Author: tirana

Shtatori politik nisi zyrtarisht dje pasi filloi Parlamenti. Opozita ka parlajmëruar protesta, kurse mazhoranca është në ujëra të qetë për të mbajtur pushtetin. Protestat do të ketë nga ana e opozitës, ndërsa mazhoranca pritet të vijojë lojën e vjetër duke minimizuar situatën dhe prekur me emër të përvetshëm kundërshtarët politik, veçanërisht Berishën e shpallur non-grata nga SHBA dhe Britani e Madhe dhe Ilir Metën e dyshuar si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe së fundmi nën hetim edhe për pastrim parash. Kryetari i PD-së, Sali Berisha sulmoi ashpër kryeministri Edi Rama, duke e akuzuar se është i lidhur me grupet…

Read More

Kjo ditë e martë do të jetë në ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa zonat malore do të kenë kalime të pakta të vranësirave. Sipas MeteoAlb prashikohet që pas mesdite pothuajse i gjithë territori të ketë kalime të pakta të vranësirave, por nuk pritet që të sjellin reshje shiu në vendin tonë. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2…

Read More

Të hënën kryeministri Edi Rama inaguroi spitalin e ri të Laçit, dhe mëngjesin e sotëm ka publikuar një video ku tregohet më shumë për këtë investim të qeverisë.”MIRËMËNGJES dhe me Spitalin e Ri të Laçit tani në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.

Read More

Një vetëvrasje është tentuar që të fshihet për sytë e Policisë. Shahe Lika është vetëvarur në zonën e Frutikulturës në Tiranë, ndërsa policia ka vënë në pranga burrin e saj, Shefqet Likën. Sipas policisë së Tiranës, më 4 shtator, në zonën e Frutikulturës, në banesë dyshohet se është vetëvarur Shahe Lika, 55 vjeçe. Pas ngjarjes, policia, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e bërë më 5 shtator, nga familjarët e 55-vjeçares, ku kanë vijuar hetimet e thelluara, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. “Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se më 4 shtator, rreth orës…

Read More

Dashi Një detyrë e veçantë mund t’ju largojë nga zona juaj e rehatisë. Mund të keni një shans për të marrë partnerin me vete. Mund ta përzieni punën me argëtimin së bashku. Demi Dikush do të pranojë se jeni shoku më i sinqertë dhe më besnik që ka pasur ndonjëherë. Kjo nuk duhet t’ju habisë pasi ju keni qenë gjithmonë aty për t’i ndihmuar ata të lehtësojnë ngarkesën e tyre. Binjakët Nuk po e ndihmoni partnerin që t’ju kuptojë duke i mbajtur mendimet tuaja brenda. Pranoni se duhet të filloni të flisni për gjërat që kanë vërtet rëndësi. Jeni të…

Read More

Rasti është i një qytetari shqiptar që jeton në Angli, i quajtur Alban, i cili tregon se si është zhvatur nga OPGJ-ja. Historia fillon kur Albani po divorcohej me bashkëshorten, proces i shoqëruar me sherre për kujdestarinë e fëmijës. Çështja shkoi në Prokurorinë e Durrësit me prokurore Oltiana Çifliku. “Jetoj në Angli, kam pasur disa probleme me drejtësinë shqiptare. Kam pasur divorc me ish-bashkëshorten time dhe kemi pasur ngatërresë për punën e fëmijës. Në sherr e lartë humba kontrollin dhe bëra diçka që nuk duhet ta kisha bërë kurrë, duhet të kisha ruajtur gjakftohtësinë. Oltiana Çifliku ishte prokurorja që ka…

Read More

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj i jep të drejtë Kuvendit për të miratuar çdo ligj që i shërben transparencës. Duke folur në emisionin”TOP STORY”, Gjekmarkaj theksoi se nëse Ilir Meta ka spiunuar ai nuk duhet të lihet në një post të lartë politik. “Çdokush që ka qenë bashkëpunëtor nuk duhet të ketë post të lartë në politikë. Unë besoj që parlamenti ka të drejtë të votojë çdo ligj që është për transparencë. Por njeriu konvertohet dhe kjo e drejtë hyn në politikë. Raporti është më krimin, nëse nuk ka krime, njeriu mund të konvertohet”, deklaroi Gjekmarkaj.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka treguar mbrëmjen e sotme se si Ilir Meta u përpoq që të pengonte hapjen e dosjeve. Në një intervistë me Sokol Ballën në TCH përballë Roland Lamit dhe deputetit Agron Gjekmarkaj, Veliaj nënvizoi se ish-kryeparlamentari Meta u përpoq disa herë të mos lejonte hapjen e dosjeve.“E njoh atë eksperiencë, Ilir Meta ka qenë kryetar Kuvendi. Kërkesa e Ministrisë sonë me aleatët tanë amerikanë dhe gjermanë ishte atë që Shqipëria s’mund të ishte me Rusinë që të mos hapen dosjet. Ne vendosim që të imitojmë procesin gjerman. Ky ishte motivi i kësaj përpjekje…

Read More

Vdekja e 57 vjeçarit Thoma Konomi pak ditë më parë në përpjekje për të kaluar kufirin e gjelbër në Gjirokastër, vijon të mbetet mister. Në 20 gusht, Konomi u arrestua nga policia pasi u kap duke u futur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, nga kufiri i gjelbër në PKK Kakavijë ndërkohë që drejtonte një motomjet tip “Kawasaki”. I vëllai i viktimës, Adi Konomi pretendon se policët e kanë rrahur Thomain dhe më pas është shoqëruar në komisariat, në gjendje të rëndë. Ai tha se vëllai është mbajtur për 5 ditë në komisariat në gjendje të rëndë dhe nuk i…

Read More

Një qytetare tregoi për emisionin “SOT” në Euronews Albania historinë e trishtë se si humbi djalin e saj. Ajo tha se ishte me pushime në Vlorë, kur një mjek atje i bëri një gjilpërë të birit. Fatkeqësisht djali u nxi në fytyrë dhe më pas humbi jetën, siç tregoi zonja. Ajo u shpreh se është ende në gjyq me mjekun. Ai nuk shfaqet, por vetëm avokati i tij. Sipas zonjës, procesi po zgjatet prej vitesh pa marrë zgjidhje. Sipas ekspertizës mjekoligjore, qytetarja tregoi se shkak i vdekjes së të birit është bërë injektimi i gjilpërës nga mjeku. “Gabimet e mjekut…

Read More

Pesë të rinj kanë marrë dënimin me burg nga gjykata britanike pasi policia shkatërroi rrjetin e fshehtë të një bande shqiptare të drogës, e cila kishte ngritur ferma të kanabisit në zonën Bradford dhe South Yorkshire. Klesti Gorcellari, 24 vjeç, u dënua me 7 vjet e gjysmë; Isuf Roshi, 24 vjeç u dënua me pesë vjet burg. Armando Sulce, 27 vjeç, me 4 vite burg, ndërkohë që me me nga 12 muaj burg edhe Andrit Toci, 33 vjeç dhe Revi Shehu, 25 vjeç. Dy anëtarë të tjerë të organizatës ndodhen në paraburgim pas shtyrjes së çështjeve të tyre. Elvis Abedin,…

Read More

Të mërkurën, Bayern do luajë ndaj Interit në Milano, në ndeshjen e parë të grupeve të Champions League. UEFA ka vendosur për këtë takim si vëzhgues gjyqtarësh, Drejtorin e Sektorit të Arbitrimit në FSHF (Federata Shqiptare e Futbollit), Sokol Jareci. Për Jarecin ky është një vlerësim maksimal dhe natyrisht, tashmë duhet të tregojë veten. Arbtiër kryesor për ndeshjen është francezi Clément Turpin, ndërsa si asistent janë caktuar Nicolas Danos dhe Cyril Gringore. Gjyqtar i katërt qëndron Ruddy Buquet, në dhomën e VAR do jetë Jérôme Brisard.

Read More