Author: tirana

Liz Truss është takuar me Mbretëreshën në Kalanë Balmoral si pjesë e procesit formal për marrjen e postit të kryeministres së ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC. Kjo pason takimin e Boris Johnson me mbretëreshën dhe dorëheqjen e tij më herët këtë mëngjes. Truss fitoi me 81,326 vota në krahasim me Sunak i cili mori 60,399 vota. Truss trashëgon një ekonomi që potencialisht po shkon drejt një recesioni të gjatë dhe do të duhet që menjëherë të ndërmarrë masa për të zbutur krizën e kostos së jetesës. Liz Truss është kryeministrja e katërt e konservatorëve që nga zgjedhjet e vitit…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar protestën e parë të kësaj force politike, pasi ai mori drejtimin e saj. Meta bëri të ditur se protesta e parë do të jetë në 13 shtator në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës. Meta e quajti vendin e protestës së thirrur nga PL si “kryeveprën” e korrupsionit të Qeverisë, ndërsa ftoi qytetarët që të marrin pjesë. “Të martën që vjen protesta e parë tek inceneratori Tiranës. Protesta e parë e Partisë së Lirisë, neë 13 shtator, ora 18:00, në  inceneratorin e Tiranës, “kryeveprën” e korrupsionit të Qeverisë. Ftojmë të gjithë…

Read More

Mazhoranca dhe opozita kanë arritur konsensusin sot në mbledhjen e komisionit për reformën zgjedhore.Deputetët kanë rënë dakord që t’i propozojnë Kuvendit, shtyrjen me 6 muaj të afatit të punës së këtij Komisioni.Bashkëkryetari i këtij Komisioni Damian Gjiknuri lexoi emrat e dy ekspertëve teknik që iu atashuan këtij komisioni dhe nga tre ekspertë politikë për secilën palë.Në fjalën e tij, deputeti Gjiknuri sqaroi se të gjithë ekspertët do të punojnë bashkë për të çuar përpara këtë reformë kaq të rëndësishme.“Dy ekspertë teknik do bëjnë dhe atë facilitetin e nevojshëm, janë një lloj pike fokale ku mblidhet dhe informacioni dhe pastaj shpërndahet…

Read More

Një shqiptar 50-vjeç kishte vënë në dhomën e vajzave të partneres së tij, 12 dhe 17 vjeç kamera dhe i monitoronte ato kur ishin të zhveshura. Ka qenë vetë partnerja e tij që e ka denoncuar rastin në polici, pasi vajzat kishin gjetur kamerën e fshehur në dhomë. Ajo madje ka treguar se kur i ka kërkuar atij shpjegim për kamerën, ai e ka dhunuar atë dhe vajzat. Shqiptari ndodhet në paraburgim, ndërsa policia po heton përmbajtjen e kartës së kamerës.

Read More

Aleatët kryesorë perëndimorë të Ukrainës nuk kanë vendosur ende për krijimin e një gjykatë për krimet e luftës së Vladimir Putinit dhe rrethit të tij të ngushtë, duke dashur të lënë hapësirë ​​për marrëdhëniet e ardhshme me Rusinë, sipas zyrtarëve të lartë të Ukrainës, shkruan The Guardian. “Është një politikë e madhe. Nga njëra anë, vendet e dënojnë publikisht agresionin, por nga ana tjetër, ata po vendosin këmbën në derën e mbylljes së marrëdhënieve me Rusinë në mënyrë që të ato dyer të mos mbyllen plotësisht, “tha Andriy Smyrnov, nënkryetari i administratës presidenciale të Ukrainës, i cili po udhëheq përpjekjet e…

Read More

Një 61-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë nga lartësia në Gjirokastër. Policia përmes një njoftimi paraprak bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”. Sipas uniformave blu, A. L., 61 vjeçe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Njoftimi i policisë: Gjirokastër/Informacion paraprak Rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një lartësi, shtetasja A. L., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila…

Read More

UEFA organizoi pak ditë më parë Konferencën Vjetore të Sigurisë “Sharing the Stage”, që këtë vit u mbajt në Stamboll të Turqisë. Nga Shqipëria në këtë aktivitet morën pjesë Armando Mandro, Oficeri i Sigurisë në FSHF si dhe Agron Çeli, Shef i Sektorit të Rendit në Policinë e Shtetit dhe Pika Kombëtare e Shkëmbimit të Informacionit për Ndeshjet e Futbollit, NFIP Albania. Një vend i veçantë ju kushtua nëpërmjet shfaqjes së videove dhe diskutimeve që përfshinin një rishikim të detajuar të operacioneve të sigurisë të finales së parë historike të UEFA Conference League që u zhvillua në Tiranë në muajin…

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se për krizën energjetike në Europë fajtorë janë sanksionet e vendosura nga shtetet europiane ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Një akuzë të tillë, Kremlini e ka bërë ndaj Europës. Erdogan ka mbajtur raporte të mira pune me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa ka tentuar që të qëndrojë neutral sa i përket konfliktit, por ka furnizuar Ukrainën me armë dhe dronë luftarakë. Para se të nisej drejt një vizite në Ballkan, Erdogan u tha gazetarëve më 6 shtator se shtetet europiane “po korrin atë që kanë mbjellë” duke vendosur sanksione ekonomike…

Read More

I arrestuar pas fshehjes së vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Shahe Lika, në banesën e tyre në Kamzë, Shefqet Lika ka thënë para policisë se ka pasur frikë që të raportonte për vetëvrasjen e bashkëshortes, pasi sipas tij nuk do ta besonin familjarët e saj. 56-vjeçari ka pohuar se prej kohësh e kanë akuzuar për dhunën që ushtronte nga gruas dhe se familjarët e saj, herë pas here edhe e kishin paralajmëruar se do ta denonconin. Pas ekspertizësm rezultoi se 55-vjeçarja është vetëvarur. Shefqet Lika akuzohet për dy vepra penale, shkaktim të vetëvrasjes dhe veprime që pengojnë zbulimin e së…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me deputetin Xhemal Qefalia kanë parë nga afër Qendrën e re Shëndetësore Zall-Bastar, pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në vend. Në këtë kuadër, ministrja tha se po pilotohet me paketën e shërbimit në banesë, e cila poashtu përfshihet në qendrat shëndetësore. “Në 30 vite nuk ishte vënë dorë. Qendra shëndetësore e Zall-Bastarit që i shërben më shumë se 5 mijë banorëve të kësaj zone, tashmë është në kushte bashkëkohore. Ne vijojmë të shtojmë shërbimet në qendrat tona shëndetësore. Kujdesi në banesë është një tjetër paketë e kujdesit…

Read More

Artistet shqiptare premtojnë një spektakël të vërtetë sot në mbrëmje në sheshin “Skënderbej”. Protagonistja e koncertit, Rita Ora, gjatë konferencës për shtyp, para orë para eventit, tha se ka zgjedhur të jetë një koncert vajzash. Ardhjen në Shqipëri dhe performancën e sotme, e sheh përtej argëtimit, e sheh si një mundësi për të përcjellë mesazhe për gratë. “Të paturit një kohort grash, vajzash, është shumë e rëndësishme për mua dhe patjetër jam krenare që kishim mundësi të bënim një gjë të tillë me prezencë të vajzave dhe grave. Për mua, mesazhi është përtej të paturit një koncert. Është më i…

Read More

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj lajmëroi se paketa anti-krizë për mbrojtjen e popullatës nga rritja e çmimeve do të shpallet pas disa ditësh. Në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua buxheti 2022, Ibrahimaj tha se masat e paketës anti-krizë do zgjasin më shumë se paketa e parë që u nda për 3 muaj. “Është një mbështetje që synon të jetë më afatgjatë se ajo e mëparshmja dhe do të targetojë kategoritë më në nevojë”, tha ministrja. Sipas Ibrahimajt, rritja ekonomike për 2022 pritet të jetë mbi 3,2 për qind pasi masat e marra nga qeveria kanë ndikuar në mosuljen e…

Read More