Author: tirana

Një i dënuar në burgun e Drenovës ka tentuar të vrasë veten. Në gjendje të rënduar psikologjike, Llazar Dine u konfliktua verbalisht me të burgosurit e tjerë. Pas debatit me ta, ai ka tentuar të dëmtohet në qafë, me një mjet prerës. Rojet e sigurisë ndërhynë menjëherë, duke e futur në izolim. Dine është dënuar me 10 vite burg për plagosje të rëndë me pasojë vdekje.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për përjetimet e ngjarjes së rëndë që tronditi Shqipërinë një muaj më parë, në Potam të Himarës, ku një shef policie, Arjan Tase goditi për vdekje me skaf një vogëlushe në breg të detit. “Nga goditja e një skafi në bregun e detit, sot kur vala e madhe e reagimeve mbi plagën e sapo hapur është fashitur, por dhe meqënëse jemi këtu në ministrinë e Brendshme në një moment ndryshimi në Policinë e Shtetit kam dëshirë të ndaj një reflektim me publikun dhe me ju që jeni gjithë skuadra drejtuese e…

Read More

Deputet i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka pritur sot në një takim në kryesi ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim. Me anë të një postimi, Gjekmarkaj shkruan se kanë diskutuar me kryediplomaten për betejat opozitare dhe sfidat demokratike të vendit. “Një takim miqësor e shumë domethënës sot me Ambasadoren e SHBA, Zonjën Juri Kim në fillim të stinës se re parlamentare. Shkëmbyem mendime për sfidat demokratike dhe betejat opozitare si dhe rëndësinë jetike të konsolidimit të marrëdhënieve me aleatin tonë strategjik ku gjithëkush në politiken shqiptare duhet të ndiejë përgjegjësinë e vet. Legjitimiteti i institucioneve është kusht i panegociueshëm për konsolidimin…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvillua sot një takim në njësinë nr.7 në Tiranë. Meta është takuar me qytetarët dhe ka paralajmëruar se aksioni politik i partisë së tij do të jetë i pandalshëm. “Shumë i bukur rikthimi në terrenin e Njësisë nr.7 në Tiranë, ku kam qenë banor për shumë vite dhe që historikisht ka njohur disa prej aktivistëve më energjikë dhe me kontribute të mëdha politike. Kënaqësi të takohesha me drejtues dhe banorë të zonës dhe të ndanim bashkërisht idetë për të ardhmen. Së bashku me qytetarët, aksioni politik i Partisë së Lirisë do të…

Read More

Gjatë një takimi shtetëror për turizmin në Rusi, Putin mbylli sytë për një kohë të shkurtër dhe mori një sy gjumë. Pamjet nga mbledhja e këshillit shtetëror tregojnë gjithashtu zyrtarët e rraskapitur të Putinit që përpiqen të mbajnë sytë hapur, por një nga një dorëzohen dhe i zë gjumi edhe për disa momente.

Read More

Filmat, këngët, fotografitë e madje edhe lapidarët që kujtojnë të shkuarën komuniste duhet të ndalohen me ligj. Kjo është një nga pikat e propozimit të projektligjit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të etiketuar si dekomunistizimi. Një nga çështjet që është trajtuar më gjerësisht në ligj është propaganda komuniste duke listuar të gjithë elementët që sipas demokratëve përfaqësojnë elemente të së shkuarës që nuk duhet të promovohen më. “Propagandë për regjimin totalitar komunist” është çdo akt propagande, i kryer me çdo mjet, që mohon, minimizon në mënyrë të ndjeshme, miraton ose justifikon natyrën kriminale të regjimit totalitar komunist, të veprimtarisë…

Read More

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me kryetaren e parlamentit, Lindita Nikolla, në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar. Ambasadorja pas takimit ka pasur një prononcim për mediat ku ka folur edhe për vendimin e qeverisë shqiptare ditën e sotme pas sulmit kibernetik nga Irani. Ambasadorja u shpreh se duhet të jetë e qartë që kur Shqipëria është nën sulm, SHBA-ja si aleat dhe mik i vendit tonë, do të ndërmarrë veprime. “Më lejoni ta përdor edhe këtë rast për ta theksuar rëndësinë e veprimit që është ndërmarrë kundër sulmit kibernetik ndaj…

Read More

Është miratuar rregullorja e re e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila parashikon sjelljen dhe veprimet që duhen të kenë agjentët e kësaj strukture në lidhje me ecurinë e dosjeve që kanë nën hetim. Një nga pikat më të rëndësishme është testi i drogës. Agjentët e AMP-së që refuzojnë një testim do të përjashtohen nga puna. Kjo nismë duket se është huazuar nga testi i drogës që më herët ish-drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano vendosi për vartësit e tij. Por testimi i uniformave blu për përdorimin ose jo të lëndeve narkotike rezultoi një dështim, pasi deri më tani…

Read More

Një ngjarje e çuditshme është trajtuar në studion e emisionit “me Zemër të Hapur”. Bëhet fjalë për problematikën e familjes Dule, ku Marigleni denoncoi ditën e djeshme publikisht braktisjen e fëmijëve nga bashkëshortja. “Ditën e djeshme mua më ka telefonuar nga rrjetet sociale një zonjë nga një adresë të panjohur e cila më pohoi se gruaja ime jetonte me djalin e saj dhe se ajo kishte kuptuar se ishte nënë e tre fëmijëve. Por nga ana tjetër ajo zonjë më pohoi se gruaja ime i kishte pohuar të birit të saj se ishte një grua beqare dhe pa fëmijë. Ajo…

Read More

Partia e Lirisë ka mbështetur vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, pas sulmeve kibernetike. Në një deklaratë zëvendës Kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho tha se Partia e Lirisë, e përkrah këtë masë ekstreme në marrëdhënien diplomatike mes dy vendeve tona, duke e quajtur të drejtë por pak të vonuar ndaj një vendi. Deklaratë e Zëvendës Kryetarit të Partisë së Lirisë, Ambasador Agim Nesho: Qeveria shqiptare sot konfirmoi për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si rezultat i sulmit kibernetik ndaj vendit tonë kohët e fundit. Partia e Lirisë, e përkrah këtë masë…

Read More

Pas performancës së djeshme të Rita Orës dhe organizimit të Sunny Hill Festival pak ditë më parë, kryeqyteti do të përjetojë një tjetër koncert me emrat më të njohur të muzikës rock. Të gjithë ata dashamirës kësaj rryme muzikore do të kenë mundësi që të ndjekin një mbrëmje të dedikuar me këngëtarët dhe grupet e njohura shqiptare. T-Rocks është një manifestim i rokerëve më të mirë shqiptarë ndër vite, yjeve të së sotmes e talenteve të së ardhmes dhe një reflektim muzikor shpërthyes i Tiranës si Kryeqytet Europian i Rinisë. Më 10 Shtator tek Amfiteatri i Liqenit të Tiranës, do…

Read More

Deputeti Petrit Vasili dhe Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj kanë mbajtur një konferencë për mediat, ku kanë zbuluar të tjera fakte për aferën e inceneratorëve. Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe kryetari i kësaj partie, Ilir Meta, në emisionin “Log” në Abc, Vasili dhe Shehaj u ndalën ndal tek djegia e mbetjeve në bashkinë e Shijakut. “Një situatë shumë e rëndë. Meta ngriti shqetësimin për mënyrën se si trajtohen mbeturinat. Jo më lart nga dje, kryetari i bashkisë së Shijakut pati kurajon të mashtronte duke thënë publikisht se bashkia nuk paguan asnjë lek për…

Read More