Shumë shqiptarë duan të largohen drejt vendeve të tjera me gomone dhe kanë qenë jo të pakta rastet kur janë kapur nga policia. Më i fundit ka qenë një rast i shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihen shqiptarë që janë nisur drejt Anglisë, por janë ndaluar nga policia franceze. Në përpjekje për të kaluar nga një plazh afër Dunkirk në video, ata janë sulmuar me spraj nga efektivët për të mos lejuar largimin e tyre. Channel 4 Neës bën me dije se në grupin e emigrantëve ishin shqiptarë, kurdë dhe irakianë. Një prej personave që ishte pjesë e këtij grupi…
Author: tirana
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka kthyer në vëmendje një nga intervistat e dhëna nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ku sipas tij është shprehur se operacionet dekonspirohen dhe se 14 kriminelë të rrezikshëm janë larguar pa u kapur nga uniformat blu. Ndërsa thekson se personazhe të botës së krimit kanë akses në fondet publike nëpër bashki, Sula ngre pyetjen se kush po i mbron kriminelët, pasi sipas tij grupet kriminale po influencojnë pushtetarët. “Kush po i mbron kriminelët?! Pak ditë para se të shkarkohej, Gledis Nano, ish-Drejtori i Policisë paska dhënë një intervistë në një media…
Nga Eduard Zaloshnja Edhe votuesi më i thjeshtë shqiptar e kupton se futja e opozitës në zgjedhjet lokale me kandidtë të përbashkët e rrit ndjeshëm probabilitetin për më shumë kryebashkiakë opozitarë se sa kemi sot (vetëm në Shkodër kemi aktualisht një kryebashkiak opozitar). Në qoftë se përmblidhen rezultatet zyrtare të 25 prillit të vjetshëm për territorin e secilës nga 61 bashkitë aktuale, kjo aksiomë e thjeshtë statistikore bëhet edhe më e qartë (shihni tabelat shoqëruese). Kështu, në territorin e 19 bashkive aktuale, partitë e mazhorancës (PS dhe PSD) morën më pak se 50% të votave. Gjë që do të thotë…
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në rajonin e Kozanit, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Në pranga ranë një 31-vjeçar dhe një grua 51 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të kryer në automjetin e tyre me targa greke, u gjet sasia prej 51.5 kg kanabis. Automjeti i trafikantëve u bllokua në aksin Kozani-Selanik në një postbllok të ngritur prej policisë helene për arrestimin e trafikantëve të narkotikëve. Autoritetet greke thanë se dy të arrestuarit kishin marrë sasinë e drogës në vijën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe do ta dërgonin atë në Athinë. Policia sekuestroi lëndën narkotike,dy automjete,…
Masakra e Fushë Krujës ku u ekzekutuan tre të rinj, mes të cilëve dhe djali i xhaxhait të Ervis Martinajt është kryer nga një armë e vetme. Hetuesit dyshojnë se dhe autori mund të jetë një komando i stërvitur. Ky është detaji me i ri nga hetimet për vrasjen e 3-fishtë që ndodhi mesditën e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë Krujës. 91 gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes jane ekzaminuar në laboratorin e policisë shkencore. Detaji ka befasuar grupin e hetimit, pasi sipas tyre taktikisht është e pamundur që një person i vetëm të ketë qëlluar plot 91…
Pavarësisht se nuk ka pasur gatishmëri nga të gjitha shtetet anëtare të bllokut për të ndalur dhënien e vizave për qytetarët e Rusisë, ky proces për ta pritet të bëhet më i vështirë. Kjo pasi Komisioni Evropian më 6 shtator propozoi pezullimin e plotë të marrëveshjes për lehtësimin e vizave mes Bashkimit Evropian dhe Federatës Ruse. Ky propozim i KE-së, që u miratua të martën, është në linjë të njëjtë me atë që ishin marrë vesh ministrat e Jashtëm të BE-së gjatë takimit joformal që u mbajt javën e kaluar në Pragë të Republikës Çeke. “Shtetet si Rusia, që bëjnë agresion…
Ambasadorja e re BE-së në vendin tonë, Christiane Hohmann zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Gjatë bashkëbisedimit, kryediplomatja përcolli mesazhin e qartë se sundimi i ligjit është shtylla kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt BE. Ajo theksoi më tej se Bashkimin Evropian do të mbështesë Shqipërinë në luftën e nisur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë. “Takime të rëndësishme sot me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreun e SPAK Arben Kraja. Sundimi i ligjit përbën shtyllën kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.…
Gazetari Flamur Vezaj vlerëson se zhdukja e Ervis Martinajt mund të jetë një inskenim, duke u shfaqur mosbesues ndaj pretendimeve se i shumëkërkuari mund të jetë rrëmbyer dhe ekzekutuar. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Vezaj u shpreh se inskenimi i rrëmbimit, mund të jetë e vetmja mënyrë që të kundërpërgjigjet ndaj armiqve të tij. “Nuk kemi asnjë rast konkret, një pamje filmike të një institucioni apo të një vendi të ngjarjes ku Ervis Martinaj nuk është rrëmbyer. Deri më tani, jemi thjesht në aludimet se Ervis Martinaj është rrëmbyer. Unë dyshoj, duke njohur Ervis Martinajn si kontingjent kriminal, ai…
Në Dibër u zhvendos turi i “Ekipeve Sportive 2022”, ku drejtuesit e lartë të KOKSH-it së bashku me zyrtarët e projektit takuan kryebashkiakë, trajnerë dhe mësues të edukimit fizik të këtij qarku.Presidenti i Komitetit Olimpik, z. Fidel Ylli shpjegoi rëndësinë e ndërtimit të skuadrave sportive nëpër shkollat e Shqipërisë.Kreu i KOKSH-it tha se institucioni i tij e qeveria kanë investuar gjithçka për këtë projekt dhe pritet rigjallërimi i sportit, por tani është radha e trajnerëve në bazë të bëjnë më të mirën e tyre.“Ky projekt nuk mund të bëhet i mundur pa mbështetjen bashkive të cilat kanë palestrat e shkollave,…
Vëllai i biznesmenit Xhani Topallit, i cili u ekzekutua në Faliraki të Rodosit, u shpreh për mediat greke se e dinte që diçka e keqe i kishte ndodhur që në momentin kur u zhduk të shtunën e 28 gushtit. Ai theksoi se ka qenë në dijeni të borxhit prej 100 mijë eurosh që autori i dyshuar i krimit i kishte të vëllait. “Të gjithë jemi në zi për humbjen e Xhanit. Fatkeqësisht, që në momentin e parë që i humbëm gjurmët , kuptuam se diçka e keqe i kishte ndodhur. Vëllai im ishte një njeri familjar. Të gjithë këtu në…
Bashkia e Tiranës ka hartuar një masterplan për ndërhyrjen në nivel kapilar nëpër njësitë administrative të kryeqytetit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se do të ndërhyhet në rreth 300.000 m2 rrugë kryesore, dytësore dhe sheshe të blloqeve të banimit.“Kemi një propozim për të asfaltuar në Tiranë 300 mijë metra katrorë rrugë kryesore, dytësore dhe sheshe të blloqeve të banimit nga njësia 1 deri në njësinë 11 dhe nga lagjia 12 deri në lagjen 14. Pra, për të gjithë hapësirat urbane të Tiranës. Sigurisht, qyteti ka qenë i gjithi një kantier, disa raste…
Kryetari i PD-së në Korçë, Devis Osmani është dhunuar nga sekretari i grupseksionit të kësaj partie. Pas një konflikti mbi mosmarrëveshjet brenda forcës politike, Osmani është goditur me shishe në kokë nga Eduart Topalli. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës. Policia po merr në pyetje të dy drejtuesit lokalë të degës së PD Korçë.