Author: tirana

Problemet e shikimit tek fëmijët vijojnë të rriten ndjeshëm nga përdorimi i pajisjeve teknologjike. Mjekët okulistë thonë se nga 20 vizita që kryejnë në ditë, 7 fëmijë detyrohen të vënë syze. Problemet po hasen që në moshat e vogla pediatrike dhe mjekët këshillojnë që prindërit ti dërgojnë fëmijët për kontroll që 1 vjeç, pasi nëse nuk kapen në kohë ato nuk mund të riparohen. Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë kërkon dhe një kontroll të syve, por që për neglizhencë të prindërve shumë prej tyre e kanë për herë të parë vizitën. Përdorimi i tepërt i teknologjisë vitet e…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri të ditur se do të ndërmarrë një reformë për të rregulluar tregun e autoshkollave. DPSHTRR bën të ditur se do të përcaktohen kriteret për rregullimin e tregut të autoshkollave, bazuar në numër popullsie për zonën e mbulimit, si dhe do të përcaktojë nivelin orientues tarifor dysheme. “Po punojmë që brenda vitit 2022 të kemi përcaktuar nivelin orientues tarifor dysheme që do të jetë detyrues për autoshkollat në mënyrë që të garantohet një proces mësimor sa më profesional, i plotë dhe cilësor, i formalizuar dhe në nivele sa më bashkëkohore për teori…

Read More

Partia Demokratike ka denoncuar rikthimin e Ardi Veliut në radhët e Policisë së Shtetit, duke e akuzuar atë si “mashë” të Rilindjes, të lidhur me krimin, të korruptuar etj. Përmes një konference nga selia blu, sekretari i përgjithshëm i demokratëve, Flamur Noka, ka nënvizuar: “Rikthimi i njërit prej përgjegjësve të kriminalizmit të Policisë në vendin e krimit, është një ogur i keq i kësaj qeverie për çdo shqiptar që kërkon rend, siguri dhe një polici në shërbim të qytetarëve. Ardi Veliu, ish-drejtori famëkeq i Policisë së Shtetit, është kthyer në strukturën policore. Ai do të drejtojë Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore,…

Read More

Rasti i dopingut të Evangjeli Velit ka shërbyer për të shndërruar marrëdhëniet mes federatës shqiptare të peshëngritjes dhe asaj greke në një fushë betejë kërcënimesh akuzash që shumë shpejt pritet të shkojnë në gjyq. Në Top Channel, presidenti i FSHP Elez Gjoza, akuzoi Odise Dhimën, vëllain e Pirro Dhimës si personin e dyshuar për dopingun e sportistes shqiptare që jeton dhe stërvitet në Greqi prej vitesh. Ndërkohë i kontaktuar nga Top Channel, Pirro Dhima, ish-kampioni olimpik, sekretar i federatës greke të peshëngritjes dhe zëvendës president i federatës botërore ka vendosur t’i përgjigjet këtyre akuzave me të njëjtin ton: “Kemi filluar…

Read More

Partia Demokratike e ka cilësuar të rrezikshëm dhe provokativ “riciklimin” e figurës së ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu brenda radhëve të uniformave blu. Vendosjen e Veliut në krye të AMP-së, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka e cilësoi një vendim provokative dhe shumë të rrezikshëm, duke theksuar se ai është i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Deklarata e Flamur Nokës: Rikthimi i njërit prej përgjegjësve të kriminalizmit të Policisë në vendin e krimit, është një ogur i keq i kësaj qeverie për çdo shqiptar q ë kërkon rend, siguri dhe një polici në…

Read More

Një japoneze ka arritur të paguhet për të mos bërë absolutisht asgjë dhe kjo është puna e saj. Morimoto po bën atë që disa do ta shihnin si një punë të ëndrrave. 38-vjeçarja nga Tokio paguhet 71 dollarë për rezervim për të shoqëruar klientët dhe thjesht ekziston si shoqëruese. “Detyra ime është të jem aty ku klientët e mi duan të jem dhe të mos bëj asgjë specifike.”, tha ajo. Gruaja plotëson dëshirën që kemi shpesh me njerëz shumë specifikë në jetën tonë, që të mos flasim me njëri-tjetrin dhe të mos ndihemi rehat për këtë. Kjo është ajo që…

Read More

Për të folur për parashikimin e yjeve, në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ ishte i ftuar astrologu Hysgen Dauti. Ai bëri parashikimin për muajin shtator duke u ndalur te të 12 shenjat e Zodiakut, nga dashuria, financat deri te sfidat që do të hasen. Dashi Ka qenë goxha i favorizuar gjatë periudhës së verës dhe po arrin në një pikë që kërkon të ketë plane më afatgjata dhe më të larta. Shtatori është momenti që i bën atë ndalesën stop që t’i marr gjërat më me qetësi. Dashi ka plane dhe nisma të reja këtë periudhë, ku do të jetë pjesëmarrës.…

Read More

Një pushuese rreth 50-vjeçe është mbytur në plazhin e Shëngjinit. Gruaja është gjetur pa shenja në bregdet dhe ende nuk është identifikuar. Një autoambulancë me personelin mjekësor, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pas njoftimit nga pushues të tjerë, por për gruan ishte tepër vonë, pasi ajo kishte ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës së mjekësisë ligjore. Gjithashtu sipas burimeve mësohet se viktima ishte e vetme në plazh.

Read More

Një pushuese rreth 50-vjeçe ende e paidentifikuar ka humbur jetën në plazhin e Shëngjinit. Gruaja është gjetur pa shenja në bregdet. Një autoambulancë me personelin mjekësor, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pas njoftimit nga pushues të tjerë, por për gruan ishte tepër vonë, pasi ajo kishte ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore . Mësohet se viktima ishte e vetme në plazh.

Read More

Ersida Dyrmishi, 30 vjeçarja nënë e dy fëmijëve u shpall e zhdukur nga bashkëshorti i saj më datë 25.07.2022. Në dëshminë e saj, e reja ka thënë që është mbajtur pa dëshirën e saj nga Marjus Musaku nga data 25 korrik deri me 3 gusht. E reja ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit së bashku me bashkëshortin e saj. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 32-vjeçari ka abuzuar seksualisht me nënën e dy fëmijëve, duke e përdhunuar nën kërcënimin e një thike dhe kanosur për jetën e familjarëve të saj. 32-vjeçari, i cili ndodhet në burg, akuzohet për “Heqja e…

Read More

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 5029 raste janë raportuar në një javë midis 29 gushtit dhe 4 shtatorit, një rënie prej 25,5% në krahasim me javën e kaluar. Në përgjithësi, që nga 5 shtatori janë konfirmuar 52,997 raste dhe 18 viktima. Deri më sot, dhjetë vendet më të prekura janë Shtetet e Bashkuara, ku janë regjistruar më shumë se një e treta e rasteve globale (19,351), Spanja (6,645), Brazili (5,197), Franca (3,646), Gjermania (3,493), Britania e Madhe ( 3,413), Peruja (1,546), Kanadaja (1,289), Holanda (1,172) dhe Portugalia (871).

Read More

Një turiste hungareze është gjetur pa shenja jete në në dhomën e hotelit në Ksamil këtë të martë. Mësohet se viktima është Sindelyne Erzsebet, 66-vjeç. Trupi i të moshuarës është transportuar i vdekur në spital. Ndërsa uniformat blu bëjnë me dije se dyshohet që hungarezja të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Njoftimi i policisë Sarandë/Informacion paraprak Sot, në Ksamil, është gjetur pa shenja jete, në dhomën e hotelit ku qëndronte, shtetasja hungareze S. E., 66 vjeçe, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More