisë së Lirisë kemi depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin “PËR INDEKSIMIN E PAGËS SË PUNOJËSVE DHE NËPUNËSVE NË…
Author: tirana
Një person në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë ka tentuar të sulmojë kreun e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj. Gazeta Express shkruan se Jasharaj ishte në një takim me grevistët, kur filloi incidenti me një prind. Personi në fjalë raportohet të jetë gjyshi i një nxënëse. “Ka patur një tentativ për sulm ndaj meje. Personi në fjalë ishte një prind. Nuk e përjashtoj që raste të tilla mund të kemi në vizitat e tjera në shkolla”, tha Jashari.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ndodhet në Amerikën Latine, ka publikuar një status ku tregon se çfarë i ka thënë një mik në telefon. Hoxha rrëfen se miku i tij e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se kishte lexuar në lajme se e kishin arrestuar në Peru me 2.3 kg kokainë. Hoxha me shaka shkruan se e kanë arrestuar por jo në Peru, por në Kolumbi dhe ato që e kishin arrestuar ishin dy policet që shihni në foton më poshtë.
Gazetari Robert Rakipllari fiton gjyqin për shpifje me botuesin Frrok Çupi. Ky i fundit e kishte paditur Rakipllarin pas deklaratave të tij në emisionin “Open”, por Gjykata e ka shpallur të pafajshëm për akuzën e ngritur. Më 15 qershor 2021, në Gjykatën e Tiranës u depozitua ankimi i Çupit i cili kërkoi ndjekjen penale dhe deklarimin fajtor të Rakipllarit, pasi ky i fundit e cilësoi në emisionin “Open” spiun të sigurimit të shtetit. Por Rakipllari paraqiti në gjykatë dokumente shtetërore që implikojnë Frrok Çupin, dokumente ku ndodhen emrat që u eliminuan nga gara për deputetë nga Komisioni i Verifikimit të…
Një person është gjetur i mbytur mesditën e kësaj të hëne pranë vendit të njohur si “Shkalla e Tujanit” në kryeqytet. Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo rrethanat e ngjarjes. Zona ku është gjetur trupi i pajetë është rrethuar dhe pritet që të zbardhen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.
Kristina 49-vjeçare, nënë e gjashtë fëmijëve, rrezikonte të humbiste syrin, ndërsa siç deklaroi nuk e dinte që burri i fshehur nën kapuç ishte ish-bashkëshorti i saj 50-vjeçar. “Po bërtisja nga dhimbja, thërrisja ndihmë, menjëherë vrapova në dyqan për të derdhur ujë”, – përshkroi fillimisht ajo për Alpha. “Ndërsa po shkoja në punë, në errësirë, një burrë u hodh nga hiçi dhe më sulmoi. Nga sa kuptova, kishte diçka në duar, si një leckë të njomur me ndonjë lëng, dhe u përpoq të më mbyllte gojën, nuk e lashë që t’ia dilte, u luftova me të për tetë deri në 10…
Policia në Peru ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, e ku ka zbuluar 2.3 ton kokainë të pastër. Ky rrjet drejtohej nga biznesmeni italian Pasquale Bifulco dhe shqiptari Kadri Gjoci. Lëndën narkotike e dërgonin në vendet perëndimore të Europës, kryesisht në Gjermani dhe në Itali. Në pranga ranë italiani Bifulco 49 vjeç, shqiptari Gjoci, 28 vjeç, si dhe peruanët Luis Alberto Narbasya Huayanay, 57 vjeç, të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë, dy automjete e pajisje komunikimi, si dhe Elmer Cardenas Ramirez, 56 vjeç, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, dhe 2 armë zjarri të…
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka folur ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me situatën politike në PD. Hajdari deklaroi se Enkelejd Alibeaj duhet të tërhiqet dhe të njohë Sali Berishën si kryetar të kësaj force politike. Ajo theksoi se Alibeaj dhe çdo deputet, duhet të respektojë vullnetin e demokratëve, të cilët zgjodhën me votë lidershipin e partisë. “Mendoj që është në vlerën e çdo deputeti që të respektojë votën e demokratëve. Çdo deputet, kur bëhet pjesë e parlamentit shqiptar, mbështetet nga elektorali demokrat. Në momentin që ne flasim, deputetët duhet të kuptojnë që elektorali apo…
Kastro Zizo, i cili është tërhequr prej tre vitesh nga skena, ka dhënë një intervistë, ku ka folur edhe për arsyet që e çuan atë të refuzonte edhe koncertet. I ftuar në Tv Klan, këngëtari nuk i ka kursyer ironitë ndaj kolegëve të tij, duke u shprehur se “artistët tanë të mëdhenj për ca lekë këndojnë edhe në oborrin tënd nëse ti i plotëson ato kushtet.” Sipas tij, kolegët e tjerë janë rritur me gjizë e hudhra dhe e shesin veten si diva. Pjesë nga biseda: Megi Latifi: Si është e vërteta e koncerteve? Kastro Zizo: E vërteta e koncerteve është se…
Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia e Elbasanit zgjodhi të shtrojë drekë në qendrën sociale Balashe për njerëzit në nevojë që i frekuentojnë ato. I shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, drekës iu bashkuan dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i cili dha lajmin e mirë të miratimit të mbështetjes ekonomike për shtresat në nevojë. “Shumë shpejt si qeveri do të fillojmë dhe paketën e mbështetjes ekonomike përsëri për arsye që ju e dini që rritja e çmimeve, kriza ndërkombëtare ka ndikuar dhe në nivelin…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora nuk e harron origjinën e saj dhe e tregon shpesh që është krenare që është shqiptare.Herë pas here këngëtarja na ka treguar se i pëlqejnë shumë ushqimet tradicionale shqiptare. Edhe pse ajo është larguar nga Kosova kur ka qenë fëmijë, Rita nuk i ka harruar “zakonet” shqiptare.Rita Ora, ylli i muzikës që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, vizitoi sot “Shtëpinë e Ngjyrave”, qendrën komunitare në Tiranë, që ofron të gjithë gamën e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre, duke përfshirë këtu edhe strehën e emergjencave.Pavarësisht se është një nga këngëtaret më me…
Një grabitje që ngjanë fiks me një skenë filmi ka ndodhur në Manhattan, ku grabitësit kanë arritur të rrëmbejnë 20 mijë dollarë dhe të largohen me shpejtësinë e erës. Grabitësit në mënyrë të organizuar pritën një makinë të ofrohet pranë tyre dhe i bënë pritë, në mes të ditës dhe në pikun frekuentimit të mijëra qytetarëve të New Yorkut. Nën kërcënimin e armës grabitësit i morën paratë një personi që qëndronte brenda një makine tip “Toyota Rav-4” dhe u larguan, ndërsa grabitësit ishin me një Mercedes të zi, duke tmerruar kalimtarët e çastit.