Author: tirana

Deputeti demokrat Arbi Agalliu, në një dalje nga Kryesia e Kuvendit, akuzoi qeverinë Rama për çmimet e larta të karburanteve, duke thënë se prej muajsh Shqipëria renditet në 10 vendet me çmimin më të lartë të karburanteve në botë, dhe ka çmimin më të lartë në rajon. “Po të bëjmë një krahasim të thjeshtë vetëm me dy vende të Rajonit Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, rezulton se: Më 31 Gusht një litër naftë: Në Shqipëri tregtohej me 248 lekë për litër; Në Maqedoninë e Veriut tregtohej me 193 lekë për litër, ose 55 lekë më lire se në Shqipëri; Në…

Read More

Kryeministri Edi Rama në qëndrimin zyrtar mbi sulmin kibernetik, bëri me dije se Irani goditi Shqipërinë me 4 grupe famëkeqe. Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht në korrik për shkak të një sulmi kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. “Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë. Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike…

Read More

Pas sulmit kibernetik të shërbimeve publike online, Shqipëria akuzon Iranin. Mësohet se është dërguar një notë verbale ambasadës së Iranit. Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht për shkak të një sulmi kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se ambasadës së Iranit në vend i është vënë një afat prej 24 orësh që të ikin nga territori shqiptar. “Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe…

Read More

Në Komisionin e Reformës Territoriale, ka pasur një moment debati me tone të ndezura. Ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, është përplasur me kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu. Gjatë diskutimeve, Mziu iu drejtua Ndreut duke thënë se ai nuk merr vesh nga shifrat për numrin e punonjësve në Bashkinë Lezhë, ndërsa përdori edhe termin “papagall” në drejtim të tij. “Mos më bëj mua si papagall. Më lër të flas. O shoku Pjerin. O shoku polic. Ku merr vesh nga shifrat ti. Ti je dru fare nga kjo pjesë. Reforma territoriale nxori në pah edhe probleme që vijnë për shkak…

Read More

Chelsea shkarkon trajnerin Thomas Tuchel. Shkarkimi vjen si pasojë e humbjes së londinezëve në Zagreb ndaj Dinamos, në Champions me rezultatin 1-0. “Në emër të të gjithëve në Chelsea FC, Klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për Thomas dhe stafin e tij për të gjitha përpjekjet e tyre gjatë kohës së tyre me Klubin. Thomas me të drejtë do të ketë një vend në historinë e Chelseat pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube. Teksa grupi i ri i pronësisë mbush 100 ditë që nga marrja në dorëzim e Klubit dhe vazhdon punën e…

Read More

Në Komisionin për Reformën Territoriale, ku po bëhet dëgjesë më përfaqësuesit e bashkive në vend, kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu është “përplasur” me bashkëkryetaren e Komisionit, deputeten e PD-së Dhurata Çupi. Sipas kësaj të fundit bashkia ka të punësuar 788 punonjës, por që Ndreu e hodhi poshtë. Kryetari tha se janë 450 punonjës dhe se Ministria e Finanacave nuk ka dhënë shifrën e saktë. Pjesë nga debati Ndreu: Janë 450 (punonjës të Bashkisë Lezhë)që paguhen. Çupi: Janë 788. Ndreu: Moj zonjë e ke gabim. Jam kryetari i Bashkisë. Nuk ka shance që të kemi 788 numri i punonjësve.…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka mbajtur mbrëmjen e djeshme një koncerti në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”, teksa përveç saj performuan dhe disa këngëtare të tjera shqiptare. Një prej tyre ishte dhe Semi Jaupaj, e cila ka kënduar disa prej këngëve më të njohura të saj. Duket se mbrëmja e djeshme ka qenë shumë emocionale për të, pasi nuk i mbajti lotët në skenë kur po këndonte këngën “Jetike”. Si duket fakti që publiku ka kënduar me të dhe e ka pritur mirë e kanë prekur artisten.

Read More

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë. Për këtë vizitë zyrtare, Precidenca shqiptare ka bërë me dije se Mattarella do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave, dhe se do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Njoftimi i Presidencës Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj do të mirëpresë, në dt. 7-8 shtator 2022, Presidentin e Italisë, Sh. T. Z. Sergio Mattarella, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë. Kreu i Shtetit italian do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.…

Read More

Gazetarja Ornela Gaçe ka ndarë në profilin e saj videon e një personi që ajo thotë se është pedofil dhe ngacmon seksualisht fëmijët te Shkolla e Baletit në Tiranë. Në pamje, shihet se banorët i vihen pas personit dhe e fotografojnë për ta demaskuar. Gaçe i bën thirrje Policisë që të vihet në lëvizje dhe të ndalojë këtë person ose në të kundërt ata mund të veprojnë vetë në vazhdim.

Read More

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për rrëmbimin dhe më pas ekzekutimin e Rruzhdi Hoxhës dhe ka çuar për gjykim autorin e dyshuar Fredi Rrushi me akuzën e vrasjes. Trupi i pajetë i Hoxhës u gjet disa ditë pas krimit i groposur në malin e Dajtit. Nga hetimet ende nuk është gjetur automjeti me të cilin u rrëmbye Hoxha dhe pistoleta me të cilinë është kryer krimi. Ruzhdi Hoxha u denoncua i zhdukur nga djali i tij mbrëmjen e 24 tetorit 2021. Djali i tij denoncoi se i kishte humbur kontaktet me babain prej 3 ditësh. Pas 13 ditësh, më…

Read More

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku i pranishëm në Komisionin e Reformës Territoriale, propozoi që Kamza dhe Vora të bashkohen me Tiranën. Sipas tij, kjo do të ofronte shërbime më cilësore për qytetarët e Tiranës dhe do bënte që ata të mos ndihen sikur janë pjesë e një qyteti të nivelit të dytë. “Bashkimi i Vorës dhe Kamzës në territorin e Tiranës do jepte cilësi më të mirë për qytetarët. Dhe që këta të fundit të mos kishin një ndjesi si pjesë e një qyteti të nivelit të dytë”.

Read More

Një tragjedi është parandaluar nga Policia e Tiranës, pasi ka arrestuar një 57-vjeçari, i cili ushtroi dhunë mbi bashkëshorten e tij dhe kërcënoi me armë efektivët e policisë që i shkuan në shtëpi. “Shtetasi S. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me armë gjahu (çifte). Në momentin që kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ky shtetas, ka kanosur me çifte, për shkak të detyrës, edhe punonjësit e Policisë. Pas neutralizimit të tij, 57-vjeçari nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në komisariat”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua…

Read More