A do të ketë paqe mes Serbisë dhe Kosovës? Kur mund të finalizohet njohja e Kosovës si shtet i pavruar nga ana e Serbisë? Profesori amerikan i çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Georgetown dhe njëkohësisht anëtari i Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Charles Kupchan, thotë se oferta nga Serbia është në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Serbia do ta njohë përfundimisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe një nga elementet kyçe të kësaj përpjekjeje, do të jetë integrimi i saj në Bashkimin Evropian. Unë besoj se njohja formale duhet të jetë parakusht. Kjo është leva që ka Bashkimi Evropian…
Author: tirana
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues. Sipas njoftimit të QKB-së në ekstraktin e kompanisë: “Bazuar në nenin 15/1 të ligjit Nr. 6/2022 “Për Disa Ndryshime dhe Shtesa në Ligjin Nr.112/2020, Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”, i ndryshuar, QKB për subjektet raportuese, të cilat kryejnë shkeljet e parashikuara në pikën 4 të këtij neni, do të ndryshojë statusin nga “AKTIV” në statusin “PEZULLUAR” deri në pagesën e gjobës dhe regjistrimin e të dhënave përkatëse për pronarët përfitues”. Statusi i kompanisë është deklaruar i pezulluar…
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha të martën se sulmet e vazhdueshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë janë “të papranueshme” dhe ai kërkoi krijimin e një zone të çmilitarizuar brenda dhe përreth objektit. “Ne po luajmë me zjarrin dhe diçka shumë katastrofike mund të ndodh”, paralajmëroi Rafael Mariano Grossi gjatë një prezantimi virtual para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Kjo është arsyeja pse në raportin tonë kemi propozuar krijimin e një zone të mbrojtur dhe të sigurisë bërthamore në perimetrin e termocentralit”. Ai tha se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është e gatshme të fillojë konsultimet…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pasditen e së martës zhvilloi një takim me strukturat e gruas së PL-së në Tiranë, dhe sot përmes një postimi në facebook, shprehet se rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës për të rinjtë janë dy prioritete emergjente. Po ashtu Meta shton edhe se për përmbushjen e tyre është domosdoshmëri absolute roli aktiv i vajzave dhe grave. “Vendi ka nevojë më shumë se kurrë për angazhimin politik të grave dhe vajzave shqiptare. Rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës që të rinjtë të mos zgjedhin emigracionin, por ta ndërtojnë të ardhmen…
Biznesmeni 46-vjeçar me origjinë shqiptare, Xhani Topalli i cili u gjet i pajetë në zonën mes Psinthos dhe Afandos, humbi jetën si pasojë e dy goditjeve të forta në kokë. Nga konstatimet e autoriteteve, fillimisht rezultoi se vdekja e tij ishte për shkak të mbytjes, por akti mjeko-ligjor e rrëzoi këtë. Të akuzuar për vdekjen tragjike të kontraktorit janë biznesmeni 53-vjeçar nga Rodosi dhe djali i tij 20-vjeçar, ndërsa shkaqet mësohet të jenë financiare dhe konkretisht, një shumë prej disa mijëra eurosh, të cilën 53-vjeçari dyshohet se i detyrohet për punën që kishte bërë në biznesin e tij në vitin…
Rinia po ikën, dhe këtë nuk e ka retorikë opozita, por shifrat reale. Ardis Halilaj si shumë të rinj që duan Europën, vendosi që të jetojë në Gjermani. Ai ka treguar se rroga mesatare e infermierëve në Shqipëri është 400 euro, ndërsa në Gjermani paga është mbi 2 mijë euro. Po ashtu Halilaj thekson se me të ardhurat në Shqipëri, e kishte shumë të vështirë që të ndërtonte të ardhmen e tij. Kjo është arsyeja kryesore pse rinia nuk është e sigurtë në vend, nuk ka të ardhme të siguruar. “Arsyeja kryesore që unë vendosa për t’u larguar ishte dëshira…
Një peshkarexhë me 30 mijë litra naftë kontrabandë është kapur mbrëmë në portin e Durrësit. Gjatë intensifikimit të kontrolleve në funksion të zbatimit të ligjit, sektori i Krimi Ekonomik ka ndaluar dhe kontrollur peshkarexhën, ku ka konstatuar sasinë e naftës. Mësohet se peshkarexha vinte nga vendet e Lindjes, ndërsa nafta ishte planifikuar për t’u hedhur në tregun e brendshëm. Materialet paraprake janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme. Krimi Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkur Durrës vijon kontrollet intensive, duke u fokusuar tek mjetet lundruese.
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure ka treguar për një garë të veçantë që do të zhvillohet edhe në Shqipëri. Teksa i’u ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, kreu i qeverisë ka bërë të ditur se 2 mijë udhëtarë me 980 automjete janë nisur nga Polonia drejt Shqipërisë, në kuadër të Złombol, një gare paksa të pazakontë. Po ashtu në 8 muaj, sipas Ramës vendin tonë e kanë vizituar 126795 turistë polakë. “MIRËMËNGJES dhe me karvanin e mbi 2 mijë udhëtarëve të apasionuar, me plot 980 automjete të nisura nga Polonia në vendin tonë, ju uroj një…
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora në përfundim të koncertit që mbajti mbrëmjen e së martës në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë tha “Albania in my blood, Kosova in my vens (Shqipëria në gjakun tim, Kosova në venat e mia)”. Rita Ora dha një mesazh për të gjithë që nuk do ta harrojë kurrë Shqipërinë dhe do të kthehet sërish për shqiptarët që e duan muzikën e saj, por nuk dha një datë rikthimi. Më pas bëri postime në Instagram duke thënë se ishin rreth 30-40 mijë persona, të cilët i falenderon publikisht për praninë. Muzika tradicionale nuk mungoi as…
Dashi Do të jenë mjaft të lodhur dhe shumë të zënë. Nuk do jetë ditë e favorshme për ju. Keni plan për shumë projekte afatgjata, por këtë të mërkurë as mos i mendoni ato. Demi Do të jetë koha për të bërë projekte të reja. Njerëzit në krizë do të mund të bëjnë zgjedhje të rëndësishme nesër. Kujdes nga shpenzimet e shumta në shtëpi. Binjakët Marsi në shenjë do të japë kënaqësi sidomos në vendin e punës. Nesër Hëna do të jetë sërish aktive. Më mirë mendoni dy herë përpara se të flisni për diçka të rëndësishme në punë. Gaforrja…
Kjo ditë e mërkurë, do të ketë mot me kthjellime në bregdet dhe vranësira të pakta në relievet malore gjatë ditës. Temperaturat minimale do të luhaten 15-21 gradë në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë me rritje 28-31°C në veri deri në 33-34°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.
Gazetari Flamur Vezaj ka deklaruar se zhdukja e biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj është inskenuar. Në një lidhje me Skype në EuroNews, Vezaj tha se Martinaj është një person intrigant, dinak dhe që arrinte të dilte i ‘pastër’ nga çdo ngjarje kriminale në të cilën i lakohej emri. Ai shtoi se fakti që nuk ka asnjë pamje filmike, trup apo ndonjë provë tjetër, tregon që Martinaj as nuk është rrëmbyer dhe as nuk është vrarë. Vezaj shtoi se zhdukja e inskenuar është e vetmja mënyrë që ai të kthehet për të marrë hak. “Nuk kemi asnjë provë, asnjë…