Author: tirana

Në një kohë që luftën në Ukrainë po e vijon me bombardime, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është i pranishëm në fazën përfundimtare të stërvitjeve të mëdha ushtarake Vostok 2022. Në këto manovra merr pjesë edhe Kina, që ka dërguar një delegacion tepër të fuqishëm ushtarak me mbi 2 mijë trupa dhe 300 mjete luftarake. Kështu Putin po tregon muskujt përballë botës, bashkë me aleatin e saj Kinën. Duke kaluar nga një vend komunist në tjetrin, Rusia po mbështet në shtete me regjim totalitar për bashkëpunime.

Read More

Ekstradohet nga Spanja drejt vendit tonë, 31-vjeçari Dritan Dedja me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë ”, kryer në bashkëpunim. – Dritan Dedja, 31 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë ”, kryer në bashkëpunim. Në vitin 2019, shtetasi R.Dedja. (vëllai i shtetasit Dritan Dedja) është arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Pas arrestimit,…

Read More

I denoncuar i zhdukur nga familja, biznesmeni shqiptar në Itali, Fatmir Ara u gjet i vrarë me armë zjarri disa ditë më parë në Torino. Dyshohet se 43-vjeçari është torturuar duke u rrahur dhe therur me thikë, i lidhur pas një peme përpara se të ekzekutohej me armë zjarri. Viktima mund të jetë futur në grackë, pak minuta pasi kishte dalë nga shtëpia. Ara ishte nisur për në punë mëngjesin e së premtes, në orën 07:30 dhe më pas u zhduk, pa bërë qoftë dhe një telefonatë me bashkëshorten, me të cilën kishte 2 fëmijë. Armët e përdorura për të…

Read More

Komisioni i Ekonomisë e nis legjislaturën e re me diskutimin e aktit normativ për rishikimin e buxhetit të vitit 2022, ku rriten pritshmëritë për të ardhurat, rriten shpenzimet e ndërkohë ulen pritshmëritë për deficitin buxhetor. Deputeti i PS-së, ish-zvkryeministri Erion Braçe ka vijuar qëndrimin e tij opozitar, duke thënë se paketa anti-krizë duhet të fillojë sa më shpejt, pasi shumë familje janë pa ndihmë për shkak të çmimeve të papërballueshme. “Jeni të sigurt për këto 30 miliardë lekë të ardhura plus që do të realizohen deri në fund të vitit? Nga cilat zëra do të vijnë? Ju thoni se do…

Read More

Kryeministri Edi Rama u shpreh në një reportazh të kanalit francez “Metropole” se pak nga pak ka filluar një ndryshim lidhur me imazhin e Shqipërisë në Francë dhe gjithmonë e më shumë francezë po vijnë në vendin tonë. Në reportazhin “Hetime Ekskluzive”, Rama foli po ashtu për ecurinë e procesit të integrimit në BE. Sikurse shprehet gazetari në reportazhin kushtuar vendit tonë, pas këtij suksesi fshihet një njeri që prej nëntë vjetësh punon për ta bërë Shqipërinë më europiane se kurrë. Kryeministri theksoi se “nuk është një proces i parashikueshëm, sepse është një politikë e përhershme në Union, politika e…

Read More

Bora Zemani është një nga moderatoret më të preferuara nga publiku shqiptar. Ajo është prej disa kohësh, kryefjala e mediave rozë dhe si pasojë çdo postim i saj në rrjetet sociale kthehet në lajm. Së fundmi, Bora është surprizuar nga fansat e saj me rastin e fillimit të sezonit të ri televiziv, të cilët i kanë dhuruar një buqetë shumë të bukur me lule, një dhuratë dhe një letër, ku i kanë shprehur dashurinë e madhe. Këto momente lumturie, moderatorja i ka ndarë në Instastory, duke i falenderuar.

Read More

Suksesi do vite, por Atalanta priti 114 vite. Me suksesin ndaj Monza-s në javën e pestë ka vendosur një rekord për klubin. Bergamaskët numërojnë tashmë 13 pikë dhe kryesojnë renditjen dhe kjo ndodh për herë të parë në historinë e klubit. Atalanta, skuadra e cila në tetor do të festojë 115 vjetorin e themelit, prek kështu për herë të parë në histori vendin e parë pas pesë javësh kampionat dhe “i sheh” të gjithë rivalët poshtë saj.

Read More

Një 45-vjeçar me inicialet E.B është mbytur ditën e sotme në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. 45-vjeçari banues në Korçë po lahej teksa dyshohet se është mbytur aksidentalisht. “Më datë 06.09.2022, në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Korçë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-informon Policia.

Read More

Që me nisjen e luftës ruse në Ukrainë, bota është në një botë ekonomike. Çmimet e produkteve të konsumit në botë, përfshirë drithin, vajin e zarzavatet kanë rënë sipas Organizatës së kombeve të Bashkuara për Ushqimin. Por a do të paguajnë shqiptarët më pak? Sipas pedagogut Zef Gjeta, “për fatin e keq ne jemi në ekstrem, dhe ulja ndihet më pak. Ka arsyeje psikologjike dhe praktike. Produktet e importit i nënshtrohen transportit, kostoja e të cilit është shumëfishuar”. Po ashtu për të tregtarët janë mësuar me atë çmim, dhe duan të fitojnë maksimalisht, dhe nuk do të ulin çmimet. Të…

Read More

Sezoni i ri i “UEFA Champions League”, do të nisë sonte me sfida që premtojnë spektakël që në start. Paris SG-Juventus është sfida që nis në orën 21:00, me francezët që e startojnë si një nga pretendentët kryesorë për marrjen e trofeut. Nis sonte rrugëtimin edhe skuadra kampione e Seria A, Milan, që do ketë një transfertë në Austri kundër Salzburg. ‘Djallit’ i nevojitën 3 pikët për të mos patur probleme në kalimin e grupit, ndërsa Pioli duhet t’ia dalë pa Rebic, Krunic dhe Florenzi. Ndeshja tjetër e këtij grupi luhet në Zagreb në orën 18:45 mes Dinamos dhe Chelsea-s.…

Read More

Një shumicë e madhe e të rinjve në Gjermani nuk u besojnë mediave. 75.8 për qind nuk u besojnë gazetave, 71.6 për qind nuk u besojnë gazetarëve. Më shumë se një e treta e të rinjve dyshojnë se mediet fshehin qëllimisht informacione të rëndësishme (37.9 përqind) dhe transmetojnë vetëm opinionin e tyre (32.8 përqind). Rezultate “alarmuese” Profesor Holger Ziegler, drejtuesi i studimit, i quajti rezultatet “alarmuese”. Sipas tij, një skepticizëm i shëndoshë është mjaft i dobishëm, por këtu është diçka tjetër: “Nëse jo vetëm vëmë në dyshim vërtetësinë e një informacioni, por nëse dyshojmë se në këtë rast media dëshiron…

Read More