Author: tirana

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues. Mirëpo Report Tv bën me dije se kjo është thjesht një çështje procedurale e që nuk ndikon aspak në aktivitetin e përditshëm të kompanisë. Burine nga kompania bën me dije se aktiviteti i fluturimit të ‘Air Albania’ vijon pa asnjë ndërprerje, duke iu drejtuar qytetarëve që të mos shqetësohen. Pezullimi në QKB ka ndodhur për shkak të një mospërputhje mes formularit të kërkuar nga qendra e biznesit dhe ai i dërguar nga kompania ‘Air Albania’ lidhur me…

Read More

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” u trajtua sërish problematika e familjes Dule, ku Mariglen Dule denoncoi ditën e djeshme publikisht braktisjen e fëmijëve nga bashkëshortja. Marigleni: Ditën e djeshme mua më ka telefonuar nga rrjetet sociale një zonjë nga një adresë të panjohur e cila më pohoi se gruaja ime jetonte me djalin e saj dhe se ajo kishte kuptuar se ishte nënë e tre fëmijëve. Por nga ana tjetër ajo zonjë më pohoi se gruaja ime i kishte pohuar të birit të saj se ishte një grua beqare dhe pa fëmijë. Ajo i dërgon fëmijëve mesazh…

Read More

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka thënë se Shqiëpria është një vend i sigurt nga sulmet e mëtjeshme, në arst se Irani nuk ndalet veç me sulmet kibernetike. Ajo tha se Shqipëria ka armiqë vetëm oër faktin se është në NATO, por është bërë një punë e mirë nga antiterrori për të ruajtur sigurinë. “Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Europë që nuk është vendosur kurrë nën sulme terroriste. Vetëm fakti që jemi anëtarë të NATO-S na bën të kemi armiq. Ka qenë një punë e mirë nga shërbimet, nga grupet e antiterrorist, do bëjmë të njëjtën punë të…

Read More

Kompania e cila merret me rikuperimin e tretësve dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme, ndodhet në zonën industriale të Via Monferrato, në San Giuliano Milanese. Mediet italiane raportojnë se 6 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Kryebashkiaku i ka bërë thirrje qytetarëve që të mbyllin dritaret në mënyrë që mos lejojnë futjen e tymit në shtëpi. Punëtori i djegur rëndë u transportua me helikopter në spitalin San Gerardo në Monza. Në momentin e rënies së zjarrit, i cili shkaktoi edhe një shpërthim, në kompani ndodheshin gjithsej 17 punonjës. Gjashtë ambulanca ndodhen në vendin e…

Read More

Opozita do të thërrasë në seancë dëgjimore në Komisionin për Sigurinë Kombëtare ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, lidhur me situatën e kriminalitetit në vend, si edhe ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Vendimi u bë i ditur nga deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj, në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ku e cilësoi situatën e kriminalitetit në vend si mjaft shqetësuese. “Gledis Nano u shkarkua për arsyen e cuditshme për mosrealizim objektivash por askush nuk e di në këtë vend se cfarë ishin objektivat. Dhe po atë ditë pamë një deklaratë të ambasadores Kim, që thoshte se Gledis…

Read More

Zv/kryeministrja, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku mohoi se Shqipëria do të ndërpresë energjinë elektrike pas orës 22:00. E pyetur nga gazetarët se nëse Shqipëria do të marrë këtë masë në kuadër të krizës energjitike, Balluku theksoi se kjo do ishte një masë emergjence mirëpo nuk pranoi nëse do të vendoset nga Qeveria. Po ashtu, Balluku shtoi se nesër do të bëhet publike paketa për energjinë dhe masat që do marrë vendi ynë në kuadër të krizës energjitike. “Nuk më rezulton që qeveria do të marrë këtë masë, do të ishte një masë emergjence shumë e madhe, nuk ndodh…

Read More

Në prag të nisjes së vitit të ri arsimor 2022-2023, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e shkollave në kryeqytet, të cilëve u dha porositë e fundit para hapjes së vitit të ri shkollor. Veliaj tha se Tirana, si asnjëherë më parë në infrastrukturën shkollore, është në një hap me rritjen e kryeqytetit, ku vetëm vitin e fundit janë hapur 20 shkolla të reja, ndërsa siguroi se ky ritëm do të vijojë edhe në vitet e ardhshme. Vitin tjetër, tha Veliaj, janë 10 shkolla të tjera që presin të hapen me të njëjtat kushte,…

Read More

Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur për rregullat dhe procedurat për konfiskimit e objekteve pa leje me qëllim fitimin. “Kjo lidhet me të gjitha ato ndërtesa pa leje apo për ndërtimin e shtesave mbi lejet e bashkive apo IKMT. Kjo kohë ka mbaruar. Pavarësisht se leja është për 7 kate, i shtohen dhe 3 kate të tjera. Kjo nuk do të ndodhë më. Të tilla ndërtesa do të konfiskohen për tu përdorur për interes publik, do ti jepet qytetarëve që preken nga projekte publike, do tu jepen familjeve në nevojë apo do të kalojnë si zyra” .

Read More

Pasi prezantoi Muhamet Rrumbullakun si drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u pyet edhe për deklaratën e Gledis Nanos, i cili tha se 14 kriminelë u arratisën nga dekonspirimi i operacioneve policore. Çuçi tha se Nano do të hetohet për këtë deklaratë. “Padiskutim që është shqetësuese, por edhe pjesë e punës së përditshme që ka Policia e Shtetit për të pastruar radhët e Policisë nga këta elementë. Po nuk e ka ditur ai kur ishte në detyrë, vështirë se do ta dijë ministri. Është në hapësirën e informacionit që ka ai. Do e hetojmë,…

Read More

Pas shkarkimit të Gledis Nanos nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nga jashtë Kryeministrisë tha se Muhamet Rrumbullaku do të jetë Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. “Sot Këshilli i Ministrave emëroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ai ka mbajtur shumë detyra dhe ka qenë i vlerësuar në çdo pozicion ka mbajtur. Zoti Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë dhe plotëson kushtet për të qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në orën 16: 00 do të bëjmë një prezantim të gjerë…

Read More

Kryetarlamentarja Lindita Nikolla do të zhvillojë një takim në ambientet e Kuvendit me ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim. Takimi do të zhvillohet në orën 13:30. Pas një ore, Kim do të zhvillojë një takim edhe me Agron Gjekmarkaj, si nënkryetar nga radhët e opozitës. Në fokus të takimeve do të jetë fillimi i sesionit të ri parlamentar, reformat dhe bashkëpunimi me opozitën.

Read More

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku e ka vlerësuar shumë të suksesshme ndarjen e re administrative. Në seancën dëgjimore në Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale”, Mazniku theksoi se reforma territoriale ka pasur një impakt të drejtpërdrejtë pozitiv në jetën e qytetarëve. Për këtë ai solli rastin e suksesshëm të Bashkisë së Tiranës, e cila ka realizuar shumë investime të rëndësishme në zonat më të largëta, ku nuk ishte vënë dorë prej shumë vitesh nga ish-komunat. “Çdo sy i arsyeshëm, që ka për qëllim të shohë cilësinë e jetës së qytetarëve, nuk mund të thotë dot se reforma…

Read More